• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ilir Meta, në një intervistë të dhënë nga burgu për Syri tv, ka patur kritika për opozitën, pasi sipas tij, deputetët duhet të ishin në Theth që ditën e parë të agresionit të dhunshëm, pasi sipas tij, vetëm kështu edhe qytetarët do ta besojnë opozitën dhe kauzat e saj në interes të tyre.

Sipas Metës, edhe 50 deputetë janë të mjaftueshëm për të bërë një barrikadë të pakapërcyeshme në mbrojtje të demokracisë, të Kushtetutës, të të drejtave të njeriut.

Ai thotë se duhet një opozitë e pakompromis dhe e mirëorganizuar në një kohë shumë të shpejtë, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje, korrupsion dhe intimidim.

Po ashtu, Meta ka shprehur kritika edhe ndaj drejtësisë, pasi Apeli i GJKKO-së e la sërish në burg ditën e djeshme.

Pyetje: Z. Meta, dje edhe Apeli i GJKKO vendosi të mos e rishikojë masën e arrestit me burg ndaj jush. A jeni i zhgënjyer?

Lexo edhe:

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

“I doli fytyra e vërtetë’/ Alimehmeti: Rama po e sundon Shqipërinë si diktator

Përgjigje: Aspak. Përkundrazi, ndaj edhe nuk doja të humbja kohë në një proces farsë, por u përfaqësova nga Avokati im i nderuar, Z. Kujtim Cakrani. Tre përvojat e mëparshme me GJKKO, janë tepër për mua për të kuptuar se atje GJKKO është vetë SPAK-u dhe gjykatësit, noterë të SPAK-ut.

Pyetje: Mos jeni edhe ju paragjykues ndaj GJKKO?

Ilir Meta: Aspak! Dy herët e para edhe pse vendimet e tyre, pas arrestimit tim, ishin të padrejta edhe i kam mirëkuptuar, pasi e di se në çfarë presioni kanë qenë nga i gjithë regjimi, i cili më donte patjetër në burg për shkak të zgjedhjeve të 11 Majit. Por tani, kur po bëhen 9 muaj nga dita e rrëmbimit tim, kur hetimet janë shtyrë 2 herë, kur jo vetëm nuk ka asnjë provë kundër meje, por edhe prova të pretenduara më parë nga SPAK-u kanë rënë, për çfarë arsye duhet të rri unë në paraburgim? Sepse SPAK-u bën analiza financiare të personave që nuk kanë asnjë lidhje me mua, e të cilët gëzojnë liri të plotë!

Kjo është një situatë skandaloze, por në diktatura nuk bëhet fjalë as për proces të rregullt ligjor e as për gjykata të pavarura. Sidomos për gjykatësit e posaçëm, të cilët jo vetëm janë përzgjedhur në mënyrë të “posaçme”, por me ligj mbikqyren në mënyrë të përhershme nga oficerët e BKH-së, e cila është në varësi të SPAK-ut, i cili është palë në procesin e gjykimit. Në të gjitha sistemet që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka patur rastin të vlerësojë në lidhje me mbikqyrjen sekrete, shqetësimi ka qenë se veprimet e autoriteteve policore do të kufizohen dhe kontrollohen nga gjyqtarë të pavarur.  Ndërsa te ne, falë drejtësisë së “re”, sistemi është përmbysur dhe oficerët e policisë mbikqyrin gjyqtarët.

Ndaj deklarata e Dumanit se Gjykatat afërmendsh vendosin cfarë kërkojmë ne, është më e sinqerta edhe pse skandaloze për një shtet të së drejtës. Kur ti i ke në përgjim të përhershëm gjykatësit dhe familjet e tyre, është normale që t’i trajtosh si vartës, siç kemi parë edhe komunikimet e tij me gjykatësen Irena Gjoka me rastin e arrestimit të Z. Berisha. Ky terror nën të cilin ndodhen gjykatësit në Shqipëri, duhet të denoncohet dhe t’i jepet fund.

