• Kontakt
Thursday, May 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Cirk tragjik/ Në median shqiptare shpiket një “analiste e fabrikuar” për të goditur opozitën

09:50 : 26/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, një artikull i firmosur nën emrin Helen Bratt me aludime për një revoltë të brendshme në PD, u bë viral në mediat shqiptare. Por dyshimet mbi autorësinë e Bratt dhe teknikat e shpërndarjes së artikullit ngrenë pikëpyetje për një operacion të qëllimshëm dizinformimi.

Një javë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, në redaksinë e vogël të portalit “Argumentum” në Tiranë mbërriti një email nga një person i identifikuar si Helen Bratt, bashkë me kërkesën për të publikuar një artikull të saj të atashuar si shtojcë.

Emailin e hapi botuesja e “Argumentum”, Marjana Doda, e cila vendosi që ta publikojë artikullin pasi e lexoi atë.

Doda nuk e njihte autoren, por i tha BIRN se pas një verifikimi të shpejtë në internet, gjeti gjurmë të një artikulli të publikuar më herët prej saj. Ajo i qëndroi vendimit për të publikuar edhe pasi kërkesa për të pasur një fotografi dhe një biografi të shkurtër nga autorja për të shoqëruar artikullin mbeti pa përgjigje.

“Për mua primare në atë moment ishte cilësia e shkrimit, i cili kishte një përmbajtje korrekte pa marrë parasysh asnjë interes politik,” tha Doda.

Lexo edhe:

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Lezhës

Farsa zgjedhore me votat e Diasporës, një krim i paralajmëruar (VIDEO)

Megjithatë, diçka doli jashtë rutinës së punës së Dodës.

Botuesja e “Argumentum” nuk e fsheh habinë se si artikulli i publikuar fillimisht në faqen e saj periferike u shpërnda si “kërpudhat pas shiut” në një dyzinë platformash të tjera mediatike me audiencë shumë herë më të lartë se e saja – përfshirë gazetën “Tema”, Top Channel apo Shqiptarja.com. Në gjashtë vitet e karrierës së saj si botuese, kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Artikulli me titull ‘Një cirk tragjik: Figurat e PD-së reagojnë ashpër pas dështimit të fushatës së mbështetur nga LaCivita” aludon për një revoltë brenda radhëve të Partisë Demokratike pas humbjes dërrmuese të zgjedhjeve të 11 Majit përballë kryeministrit Edi Rama.

Shkrimi targeton kryetarin e PD, Sali Berisha dhe konsulentin e kontraktuar prej tij në SHBA, Chris LaCivita, përmes citimeve të deputetëve anonimë demokratë apo informacione të tjera të marra nga burime të hapura. Artikulli u lexua me qindra herë në faqet ku u ripublikua dhe gjeneroi dhjetra komente. Por në një moment, njëri prej komentuesve u kujtua të pyeste: Kush është autorja se nuk po e gjej në Google”?

Në fakt, Helen Bratt rezulton të jetë po aq anonime sa burimet që ka cituar dhe vetëshpallja e saj si analiste e politikës në Ballkan është e mbuluar me hije. Emri i saj është i atashuar me tre artikuj në gjashtë vitet e fundit – të tre për politikën e brendshme në Shqipëri dhe me përmbajtje kontroverse.

Duke u bazuar në tekstin e publikuar, teknikën e shpërndarjes dhe mungesën e kredencialeve të autores, ekspertët e medias ngrejnë dyshime se pas emrit të Bratt fshihet një operacion dizinformimi.

“Është një operacion tipik i manipulimit të opinionit publik për tema politike. Është e zakonshme që artikuj të tillë publikohen fillimisht në faqe shumë pak të njohura, ose tërësisht anonime,” thotë Erlis Çela, profesor i medias dhe komunikimit në universitetin “Beder” në Tiranë.

E kontaktuar nga BIRN përmes emailit nga nisi shkrimin, e ashtuquajtura Helen Bratt refuzoi të hidhte më shumë shumë dritë mbi biografinë e saj dhe nuk iu përgjigj një kërkese për intervistë në video-call deri në publikimin e këtij shkrimi.

