• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

22:28 : 18/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Emisioni “Plug”

Sonte do t`ju tregojmë një anë tjetër të medaljes, të aferës së inceneratorëve dhe menaxhimin e plehrave në përgjithësi. Në pak vite, për tre inceneratorë inekzistent dhe për landfillin e Sherishtës në Vlorë, shqiptarët kanë paguar më shumë se 200 milionë euro nga taksat e tyre. Ta nisim nga Tirana. Plug ka siguruar një document që tregon se landfilli I Sharrës në Tiranë shumë shpejt do të jetë në emergjencë mjedisore, pasi në Sharrë nuk ka më vend për të depozituar plehra. Qeveria u kërkon për herë të parë bashkive të shkelin kontratën me koncesionarin e landfillit të Sharrës, pavarësisht se vet një gjë të tillë nuk e bën.

Arrestimi i Erion Veliajt në muajin shkurt por edhe zgjedhjet e 11 majit, shpërqëndruan disi vëmendjen e qytetarëve nga afera e shekullit, inceneratorët. Teksa SPAK bënte gati fletë  arrestin për kryebashkiakun e Tiranës në 10 shkurt, njëkohësisht nën zë ndlodhte dhe një zhvillim tjetër. Në datën 4 shkurt 2025, Drejtori I Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Indrit Karaj firmoste këtë shkresë që shihni në ekran, drejtuar pesë bashkive të qarkut të Tiranës dhe bashkisë së Durrësit. Shkresa, ishte më shumë se një njoftim zyrtar, por një alarm për situatën me landfillin e Sharrës. Që në fillim, Indrit Karaj tregonte se zona e trajtimit të mbetjeve, pra Landfilli I Sharrës ndodhet në një situatë të vështirë për menaxhimin e mbetjeve për shkak të ezaurimit të kapacitetit depzitues të mbetjeve të ngurta urbane.

Administratori I IEBV

“Sjellim në vëmëndjen tuaj se zona e Trajtimit të Mbetjeve, Tiranë ndodhet në një situatë të vështirë për menaxhimin e mbetjeve, pasi është drejt ezaurimit të kapacitetit depozitues të mbetjeve në landfillin e mbetjeve të ngurta urbane. Sqarojmë se, nga ana e shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” Sh.p.k., është duke u ndërmarr çdo veprim i mundshëm për vijimin e pranimit të mbetjeve për depozitim.”

Lexo edhe:

Aksidentohet 67-vjeçarja në firmën e materialeve të ndërtimit në Elbasan, arrestohet drejtuesi teknik

Goditi me grushte policin e burgut në Fier, arrestohet 32-vjeçari/ EMRI

Ndërsa shtonte më tej, se për shkak të ezaurimit të kapaciteteve depozituese, qeveria kishte miratuar ndërtimin e një qelize të re për depozitim të mbetjeve, por që ende nuk ishte përfunduar procedura e zbardhjes së lejes.

Administratori I IEBV

“Për të evituar çdo problematik të pranimit të mbetjeve që gjenerohen nga bashkitë një zgjidhje efektive është ndërtimit i një qelize shtesë në landfillin e mbetjeve urbane, për të cilën janë ndjekur procedurat ligjore për ta vendosur në operim. Aktualisht, shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k., i është miratuar Vendimi me kusht Nr. 12, datë 02.04.2024 “Për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin: Zgjerim i kapacitetit të depozitimit të mbetjeve të ngurta zona 13, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, si dhe ka vijuar me plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, por nuk janë çelur dritaret në portalin e-albania për ngarkimin e tyre, e për pasojë ende nuk është zbardhur leja e ndërtimit.”

Në përfundim, Indrit Karaj që administron kompaninë Integrated Energy Bv Spv, u kërkonte bashkive të qarkut të Tiranës dhe asaj të Durrësit, të shkelnin edhe kontratën që këto njësi kanë me kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

Administratori I IEBV

“Ezaurimi i kapacitetit do të sillte pamundësinë e pranimit të mbetjeve dhe do të përballeshim me një situate kritike e cila do të kërkonte zgjidhje alternative nga ana juaj për të garantuar depozitimin. Për sa më sipër, të ndodhur përballë kësaj situate problematike, lutemi lashkëpunimin tuaj për të nisur me zbatimin e praktikave për ndarjen e mbetjeve në burim, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për menashimi e integruar të mbetjeve, me qëllim uljen e sasisë së mbetjeve që asgjësohen nëpërmjet depozitimit në lendfillin e mbetjeve urbane dhe rritjen e sasisë së mbetjeve që mund të riciklohet.”

