• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Struktura e re e Kuvendit/ “Ndryshimet po diktohen nga kreu i ekzekutivit”, përplasje mes PS dhe PD

10:45 : 16/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kuvendi ka nisur me debate ditën e sotme pas kërkesës së Partisë Socialiste për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet për rregulloren e Kuvendit.

Opozita doli kundër duke thënë se po i ngushtohen hapësirat dhe është hera e parë që pushteti ekzekutiv iu dikton strukturën Kuvendit.

Nga ana tjetër kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se për herë të parë i kanë lënë opozitës më shumë fusha në drejtim dhe u kanë besuar komisione jetike.

Duke u ndalur te Komisioni i Integrimit, që tashmë do të drejtohet nga maxhoranca, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se procesi i anëtarësimit është mision kombëtar dhe jo partiak. Sipas tij, qeveria Rama e përdor procesin e integrimit vetëm për propagandë.

Lexo edhe:

“Diella po bëhet sterrë”, Berisha: Do të dërgojmë në Kushtetuese edhe ndryshimimin e rregullores së Kuvendit

Deputetët demokratë mblidhen në seli, Bardhi: Braktisëm sallën për shkak të shkeljes së Kushtetutës

Bardhi: Të nisësh detyrën më të lartë shtetërore si kryetar i kuvendit në shkelje të rregullores së kuvendit, do t’ju duhet t’ju turpërojë. Për të kaluar për rregulloren me procedurë të përshpejtuar. Ju kërkoj t’ju kërkoni ndjesë deputetëve pr shkeljken e rregullores dhe kërkoj t’i qndroni strikt detyrës tuaj dhe të mos bëheni vartës i njërit apo tjetrit dhe t’i qëndroni detyrimeve që përcakton rregullorja. Nuk mund të ecim me strukturën e vjetër tha parafolësi a thua se shqetësimi më i madh që ka ky kuvend, është struktura e komisioneve. Në fakt, shqetësimi më i madh që ka ky kuvend është fakti që ky krah i sallës plenare janë kthyer në noterë të qeverisë. Shqetësimi më i madh që ka kuvendi është se me votat e maxhorancës votohet ligje që grabisin paratë publike, ligje të sponsorizuara nga oligarkët. A keni propozuar ndryshim për të frenuar këtë metodë. Ky është shqetësimi që ka kuvendi, vjedhja. Keni kaluar këtu ligje të shkruara dhe nuk e thotë opozita por dosjes e SPAK, të shkruara në PC e Klodian Zotos. Ky është shqetësimi që ka Kuvendi, nuk ka shqetësim në oragizohet në 10 apo 8 komisione. Sa i takon ndryshimeve të rregullores do t’ju duhet t’ju turpërojë. Ndodh për herë të parë që ndryshimet në rregullore, për strukturën, diktohen nga kreu i ekzekutivit.

Gjithë verës i diktoi strukturat pushtetit lokal, i tha bashkive me këtë strukturë do qeverisni, pasi i diktoi vendimarrjet gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nëse nuk i pëlqen i sulmon në facebook. Flisni për hapje kapitujsh e përralla integrimi. Gjeni një vend tjetër si kryeministri që sulmon gjyqtarët për cështje që humb si palë në procese. Nuk ndodh. Kishte ngelur vetëm Kuvendi. Ne po na diktohet ekzekutivi dhe na thotë se strukturën e parlamentit do ta përshtasim me atë të Këshillit të Ministrave. Si mund që rregullat e një parlamenti, do të donit që të ishte një partiak, të diktohen nga një parti. Integrimin e keni vetëm për propagandë dite, sa herë vidhni dhe bëni një koncesion, dilni e thoni hapëm kapitujt. Hapja e kapitujve është proces normal, mbyllja e tyre është sfidë. Sa të jeni ju në qeveri e keni të pamundur të mbyllni një të vetëm duke nisur nga themeloret.

Balla: Shpresoj që ti mbyllim kapitujt brenda Krishtlindjeve të vitit 2027 dhe të gjithë së bashku me të majtë dhe të djathtë të shkojmë në parlamentet e vendeve anëtarë për të mbyllur procesin ne ratifikimit.

Kjo mazhorancë do të propozojë në Kuvend, pas këtyre ndryshimeve në rregullore që janë jetike për punën e përditshme, dhe reformën zgjedhore që duhet ta fillojmë menjëherë.

Ky nuk është një propozim i ri, për herë të parë është depozituar i plotë në formë e përmbajte dhe ka të bëjë me një transformim të domosdoshëm të transformimit të Kuvendit, sipas nevojës së Kuvendit. Nuk mundet  të vazhdonim këtë vit me një ndarje komisionesh që në një sektor të caktuar sillte një emërtesë që vinte që nga Kuvendi i 1988.