Në emaile pretendohet se ajo ishte lektore dhe analiste e çështjeve të Ballkanit, pa dhënë informacion mbi universitetin ku punonte apo punë të saj të mëparshme, me përjashtimin e një linku të një opinioni të publikuar në vitin 2019 nga gazeta greke “Protothema”.

“Të gjithë artikujt e mi bazohen në deklarata publike dhe citime nga mediat, të mbështetura nga njohuritë dhe komentet e burimeve parësore të besueshme,” pretendohet në përgjigje, ku paralajmërohet gjithashtu se “një artikull tjetër po shkruhet për Shqipërinë”.

Origjina e tekstit

Artikulli i firmosur nga Helen Bratt i ripublikuar nga disa nga mediat më të mëdha shqiptare.

Emri i Helen Bratt qarkulloi fillimisht në Shqipëri në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2019 përmes dy artikujve kontroversë të publikuar në maj dhe qershor  në faqen e gazetës greke, Protothema.  Shkrimet ishin të ngjashme me njëra-tjetrën dhe aludonin se Shqipëria gjendej asokohe në prag të një lufte civile për shkak të sjelljes së kryeministrit Edi Rama.

Artikujt u ripublikuan gjërësisht në mediat pranë opozitës, përfshirë edhe në një raport për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 të presidencës që atëherë drejtohej nga Ilir Meta.

Ndryshe nga gjashtë vite më parë, shkrimi i fundit nën emrin e Bratt targetonte liderin e opozitës, Sali Berisha dhe u ripublikua nga media të afërta me qeverinë. Megjithatë, përmbajtja e artikullit dhe autorësia u vunë në dyshim menjëherë pas publikimit.

Faqja web, Politiko.al, e botuar nga shefi i komunikimit në PD, Alfred Lela, publikoi një shkrim ku pretendonte se artikulli me autorësinë e Bratt ishte prodhuar me Inteligjencë Artificiale dhe se autorja nuk ekzistonte. Politiko.al akuzoi gjithashtu gazetën Tema të gazetarit Mero Baze se e kishte shpikur shkrimin “për reagimin e figurave të PD” kundër Berishës dhe LaCivita.

“Dyshova sepse nuk kishte burimin. Nuk kishte një referencë,” i tha Lela BIRN, ndërsa shtoi se teksti nuk kishte gjithashtu asnjë të dhënë për Helen Bratt.

Gjatë vite më parë, media e drejtuar nga Lela ishte njëra prej atyre që ripublikoi shkrimin e marrë nga Protothema, por Lela u justifikua se në atë kohë “burimi ka qenë i qartë”.

“Ne nuk vëmë në dyshim median greke, në këtë rast Protothema,” tha ai.

Në epokën e mediave dixhitale, praktika e “copy-paste” mbizotëron mjedisin mediatik në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për rrezikun e vazhdueshëm të përhapjes së propagandës dhe dezinformimit.

Botuesi i gazetës “Tema”, Mero Baze, i hodhi poshtë akuzat e Politiko.al dhe tha se artikulli nuk ishte një prodhim i redaksisë së tij, por ishte marrë nga “Argumentum”. Ai këmbënguli gjithashtu se teksti ishte publikuar për shkak të interesit dhe jo nisur nga burimi.

“Redaksia nuk ka preferenca për blogje, por për tema të veçanta dhe shkrimi i është dukur interesant,” tha Baze. “Shpresoj me këtë rast të sqaroj dhe zëdhënësin e PD që është interesuar për këtë çështje,” ironizoi ai.

Marjana Doda e portalit “Argumentum” thotë se pavarësisht dyshimeve të ngritura mbi autorësinë, i qëndron publikimit të tekstit, të cilin e konsideron “korrekt”.

“Duke qenë e bindur se kemi të bëjmë me një shkrim cilësor, nuk tërhiqem nga ky publikim,” tha ajo.

Gazeta greke, Protothema nuk iu përgjigj një kërkese për koment të BIRN.

Kush është Helen Bratt?!

Termi dizinformim hyri në anglisht shumë vonë në vitet 1980, dhe u huazua nga rusishtja, dezinformatsiya. Sovjetikët e përdorën këtë taktikë për të keqorientuar opinionin publik të popullit të vet.