Sipas kësaj shkrese, Agjencia e Pronave të Sekuestruara, një institucion në varësinë e Ministrit të Brendshëm e për rrjedhojë të Kryeministrit, për herë të parë që nga nisja e aferës së inceneratorit të Tiranës, pranon zyrtarisht dështimin e kësaj vepre. Nëpërmjet kësaj shkrese, qeveria u kërkon bashkive të gjejnë zgjidhje alternative për menaxhimin e mbetjeve urbane, siç është ajo e riciklimit. Mirëpo, kontrata koncensionare, në pikën 5.4.2, përcaktonte pikërisht atë që është cilësuar shkelje e Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore. Në pikën 5.4.2 të kontratës mes kompanisë së Inveneratorit Integrated Energy BV SPB, u përcvaktua se bashkitë e qarkut të Tiranës zhvisheshin nga çdo e drejtë që për 30 vitetet e ardhshme të bënin menaxhim individual të mbetjeve, pasi këtë eksluzivitet qeveria ia dha privatit.

Kontrata

Përgjatë të gjithë Kohëzgjatjes së kësaj Kontrate, Autoriteti Kontraktues dhe as ndonjë Entitet tjetër Shtetëror, qoftë ky në nivel qëndror, apo vendor, nuk do të japë askujt të drejta të shfrytëzojnë, të përdorin dhe përpunojnë Mbetjet Urbane të Qarkut Tiranë si dhe të drejtën e administrimit, përdorimit, apo ngritjes së Venddepozitimeve të Mbetjeve Urbane apo ndërtimin e Impianteve në këtë zonë që do të sillte si pasojë rënien e Sasisë Minimale të Garantuar të Mbetjeve.

Në pamje të parë, kjo sa thamë më sipër duket thjesht një procedurë buroktratike që tregon emergjencën mjedisore që pritet të shpërthejë në landfillin e Sharrës, e ku tashmë shtetit I duhet të shkelë mbi veten për t`iu lejuar bashkive gjetjen e zgjidhjeve për menaxhimin e mbetjeve. Por në thelb, shkresa e drejtorit të Agjencisë së PAsurive të Sekuestruara gërshetuar me kontratën koncensionare të inceneratorit të Sharrës, zbulon pasojën e rëndë jo vetëm mjedisore tashmë, por edhe financiare për të paktën pesë bashki të qarkut të Tiranës. Nga viti 2019 e deri më sot, bashkitë Tiranë, Durrës, Kamëz, Vorë dhe Kavajë, kanë paguar polotë 8,2 miliardë lekë, apo më shumë se 82 milionë euro vetëm për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, që nuk u bë kurrë incinerator.

Bashkia                 Pagesa

  • Tirana           6,760,437,764.00
  • Kamez          116,330,162.00
  • Vore             83,320,763.00
  • Kavaje         359,815,428.00
  • Durres         952,839,860.00
  • Totali            8,287,480,480.00

Kjo është vetëm pagesa, që vetëm pesë bashki kanë kryer për depozitimin e mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës. Pagesa është kryer për një shërbim që nuk ndodhi kurrë, incenerimin e mbetjeve urbane. Për këtë arsye, në vitin 2022, Kontrolli I Lartë i Shtetit, në një raport, që tashmë nuk gjendet më as në faqen e tij në internet, auditonte pikërisht inceneratorin e Tiranës duke kërkuar anulimin e tarifës 29 euro për ton. Sipas KLSH, Tarifa 29 euro për ton, që bashkitë paguanin për çdo sasi mbetjesh që dërgonin në Sharrë ishte abusive, ndaj KLSH kërkonte që në vitin 202, kohë kur SPAK ende flinte mbi dosjen e inceneratorëve, që  kjo tarifë të anulohej.

KLSH

“Të nisin bisedimet së bashku me Koncensionarin me qëllim që Brenda kuadrit ligjor në fuqi të shikohet mundësia e ngritjes së një grupi të përbashkët mes Autoritetit Kontraktor, Bashkisë Tiranë dhe Koncensionarit për të identifikuar, saktësuar dhe rakorduar mes tyre pjesën e tarifë/ton që itakon veçmas porocesit të incenerimit që ende nuk është kryer.”

Dhe KLSH shkonte më tej, kur deklaronte se deri në vitin 2020, pagesa e një tarife abusive për inceneratorin, I kishte shkaktuar shtetit një dëm prej 3.2 miliardë lekësh, apo 32 milionë euro.

