• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

11:27 : 31/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO
Në foto: Kidi Kazazi

Në foto: Kidi Kazazi

Policia e Durrësit ka zbardhur atentatin e regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin, bregdetar, ku u qëllua me armë zjarri 36-vjeçari Arbër Goreja, teksa ishte duke lëvizur me makinë në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”.

Si autor i ngjarjes është identifikuar shtetasi Kidi Kazazi, 30 vjeç, banues në Kavajë, por ai ende nuk është arrestuar dhe është shpallur në kërkim nga Policia. Sipas Policisë, në momentin kur është qëlluar me armë zjarr, Arbër Goreja ka qenë në automjet me dy fëmijët e tij të mitur.

“Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi Kidi Kazazi, duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi Arbër Goreja, 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi Arbër Goreja mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime.” – thuhet në njoftimin e Policisë

Dyshohet se shkaku i atenatit dyshohet se ka qenë një konflikt i pak ditëve më parë, ku Arbër Goreja ka dhunuar babain e atentatorit Kidi Kazazi, shtetasin Eqerem Kazazi.

“Nga hetimet ka rezultuar se disa ditë më parë, shtetasi Arbër Goreja, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të shtetasit Kidi Kazazi, i cili ka pësuar dëmtime fizike jashtë rrezikut për jetën.” – njoftojnë blutë e qytetit bregdetar.

Lexo edhe:

Kryenin marrëdhënie seksuale në sy të nipërve të mitur, arrestohet halla dhe i dashuri i saj në Fier

Tjetërsim pronash dhe vrasje, burg për Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

Burime për mediat bëjnë me dije se në drejtim të Arbër Goreja u qëllua tre herë me armë zjarri dhe mori një plumb në brinjë, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, Arbër Goreja e mohoi se kishte konflikte me dikënd, pavarësisht se vetëm pak ditë më parë kishte dhunuar babain e Kidi Kazazit.

“Isha duke ardhur nga Fllaka për në Durrës. Në një moment mu afrua një makinë Ford i bardhë me portobagazh. Në ecje e sipër më erdhi paralel dhe më qelloi tri herë me pistoletë. Mua me kapi një plumb në brinjë. Fillimisht nuk e kuptova pasi trupi ishte i ngrohtë. Më pas më nisi dhimbja. U tremba dhe me shpejtësi erdha në komisariat. Makina më ndoqi disa metra dhe më pas ndaloi. Nuk e njihja personin që më qëlloi. Unë nuk kam konflikte të kalura me persona të tjerë. Ndoshta më kanë ngatërruar me ndonjë person tjetër.” – tha ai për Policinë. Arbër Goreja kishte mbetur i plagosur edhe në një atentat të mëparshëm.

Ndërkohë, mësohet se Kidi Kazazi është ish-kreu i FRPD-së së Kavajës, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur në një ngjarje të vitit 2016, ku Sajmir Kurti e plagosi së bashku me babain dhe një person tjetër.

Policia thotë se vijon puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, Kidi Kazazi.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: Arber GorejaatentatiDurreskavajeKidi Kazaziplagosjapolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryenin marrëdhënie seksuale në sy të nipërve të mitur, arrestohet halla dhe i dashuri i saj në Fier

15:12 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsim pronash dhe vrasje, burg për Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

12:32 : 04/10/2025
AKTUALITET

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025
AKTUALITET

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet shefi i Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë

09:15 : 04/10/2025
AKTUALITET

Komshiu ngre mur pa leje dhe hap derë ngjitur me dritaret, IMT mban “peng” qytetaren

20:51 : 03/10/2025
Para

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

TË GJITHA

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

18:06 : 04/10/2025

I shembën shtëpinë në Theth me tritol, pronari: Më rrethuan sikur të kisha vrarë 30 vetë! Dëmi mbi 300 mijë euro

17:53 : 04/10/2025

Rrahën policin dhe thyen kamerat, dy të arrestuarit djemtë e Valbona Selimllarit

17:44 : 04/10/2025

Zjarri në diskotekën e Koçanit, miratohet aktakuza për 34 persona dhe 3 kompani

17:32 : 04/10/2025

Dhunuan policin, arrestohen dy të rinj në Tiranë. Thyejnë kamerat në dhomën e shoqërimit

17:17 : 04/10/2025

Shembja e banesave/ Kush është shefi që do të “ëmbëlsohej” me 50 mijë euro në Kombinat

17:09 : 04/10/2025

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com