Dizinformimi njihet sot si një teknikë për menaxhimin e opinionit publik përmes publikimit apo shpërndarjes së informacionit çorientues apo çoroditës dhe verifikimi i autorit apo i kredencialeve të tij është një nga mënyrat se si publiku mund të mbrohet nga informacione të tilla.

Ndryshe nga sa ndodh me publicistë, gazetarë apo shkrimtarë, për Helen Bratt nuk ka thuajse asgjë në internet. Rreth saj mungon një biografi apo të dhëna të tjera që të bëjnë të besosh se është një person real apo është realisht një analiste e politikës në Shqipëri dhe në Ballkan.

E-maili i përdorur me këtë emër u testua nga BIRN në aplikacione që gjurmojnë lidhjen mes një adrese elektronike dhe profileve në rrjete sociale apo njerëzve realë, por aplikacionet nuk gjetën asnjë rezultat.

Të vetmet referenca që lidhen me emrin e saj janë tre artikujt për Shqipërinë, çka sipas ekspertëve të medias, i përforcon dyshimet mbi këtë rast.

Viola Keta, gazetare dhe eksperte te verifikimit të fakteve, i tha BIRN se artikulli i publikuar së fundmi është një përzierje e fakteve me trillime, që kombinuar me mungesën e provave për ekzistencën e autores, e bën atë edhe më të dyshimtë.

Keta thekson edhe elementë të tjerë që ngrenë pikëpyetje për fabrikim, të tillë si përzierja e citimeve anonime me citime reale të marra nga mediat e tjera dhe të shkëputura nga koha ose konteksti, çka sipas saj lë qartësisht të kuptohet se është shkruar nga dikush që e njeh aktualitetin politik dhe atë brenda Partisë Demokratike në Shqipëri.

“Artikulli në fjalë duket sikur sjell një narrativë konflikti brenda PD, por fakti që e njëjta autore ka publikuar në 2019 një artikull ku paralajmërohet për gjakderdhje dhe luftë civile dhe fajëson një tjetër parti të madhe, PS-në, të bën të mendosh për një fushatë të qëllimtë dezinformuese,” analizon Keta.

“Ngjallja e dyshimeve, ngritja e disa hipotezave njëkohësisht dhe çoroditja e publikut përmes fakteve dhe trillimeve, të servirura si të vërteta janë ndër taktikat më të njohura dezinformuese në periudha zgjedhore,” shtoi ajo.

Ndërkohë, pedagogu Erlis Çela thekson se ky është një rast tipik i “Fake Persona Journalism” (gazetarisë me persona të rremë). E përbashkëta e këtyre rasteve, sipas tij, është fabrikimi i një identiteti të rremë, kryesisht me ngjashmëri me emrat perëndimorë për t’i dhënë “më shumë legjitimitet dhe besueshmëri përmbajtjes së prodhuar”.

“Skema kërkon përdorimin e një faqeje pothuajse anonime dhe më pas artikulli i rremë amplikfikohet nga media lokale, të cilat nuk e verifikojnë qëllimisht identitetin e autorit,” përfundoi ai./ BIRN

Etiketa: Edi Ramaketamediatopozitaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Lezhës

22:13 : 28/05/2025
AKTUALITET

Farsa zgjedhore me votat e Diasporës, një krim i paralajmëruar (VIDEO)

21:56 : 28/05/2025
AKTUALITET

Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё

21:25 : 28/05/2025
AKTUALITET

Qeveria rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët në rezervë

19:18 : 28/05/2025
AKTUALITET

Avokati: SPAK shmang hetimin e zyrtarëve të lartë, drejtësia në krizë përballë skandalit zgjedhor

17:17 : 28/05/2025
AKTUALITET

Punë deri në korrik! Nga Dumani tek aktet e Ramës, agjenda e Kuvendit në 5 javët e ardhshme

16:42 : 28/05/2025
Para

Rilindja e banditëve, Hoxha: Në mandatin e tretë të Ramës krimi ka lulëzuar

TË GJITHA

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com