KLSH

“Prej vitit 2018 deri aktualisht, prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës është paguar tarifa 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim jo i plotë, duke qenë se inceneratori ende nuk është përfunduar si object indrustrial për djegiene mbetjeve urbane. Pavarësisht Kostos së pastrimit të qytetit të Tiranës prej 3.8 miliardë lekësh për periudhën 2018-2020, depozitimi dhe incenerimi I tyre ka shtuar koston për buxhetin e shtetit edhe me 3.2 miliardë lekë të tjera për një shërbim ende të pa ekzekutuar përfundimisht.”

Në total, deri më tani, inceneratori i Sharrës në Tiranë u ka marrë qytetarëve por edhe bizneseve private më shumë se 130 milionë euro. 83 milionë euro nga këto janë pagesa që bashkitë kanë kryer për depozitimin e mbetjeve në Sharrë, ndërsa pjesa tjetër janë pagesa që bizneset ndërtuese në Tiranë, kanë paguar për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Ku shkojnë paratë e inceneratorëve? Miliona euro të zhdukura

Qeveria refuzon të rishikojë tarifën abuzive 29 euro për ton, ndërkohë që zhvat taksat e qytetarëve po e çon Sharrën drejt katastrofës. Nga ana tjetër, kompania integrated Energy Bv SPV, e sekustruar nga SPAk por që administrohet nga shteti, tregon për herë të parë borxhet e fshehura. Janë më shumë se 47 milionë euro para të cilat ose janë dhënë parapagime dhe nuk do të kthehen më kurrë, ose janë borxhe që në një mënyrë ose në një tjetër janë do të paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Teksa në vitin 2023 u bën arrestimet e para për djegësin e Tiranës, ku padyshim u amnistua deri në këto momente që flasin kryebashkiaku I Tiranës Erion Veliaj, pak më herët duket se aktorët e kësaj afere kishin bërë lëvizje konkrete për të zhdukur paratë, të përfituara në mënyrë abusive nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Në muajin maj të vitit 2023, vetëm pak javë përpara se SPAK të priste urdhërarrestet e para për djegësin e Tiranës, Kryeministri Edi Rama në një intervistë televizive për Euronews Albania i cilësonte inceneratorët si vepra të rëndësie të veçantë madje shprehej krenar për to.

Deklaratat e Kryeministrit Edi Rama bëheshin në një kohë kur kompania e inceneratorit, kishte nisur të zhdukte miliona euro. Një pjesë e parave të zhdukura janë gjurmuar nga SPAK, ndërsa një pjesë tjetër jo e vogël ende nuk dihet se ku kanë shkuar. Mirëpo, bilancent e vitit 2023 të kompanisë Integrated Energy BV SPV, tregojnë një panoramë krejt tjetër.

Të dhënat e dorëzuara në QKB, raportojnë se Sharra, për shkak të abuzimeve nga kompania koncensionare, do t`ju kushtojë qytetarëve shqiptarë dhe më shumë se 47 milionë euro shtesë. Gjatë vitit 2023 pronarët e Integrated Energy BV SPV, kanë tërhequr prej saj shuma të mëdha parash në formë “parapagimesh” për punimet që nuk u kryen kurrë, apo dhënie huash nga kompania te aksionerët, ndërsa pas janë lënë miliona euro detyrime të papaguara kundrejt TAtimeve dhe bankave të nivelit të dytë.

Sipas Bilancit Kontabël, kompania Integrated Energy BV SPV, ka deklaruar për vitin 2023, një xhiro prej 1 448 925 827 lekësh. Kjo është shuma e arkëtuar kryesisht nga të ardhurat e depozitimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës. nga 14 milionë euro të arkëtuara, kompania deklaron për vitin 2023, se ka fituar plotë 7.4  milionë euro, apo gjysma e parave që kanë paguar shqiptarët për depozitimin e Plehrave në Sharrë, kanë shkuar direkt si fitim neto i kompanisë.

Shoqëria gjeneron të ardhura nga:

A. Aktiviteti i përpunimit të mbetjeve

Të ardhurat njihen në momentin e dorëzimit dhe përpunimit të mbetjeve. Për vitin raportues përfshihen:

Shërbimi për bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë, Kavajë: 1,161,422,312 lekë

Subjekte private: 257,295,589 lekë

Kthimi i mbetjeve nga importi: 30,097,926 lekë

Të ardhura dytësore: 10,399,630 lekë

Totali nga aktiviteti i përpunimit të mbetjeve: 1,459,215,456 lekë

Në bilanc, janë pasqyruar edhe detyrimet e kompanisë. Detyrimet afatgjatë të kompanisë janë në vlerën e 1.2 miliardë lekësh, apo 12 milionë eurosh. Ato përbëhen shumica nga huamarrje, pra kredi bankare, detyrime për përfitime pensionesh dhe detyrime të tjera të pagueshme për furnizime.