Kryeministri dhe mazhoranca është votuar me një shumicë si asnjëherë tjetër për të jetësuar vizionin tonë. Opozitës nuk i kemi marrë asnjë komisionin, por i kemi besuar fusha jetike. Është jetike për opozitën të vijë në kuvend dhe të drejtojë komisionin për Arsimin, Shëndetësinë, të të Drejtave të njeriut.

Është jetike për opozitës që pastaj asaj votës historitë të diasporës që t’iu besohet opozitë drejtimi i komisionit të diasporës që lidhet dhe me çështje që kanë të bëjnë me kulturën dhe çështje që lidhen me turizmin.

Po ashtu, ditën e sotme, 4  deputetë të opozitës, Albana Vokshi, Fatmir Mediu, Jozefina Topalli dhe Oerd Bylykbashi, janë betuar në Kuvendin e Shqipërisë, pasi munguan në seancën e parë të legjislaturës së re.

  • Përbërja e re e Këshillit të Rregullores dhe Këshillit të Legjislacionit

Parlamenti ka zyrtarizuar përbërjet e reja të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, si dhe të Këshillit të Legjislacionit, dy struktura kyçe në funksionimin e brendshëm institucional.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet

Ky këshill, i cili luan një rol kyç në interpretimin e rregullores së Kuvendit dhe shqyrtimin e mandateve të deputetëve, përbëhet nga:

Përfaqësuesit e PS:

Niko Peleshi

Taulant Balla

Ulsi Manja

Bledi Çuçi

Bledi Çomo

Përfaqësuesit e PD:

Gazment Bardhi

Oerd Bylykbashi

Elda Hoti

Gent Strazimiri

Saimir Korreshi

Zëvendësues:

Nga PS: Antoneta Dhima, Arkend Balla

Nga PD: Ivi Kaso, Greta Bardeli

Këshilli i Legjislacionit

Ky këshill ka për qëllim shqyrtimin e projektligjeve dhe përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Përbërja e tij është si më poshtë:

Përfaqësuesit e PS:

Fatmir Xhafaj

Damian Gjiknuri

Olsi Komici

Erjon Malaj

Aulona Bylykbashi

Përfaqësuesit e PD:

Ivi Kaso

Arjan Ndoji

Gjin Gjoni

Greta Bardeli

Blendi Himçi

Zëvendësues:

Nga PS: Ani Dyrmishi, Erjona Ismaili

Nga PD: Oerd Bylykbashi, Gazment Bardhi

Etiketa: kuvendPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Diella po bëhet sterrë”, Berisha: Do të dërgojmë në Kushtetuese edhe ndryshimimin e rregullores së Kuvendit

14:50 : 16/09/2025
AKTUALITET

Deputetët demokratë mblidhen në seli, Bardhi: Braktisëm sallën për shkak të shkeljes së Kushtetutës

14:15 : 16/09/2025
AKTUALITET

Maxhoranca miraton ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, opozita braktis sallën

13:54 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Në Kuvend ka bashkëpunëtor të krimit!”/ Këlliçi-mazhorancës: Krijoni komision për kartelet e d*ogës

13:53 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

13:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

“S’keni ku ta çoni Xhafën”, Bardhi: S’mund të ndryshohet rregullorja për t’i gjetur punë anëtarëve të PS-së

12:57 : 16/09/2025
Para

“Kosova Euroatlantike e rrezikuar nga paranojat sovraniste” !

TË GJITHA

“Diella po bëhet sterrë”, Berisha: Do të dërgojmë në Kushtetuese edhe ndryshimimin e rregullores së Kuvendit

14:50 : 16/09/2025

Rikthehet në burg Vangjush Dako, GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

14:39 : 16/09/2025

ABI Bank i futet ndërtimit, krijon shoqëri komandite për të ndërtuar resort 32 hektarë në Poro të Vlorës

14:30 : 16/09/2025

Aksidenti me disa të plagosur në Fier-Lushnje, ndërron jetë 60-vjeçarja

14:24 : 16/09/2025

Deputetët demokratë mblidhen në seli, Bardhi: Braktisëm sallën për shkak të shkeljes së Kushtetutës

14:15 : 16/09/2025

Maxhoranca miraton ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, opozita braktis sallën

13:54 : 16/09/2025

“Në Kuvend ka bashkëpunëtor të krimit!”/ Këlliçi-mazhorancës: Krijoni komision për kartelet e d*ogës

13:53 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com