Në vendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje, është paralajmërur se sistemi i mbikqyrjes duhet të shoqërohet me garanci adekuate dhe efektive që i mbrojnë ata persona nga abuzimet dhe të përshkruhen qartë në ligj: në veçanti duhet të ketë autorizim gjyqësor të bazuar në dyshimin e arsyeshëm se personi në fjalë është i përfshirë në disa aktivitete të paligjshme. Ndërkaq që ligji nuk parashikon në asnjë moment që ky proces mbikqyrjeje të autorizohet ose kontrollohet nga gjyqtari.

Si mund të pritet gjykim i pavarur dhe i paanshëm nga gjykatësit, kur e gjithë jeta dhe aktiviteti i tyre dhe familjarëve të tyre është në mënyrë permanente në përgjim, pra mbikqyrjen e një pale që është SPAK, i cili ka në varësi edhe BKH. Kjo është një çështje madhore ku opozita duhet të angazhohet  seriozisht, pasi vetëm shtet të së drejtës nuk mund të kemi në të ardhmen, por një regjim policor ku oficerë anonimë të BKH-së mbikqyrin dhe kontrollojnë gjykatësit si askund në vendet demokratike dhe që kanë miratuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Pyetje: Ndërkohë pritet legjislatura e re parlamentare në shtator. Rama duket më i fortë se kurrë me 83 mandate. Po kështu ka premtuar 6 reforma të mëdha. Si e shihni opozitën?

Ilir Meta: Rama ka patur edhe 122 mandate, apo jo? Po kështu e kemi parë se për çfarë i ka përdorur, për ligje me porosi dhe vetëm për të vjedhur paratë dhe pronat publike. Ndaj opozita me 50 mandate mund të bëjë një barrikadë të pakapërcyeshme në mbrojtje të demokracisë, të Kushtetutës, të të drejtave të njeriut. Duhet të ishin atje në Theth që ditën e parë të agresionit të dhunshëm ndaj qytetarëve të Thethit, bashkë me deputeten Greta Bardeli. Sepse vetëm kështu edhe qytetarët do ta besojnë opozitën dhe kauzat e saj në interes të tyre.

Një opozitë e pakompromis dhe e mirëorganizuar në një kohë shumë të shpejtë, e shkërmoq këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje, korrupsion dhe intimidim. Rama e di shumë mirë se përfaqëson pakicën e pakicës, por ai ka mbizotëruar së pari duke korruptuar drejtuesit e opozitës në të kaluarën dhe duke investuar për përçarjen e saj dhe persekutimin e atyre që as i ble dot e as i shantazhon dot.

Pyetje: Mos jeni më optimist seç duhet?

Ilir Meta: Aspak, por besoj se jam shumë realist. Fitoren e arrin ai që e kërkon dhe lufton pa kompromis për të deri në fund. Vazhdimi i këtij regjimi është vetë shpërbërja e kombit dhe shtetit tonë. Ndaj beteja jonë është madhore, por edhe kërkon sakrifica të tilla dhe jo justifikime.

Etiketa: Edi RamaIlir MetaMetaopozitaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“I doli fytyra e vërtetë’/ Alimehmeti: Rama po e sundon Shqipërinë si diktator

18:54 : 18/07/2025
AKTUALITET

PD e ka shpallur “armik”, kryebashkiaku i Kavajës: Unë komunikoj shpesh me Ramën, përgjigjet pozitivisht

18:49 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

14:29 : 18/07/2025
Para

Egnatia dhe Partizani s'kanë justifikime, u eliminuan nga ekipe të cilat vlejnë shumë më pak në treg

TË GJITHA

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

22:11 : 18/07/2025

Përplasja Lapaj-Shabani, Lubonja: Intriga po i degradon të dyja palë

22:02 : 18/07/2025

Turi i dytë i Ligës së Konferencës/ Caktohet orari, Dinamo do luajë në Andorrë në piskun e vapës

22:02 : 18/07/2025

Kreu i Mossad vizitë në SHBA, kërkon ndihmë për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

21:48 : 18/07/2025

Futbollisti shqiptar transferohet te LASK për 700 mijë euro

21:47 : 18/07/2025

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

21:37 : 18/07/2025

Mbytja e 2 të miturve në Shkumbin/ I afërmi: I gjeti roja i hidrocentralit te një gropë, u turra me vrap

21:27 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com