Gjithashtu kompania deklaron se ka dhe 1.1 miliardë lekë apo 11 milionë euro detyrime afatshkutra. Ato përbëhen nga llogari të pagueshme tregtare, paga, detyrime ndaj të tretëve për ndërtimin dhe rreth 5 milionë euro nga shuma prej 11 milionë eurosh, janë detyrime ndaj Tatimeve. Në total, vlera e detyrimeve financiare të kompanisë, shkon në shumë e 2.3 miliardë lekësh, apo më shumë se 23 milionë eurosh.

Sikur të mos mjaftonin borxhet që kompania u ka palëve të treta, ajo vetë ka shpërdoruar dhjetëra milionë euro duke dhënë hua apo kryer parapagime për kompani që nuk bën kurrë asnjë punë. Sipas bilanceve, deri në fund të vitit 2023, kompania kishte llogari të arkëtueshme dhe active e detyrime kontraktuale në vlerën e 2.8 miliardë lekësh, apo rreth 28 milionë euro.

Nga këto, rreth 14 milionë euro janë pagesa për depozitimin e mbetjeve urbane nga bashkitë dhe bizneset private, që depozitojnë dherat në landfillin e Sharrës dhe pjesa tjetër, prej 14 milionë euroshj janë deturime kontratkuale nga të tretë. Sipas bilanceve ky zë përbëhet nga parapagimet e krera në funksion të kontratës së ndërtimit/investimit koncesionar për mallra e shërbime:

  1. Subjekti “De Mare” me 114 268 000 lekë
  2. Subjekti “Integrated Technology Service” me 1 167 009 278 lekë
  3. Subjekti “Hydros Air Ëaste Ater”  67 496 500 lek
  4.  Subjekti “Geo Genix”  61 925 464 lek

Si shihet, Integrated Energy Bv SPV, ka shpërndarë 14 milionë euro te kompania mëmë, “Geo Genix”, “De Mare”, e denoncuar më herët nga Plug për aferën e inceneratorëve dhe kompania e Klodian Zotos, Integrated Technology Service. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre kompanive kanë lidhur kontrata kleringu, kanë marrë paratë, të cilat tashmë janë zhdukur, punime nuk janë kryer, ndërsa SPAK nuk ka bërë asgjë për t`i kthyer pas. Por paradhëniet nuk ndalen me kaq.

Në bilance rikthehen në skenë edhe aktorë të tjerë të aferës së inceneratorëve. Kompania ka deklaruar “active të shtyra në vlerën e 45 133 389 lekësh, që përfaqësojnë shpenzime të periudhave të mëparshme të cilat nuk janë përfshirë ende në rezultatet e viteve të raportuara të pa shpërndara. 12 302 400 lekë shpenzime të mbartura.

32 830 989 lekë shpenzime të shtyra nga faturimet të “Icare Holding” të cilat pjesërisht janë përfshirë në rezultatin e vitit 2023 dhe pjesërisht janë shtyrë si shpenzime të periudhave të ardhshme.

Këtu del edhe njëher në skenë “Icare Holding” kompania që u bë pjesë e aferës së djegësit të Tiranës, duke ngritur jo pak dyshime për para ruse dhe iraniane tek inceneratori.

Gjithashtu, një tjetër kompani është “Eco Recycling”, e trajtuar dhe ajo më herët nga Plug. Te bilancet e vitit 2023 të Integrated Energy BV SPV, rezulton se kompania e inceneeratorit ka kryer një pagfesë prej 22  573 274 lekësh për blerjen e aksioneve të kësaj shoqërie. Pagesat janë kryer deri në vitin 2021, ndërsa subjekti shitës dhe blerës janë në process gjyqësor për fatin e të cilit kompania deklaron se nuk di asgjë.

Plehrat ‘djegin’ buxhetet e Bashkive/ Inceneratori Elbasanit s’ngopet, 4 milionë euro shtesë për t`u rivënë në punë

Tirana është një pjesë e historisë, ajo më e madhja dhe më abuzivja. Por inceneratorët, në Elbasan dhe Fier janë një tjetër krim pa ndëshkim. Në Elbasan inceneratori ka dështuar zyrtarisht, ndërsa pas 30 milionë eurove për ndërtimin dhe pagesave për depozitim mbetjesh, bashkia pranon se duhen dhe 4 milionë euro shtesë për ta vënë në funksion, e për këtë rritë në mënyrë abusive tarifën e depozitimit të mbetjeve në landfill. Në Fier inceneratori është një karakatinë, symbol I korrupsionit dhjetëra milionë euro. Vlora është një tjetër histori korrupsioni, ndërsa plehrat në këto bashki po zhvasin taksat e qytetarëve.

