Ish-diplomati Agim Nesho deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” se kryeministri Edi Rama ndodhet në një fazë të fundit të pushtetit të tij politik, duke argumentuar se protestat qytetare janë një tregues i humbjes së legjitimitetit të qeverisë aktuale.
Duke komentuar reformën territoriale dhe zhvillimet politike në vend, Nesho akuzoi Ramën se po përpiqet të kontrollojë proceset institucionale dhe ndryshimet ligjore për interesa elektorale. Sipas tij, qeveria po synon të përdorë reformën territoriale si një instrument për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme dhe për të ruajtur kontrollin politik.
Nesho kritikoi mënyrën e qeverisjes së Ramës, duke e akuzuar se kërkon të përqendrojë pushtetin dhe të ndërhyjë në çdo fushë të administrimit publik. Ai u shpreh se pakënaqësia qytetare dhe dalja e njerëzve në protesta janë shenja se mbështetja politike ndaj mazhorancës është dobësuar.
Sipas ish-diplomatit, në një situatë të tillë opozita duhet të kapërcejë ndasitë e brendshme dhe të bashkohet rreth një qëllimi të përbashkët. Ai bëri thirrje për një front të gjerë opozitar, duke theksuar se të gjithë faktorët që kërkojnë ndryshim politik duhet të bashkëpunojnë.
Nesho deklaroi se Rama po përpiqet të fitojë kohë dhe të krijojë avantazhe politike përmes kontrollit të institucioneve, por sipas tij, presioni qytetar po e vendos qeverinë përballë një krize të thellë politike. Ai shtoi se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes një lëvizjeje të bashkuar politike dhe qytetare.
Nesho: Por në qoftë se Partia kryesore e opozitës ka marrë pjesë në dy reformat kryesore të sugjeruara për të patur një konsensus dhe për të rregulluar rregullat e lojës në shtetin shqiptar, ka marrë pjesë në këto reforma. Kemi një paradoks, që ata të cilët në heshtje kanë pranuar regjimin e Ramës e bëjnë këtë vetëm në funksion të përfitimeve të tyre elektorale. Pse e them këtë? E them këtë e para njëherë, sepse në mënyrë të palogjikshme duke patur shumë kohë, duke patur propozime, duke mos kaluar të gjithë rregullat të cilat do të përbënin, domethënë bërthamën e diskutimit të paraqitjes së çështjeve për reformën territoriale. Duke i anashkaluar këto, thjesht vendosën sot që ta ndërpresin këtë. Pse e mendoj? E para njëherë është formimi, anadollak dua të them të një njeriu që është… domethënë Shqipëria po vuan nga… si rezultat i një… një njeriu i cili është jo i pashkollë, por një njeri që kërkon të monopolizojë çdo gjë siç është Rama.
Domethënë psikologjia e tij mbetet psikologjia e një kryetari bashkie që kërkon të kontrollojë territorin, të invadojë çdo gjë. Është një njeri që merret dhe me karriget edhe me çadrat e kafeneve, dhe tani flet për parime që Europa kërkon për decentralizimin e pushtetit, dhënien e mundësisë qytetarëve të cilët të administrojnë pronat e tyre dhe kështu me radhë. Nuk bëhet kjo gjë. Po pse e bën? Për mendimin tim duke mbyllur pikën e parë, mendimi im është që Rama sot është përpara asaj… përpara shkëmbit dhe greminës që ai po, po ikën. Nuk ka rrugë tjetër. Është si njeriu që është vrasës, ka vrarë, ka vjedhur, ka bërë dhe tani nuk kthehet dot mbrapa. Domethënë është para kësaj dileme. Ai kërkon që sa më shpejt ta kalojë këtë reformë për të bërë zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhje politike së bashku. Për arsye se dhe përkrahësit e mëparshëm, të cilët ishin blerë nga influenca politike e Ramës, tani e kanë lëshuar. Që në kohën, kjo është një aksiomë politike, në kohën kur populli del në rrugë nuk ka më as mazhorancë as zgjedhje të kaluara të cilat të legjitimojnë pushtetin, por ti je i detyruar që të ikësh dhe të japësh një zgjidhje. Pra Rama ka përpara për mendimin tim vetëm një mënyrë.
Të provojë me të gjitha mënyrat që në zgjedhje prapë të ketë përkrahësit e tij, dhe për këtë gjë ai do të manipulojë dhe të fusë influencën e tij në reformën territoriale, dhe kështu me radhë. Pra është një njeri që është në fundin e tij, në gramat e fundit. Unë e mendoj dhe jam nga ata që nuk e shikoj që kalon më shumë se këtë vit. Është një kufomë politike. Për të cilën ne duhet të jemi të përgjegjshëm, për t’u bashkuar të gjithë, sepse një lëvizje politike e admirueshme, me të drejtë zoti Peka tha, sot ne i kemi konsideruar edhe… ndihesha krenar që ata, përfaqësuesit e revoltës popullore, të rinjtë, qytetarët ishin heronjtë tanë. Duan të heqin këtë gjë, këtë regjim të qelbur. Prandaj rrëzimi i këtij regjimi ka dhe disa rregulla të caktuara. E para njëherë është ajo që e tha edhe zonja Merko, edhe profesori, një bashkim i të gjithë opozitës. Opozita nuk mund të paragjykohet. Të tërë janë të hapur që të marrin pjesë në një revoltë ku qëllimi kryesor është heqja e Edi Ramës. Në qoftë se ka influenca, dhe ne e shikojmë, se ne e shikojmë tani të themi duhet të pranojmë edhe disa gjëra, ajo që është e rëndësishme është të bëjmë Shqipërinë, sepse edhe unë jam në rrethe me Fatos Lubonjën, dhe shikoj ka njerëz të cilët japin vetëm mendime, nuk kërkojnë bashkim, por thonë ta çojmë çështjen në OKB, domethënë nuk kanë konceptin e shtetit. E të tjerë… domethënë më tepër aventurierë ku duhet të jemi konkretë.