Elbasani është një tjetër histori e dështuar me incenerimin e mbetjeve. Jo vetëm 25 milionë euro të paguara për koncensionin e ndërtimit të inceneratorit, por në më pak se tre vjet, shtatë bashkitë e qarkut Elbasan kanë paguar më shumë se 4 milionë euro për depozitimin e mbetjeve urbane në këtë landfill. Plug ka trajtuar më herët se që prej marrjes në administrim të incneneratorit nga shoqëria aksionere në pronësi të shtatë bashkive, djegësi është vënë në punë vetëm disa ditë, ndërsa në total ka prodhuar vetëm 75 megavat orë energji elektrike.

Njëjtë si në rastin e Tiranës, pagesat në Elbasan  shkojnë gjithashtu për një shërbim që nuk kryhet, incenerim. Mirëpo, teksa bashkitë do të duhet të rishikonin tarifën që paguajnë për depozitimin e mbetjeve në landfillin e inceneratorit të Elbasanit, me një akt të paprecedentë të pak ditëve  më parë, bashkia Elbasan vendosi të rrisë çmimin për depozitimin e mbetjeve në lnadfill. Nga 2500 lekë për ton që paguhej deri në maj të këtij viti, me vendimin numër 2597 të datës 26 maj, Bashkia Elbasan paraqiti në Këshillin Bashkiak prohjektvendimin për “miratimin e kontratës së “Shërbimit pablik për pranimin, depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve arbaze të ngurta, të Bashkisë Elbasan” në “Impjantin e trajtimit të mbetjeve urbane të ngurta të Qarkut të Elbasanit midis Bashkisë Elbasan dhe Shoqërisë “ECO-ELB”sh.a”.

Në vendim, bashkia sqaron se ka vendosur të rrisë tarifën e depozitimit të mbetjeve në landfill nga 2500 lekë për ton ta bëjë 2600 lekë për ton.

Bashkia Elbasan

“Sipas Vendimit të Asemblesë së Përgjithshme me Nr 03, datë 18.02.2025 Për emërimin e Audituesit ligjor për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë ECO-Elb sh.a për vitin 2024 “, analizës së kostos së shoqërisë ECO-ELB, analiza e kostos e Shoqërisë së emëruar FILTRO AUDITING rezulton se kostoja minimale e trajtimit 12 mbetjeve për vitin 2025 me incenerator fikur është 2600 lek/ton pa tvsh dhe me incinerator ndezur deri 5000 lekton pa tesh, Tarifa për 5 muajt e parë të vitit 2025 do të jetë e njëjtë me tarifën e vitit 2024 ose 2500 lek/ton pa issh dhe tarife e propozuar për vitin 2025 është 2600 lek/ton pa tvsh…”

Pra siç shihet, bashkia e justifikon rritjen e kostove për depozitimin e mbetjeve në inceneratorin që administron vet, me një raport auditimi të kryer nga shoqëria Eco-Elb. Por çuditërisht, raporti të cilit i referohet bashkia Elbasan, nuk ekziston në ekstraktin e shoqërisë Eco-ELb në qendrën kombëtare të biznesit. Nuk dihet pse mbahet i fshehtë ky raport auditimi, që sipas Bashkisë Elbasan kërkon të rrisë tarifën e depozitimit të mbetjeve e cila 2500 lek për ton ishte llogaritur së bashku me procesin e incenerimit. Ndërsa në këtë vendim, bashkia pranon se rritja e kostove për depozitimin e mbetjeve në landfill është përllogaritur me incinerator fikur. Një tjetër detaj është fakti se rritja e tarifës për depozitimin e mbetjeve në landfill, bëhet në një kohë që kompania Eco-Elb sha rezulton me fitim dhe bilanc pozitiv ku vetëm për vitin 2023 shënoi një fitim neto prej rreth 680 mijë eurosh.

Teksa bashkia e Elbasanit, si aksionerja kryesore e inceneratorit vendos të fusë duart në xhepat e qytetarëve për të paguar më shtrenjtë depozitimin e mbetjeve urbane, inceneratori duket se nuk do të vihet kurrë në punë. Plug ka zhvilluar pak kohë më parë një intervistë më Administratorin e shoqërisë Eco-Elb, Leli Kaja, i cili konfirmoi zyrtarisht se inceneratori është jashtë funksionit. Madje, vënia në punë e tij kërkon para shtesë, jo pak por më shumë se 4 milionë euro.

Këto zhvillime vijnë në një kohë, kur në Elbasan prokuroria ka nisur prej disa muajsh një hetim për disa vepra penale në lidhje me inceneratorin e Elbasanit. Në muajin mars të këtij viti Prokurorë dhe agjentë të policisë gjyqësore kryen kontrolle në inceneratorin e Elbasanit. Burime nga Prokuroria e ELbasanit konfirmuan për Syri Tv, se kontrollohet u  kryhen në shërbim të hetimit që ka nisur prej kohësh në lidhje me djegien e fushës së mbetjeve në korrik të vitit 2023. Hetimet po drejtohen nga prokurori Xhelian Seferi, për “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Nga kontrollet kanë kaluar disa muaj, ndërsa deri më tani nuk ka pasur asnjë zhvillim në lidhje me to, ndonëse inceneratori vijon të djeg paratë e taksapaguesve ndërsa plehrave u vihet zjarr herë pas here.

Ky që  shihni është mali me plehra në landfillin e inceneratorit të Fierit. Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, deputeti democrat Luan Baçi arriti të futet Brenda landfillit, duke denoncuar masakrën mjedisore që po ndodh në Fier.

Situate në Fier është dhe më rëndë. Teksa në verëne  vitit 2024, bashkitë e qarkut Fier vendosën të krijonin një shoqëri për trajtimin e mbetjeve urbane, që do të merrte në dorëzim inceneratorin e Fierit, pak muaj më pas u tërhoqën përsëri. Në muajin nëntor të vitit 2024,  aksionerët e shoqërisë publike vendosën pezullimin e aktivitetit të saj. Në vendimin që mban datën 2 Tetor 2024 thuhet se “kompania pezullohet për shkak të pamundësisë objektive të ushtrimit të funksioneve të saj”. Ky akt shënon dorëzimin përfundimtar të institucioneve publike përballë skandalit të inceneratorit të Fierit.

Në Gusht të vitit 2016, qeveria shqiptare nënshkroi kontratën koncesionare me shoqërinë “Integrated Technology Ëaste Treatment” të kontrolluar në shumicë nga Klodian Zoto, për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Fierit. Kostoja koncesionare për këtë projekt ishte rreth 30 milionë euro. Qeveria i kreu të gjithë pagesat, ndërkohë që inceneratori nuk u përfundua dhe nuk u vendos asnjëherë në punë. Shoqëria koncesionare u vendos nën sekuestro në Mars të vitit 2022, në vijim të hetimeve për “aferën e inceneratorëve”.

Pamjet që po shihni tregojnë as më shumë e as më pak por katastrofën mjedisore në qytetin e Vlorës. Gjatë dy viteve të fundit, fusha e mbetjeve urbane në Vlorë, është përfshirë disa herë nga zjarri, ndërsa po aq herë ka deklaruar publikisht edhe kryebashkiaku I Vlorës Ermal Dredha se mbetjet do të depozitohen në landfillin e Sherishtës.

Disa muaj më parë, Emisioni Plug I dërgoi një kërkesë për informacion bashkisë Vlorë, ku kërkonte informacion në lidhje me situatën me Landfillin e Sherishtës. Në përgjigjen e saj, Bashkia Vlorë, adresonte se landfilli Sherishtës nuk kishte një datë fikse se kur do të hapej. Megjithatë, para zgjedhjeve, kreytari I bashkisë Vlorë, Ermal Dredha deklaroi se landfilli I Sherishtës do të vihej në funksion prej 27 prillit 2025.

Pak javë pas postimit në rrjete sociale të Ermal Dredhës në Vlorë Syri tv kreu një vëzhgim ku arriti të faktonte se makinat me mbetje urbane derdheshin përsëri në lagjen 24 maji, në landfillin e vjetër. Jo vetëm kaq, por gjatë muajit qershor, mbetjet urbane në Vlorë janë përfshirë dy herë nga zjarri ndërsa kryebashkiaku Dredha nuk nguroi as të kërcënonte duke nxitur organet hetuese të nisnin procedim penal ndaj punonjësve të bashkisë Vlorë.

Por teksa gënjeshtrat e vazhdueshme të kryebashkiakut tashmë janë kthyer në telenovelë, në Vlorë një gjë dihet me siguri. Landfilli I Sherishtës ka kushtuar plotë 22 milionë euro, ku 10 milionë euro janë para nga buxheti I shtetit dhe pjesa tjetër kredi nga KFV, banka gjermane. Ndaj kësja të fundit, bashkia Vlorë ka nisur edhe të paguajë çdo gjashtë muaj këstet e interesave dhe principalit. Ndonëse bashkia Vlorë nuk I vuri në dispozicion të Plug shumën e pagesave që kryen çdo gjashtë muaj ndaj KFV, duke pranuar vetëm se paratë ia kalonte ministrisë së financave, emisioni arriti të sigurojë një document, që tregon se çdo gjashtë muaj bashkia Vlorë paguan plotë 130 mijë euro këste kredie ndaj KFV për landfillin që ende nuk është përfunduar.

Bashkia Vlorë harxhon më shumë se 1.3 milionë euro në vit për menaxhimin e mbetjeve, ku një pjesë e këtyre parave shkojnë për paga e sigurime shoqërore, ndërsa nuk mungojnë as paratë për propagandë, që duket se bashkisë I duhet sa herë në Vlorë ngrihen retë toksike të tymit nga djegia e plehrave. Për kronika televizive dhe marrëdhënie me publikun bashkia e Vlorës ka parashikuar një buxhet prej rreth 3.3 milion lekësh, në mënyrë që propaganda të vihet në funksion sa herë bashkisë I duhet.

Video tregon një mal mbetjesh urbane të papastruara nga rrugët e Durrësit. Plug ka folur jo pak për historinë korruptive të Eko Parkut në Durrës, afera 19 milionë euro mbi ish-vendepozitimin e mbetjeve urbane në Durrës. Për shkak të eko parkut, Bashkia e Durrësit iu desh të transferonte mbetjet urbane nga Porto Romano drejt inceneratorit inekzistent të sharrës. dhe për këtë, sot Durrësi harxhon gati një të tretën e buxhetit për mbetjet urbane. Për Plug bashkia Durrës konfirmoi se përdor rreth 10 milionë euro buxhet për pastrimin, ku një pjesë e madhe e parave shkojnë vetëm për depozitimin e mbetjeve në Sharrë. Ndërsa sot, Bashkia e Durrësit vijon të marrë më shumë se 2.5 milionë euro para të drejtëpërdrejta nga buxheti I shtetit për të paguar tarifën abusive të depozitimit të mbetjeve në Sharrë.

BASHKIA DURRËS

“Buxheti total i Bashkise Durres ne programin buxhetor “Menaxhimi i mbetjeve urbane” ku perfshihen pastrimi i territorit , largimi i mbetjeve, transporti  i tyre ne landfillin e Sharres, si dhe pagesa e tarifes se depozitimit te mbetjeve ne Sharre eshte 965 905 240 leke. Fondi qe qeveria i ka alokuar  Bashkise Durres per vitin 2024 per financimin  e tarifes se depozitimit te mbetjeve ne landfillin e Sharres eshte  240 791 083 leke.”

Plug e pyeti bashkinë Durrës se nëse ky institutcion, do të ishte gati të kërkonte rishikim të tarifës 29 euro për ton për depozitimin e mbetjeve në Sharrë, për shkak se kjo tarifë është abusive. Sipas institucionit të drejtuar nga Emirjana Sako, lë të kuptohet se kjo gjë mund të ndodh.

Bashkia Durrës

“Bashkia Durrës në respektim të legjislacionit në fuqi për prokurimin  publik në muajin tetor 2021 ka lidhur marrëveshjen kuadër me afat 4 vjeçar për depozitimin e mbetjeve të Bashkisë Durrës . Në përfundim të afatit të marrëveshjes së sipërcituar , institucioni ynë do të ndjekë të gjitha hapat ligjore për lidhjen e marrëveshjes së re.”

Por teksa këto janë kostot e dukshme, që paguajnë bashkitë direkt për mbetjet urbane, afera e inceneratorëve, prej vitit 2019, ka sjellë një kosto direkte për xhepat e qytetarëve në bashkitë e qarkut Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Vlorë. Shumica e bashkive të këtyre qarqeve, kanë rritur në mënyrë progressive deri në 50% tarifat e pastrimit për shkak të mos përballimit të kostove për dërgimin e mbetjeve në incinerator.

Për përballimin e këtyre kostove Bashkia e Vlorës ka parashikuar rritje të tarifave të pastrimit vetëm për një kategori biznesi, të cilat shkojnë deri në 30%.

Në Durrës, tarifa e pastrimit për qytetarët, që përdoret për të mbuluar një pjesë të kostove të inceneratorëve, është rritur me thuajse 40%, krahasuar me një vit më parë, ndërsa në total qytetarëve të Durrësit iu janë dyfishuar të gjitha tarifat. Nga 2300 lekë, që ishte tarifa e pastrimit gjatë vitit të kaluar,  një familje në Durrës do të paguajë 3500 lekë vetëm për pastrimin ose disa herë më shumë se sa kostoja që një familje paguante një vit më parë për pastrimin, gjelbërimin dhe ndriçimin të marrë së bashku.

Bashkia e Roskovecit e rriti me 50% tarifën e pastrimit, me qëllim përballimin e kostos së dërgimit të mbetjeve në incenerator. Më konkretisht, në Njësinë Administrative Roskovec tarifa e pastrimit shkoi në 1800 lekë nga 1200 lekë që ishte përgjatë vitit 2021.

Zgjidhja për përballimin e kostove edhe për Bashkinë e Shijakut është gjendur te rritja e tarifave. Më konkretisht, tarifa e pastrimit për familjet është bërë 2500 lekë nga 1500 lekë që ishte më parë, me një rritje që shkon deri në 70%..

Bashkia Patos rriti tarifën nga 31%-deri në 50% duke e çuar në 2300-3000 lekë/vit për familjet me 3 ose më shumë anëtarë, sipas dy kategorive.

Bashkia e Mallakastrës, pavarësisht se nuk ka as kontratë me inceneratorin dhe as mbetjet nuk dërgohen atje, ka dyfishuar kostot e menaxhimit të mbetjeve për ton. Nëse gjatë vitit 2020 një ton mbetje urbane, e menaxhuar nga Bashkia e Mallakastrës, kushtonte 1833 lekë, në vitin 2021 kjo shumë bëhet 3253 lekë.

As banorët e Fierit nuk i kanë shpëtuar rritjes së tarifave. Më konkretisht, tarifa e gjelbërimit dhe e ndriçimit është rritur me 400 lekë, duke u bërë 1000 lekë. Pra, nëse një familje në Fier paguante 3600 lekë në vitin 2021 për pastrimin, për gjelbërimin dhe për ndriçimin të marrë së bashku, pas këtij viti fiskal do të paguajë 4000 lekë.

Në Tiranë janë paguar më shumë se 130 milionë euro. Në Elbasan janë paguar 30 milionë euro, 30 milionë euro janë paguar dhe në Fier. Vlora ka djegur në ajër 22 milionë euro, ndërsa miliona euro zhvasin bashkitë çdo vit me tarifat abusive për pastrimin. Këto janë jo thjesht para të shkuara dëm, por janë para që mbi të gjitha kanë përgjegjës, emri I të cilit apo të cilëve, gjendet në dosjen e SPAK prej vitesh tashmë. Por SPAK hesht, ndërsa paratë digjen, e plehrat bëhen mal.

Etiketa: buxhetidjeginelbasanemergjence mjedisoreFierinceneratorilandfillimalmbetjeparatëSharreTiranevlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidentohet 67-vjeçarja në firmën e materialeve të ndërtimit në Elbasan, arrestohet drejtuesi teknik

11:27 : 19/06/2025
AKTUALITET

Goditi me grushte policin e burgut në Fier, arrestohet 32-vjeçari/ EMRI

10:42 : 19/06/2025
AKTUALITET

Furça e arkitektëve të famshëm në shërbim të parave të pista që financojnë ndërtimin

22:51 : 18/06/2025
AKTUALITET

Pamjet filmike, Alimehmeti: Në çdo qendër votimi ka pasur problematika

21:46 : 18/06/2025
AKTUALITET

PS dhe PD me vota “të fryra”, si është rezultati i rinumërimit në Tiranë deri më tani

21:39 : 18/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Unazën e Madhe, përplasen dy makina! Raportohet për të lënduar

16:44 : 18/06/2025
Para

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?

TË GJITHA

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, anëtarja e PE: Ka probleme ligjore, mungon transparenca

11:48 : 19/06/2025

Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, Vlora mbulohet nga tymi kancerogjen

11:46 : 19/06/2025

Ledio Braho: Janë numëruar më pak se 10% të kutive, disa kandidatë me fletë të pa merituara

11:33 : 19/06/2025
Talo Çela

Vranë Fatmira dhe Elvis Dedaj/ SPAK përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela

11:28 : 19/06/2025

Aksidentohet 67-vjeçarja në firmën e materialeve të ndërtimit në Elbasan, arrestohet drejtuesi teknik

11:27 : 19/06/2025

Beleri: Shqipëria në krizë të sundimit të ligjit, Berisha e Meta janë arrestuar me “urdhër” të Ramës

11:26 : 19/06/2025

“Kam dëmtuar legenin në burg”/ GJKKO cakton ekspert për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të Roven Zekës

11:08 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com