• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

14:49 : 14/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Dhjetra studentë të fakulteteve të ndryshme të Tiranës e shohin me habi fitoren e thellë të Partisë Socialiste në pushtet, ndërkohë që shprehen mosbesues edhe ndaj Partisë Demokratike në opozitë apo partive të reja.

Rreth orës 12:40 të së martës, dy studentë dalin nga rrethimi i godinës së Fakultetit Juridik në Tiranë, pasi përfunduan një orë leksioni. Njëri prej tyre, një 20-vjeçar i veshur me xhinse dhe një bluzë të zezë, thotë se ka bindje të djathta dhe këto zgjedhje mbështeti Partinë Demokratike.

Edhe pse nuk vuri re asgjë të parregullt në qendrën e tij të votimit, studenti i Juridikut beson se fitorja dërrmuese e Partisë Socialiste erdhi si pasojë “e blerjes së votes”.

“Është diktaturë. E ka thënë vetë Edi Rama, që ‘kur të dua unë do e lë pushtetin’,” thotë ai. “Nuk ngrihet populli për ta rrëzuar, sepse populli është blerë me lekë,” shtoi studenti, ndërsa thekson se partitë e reja nuk u rritën, pasi dy partitë e mëdha tradicionale kanë më shumë influencë në Shqipëri.

Ide të ngjashme nuk janë të rralla mes dhjetra studentëve që BIRN takoi në Fakultetin e Drejtësisë, të Gjuhëve të Huaja, Fakultetin Ekonomik dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, pasi Partia Socialiste fitoi një mazhorancë të thellë prej 83 deputetësh në zgjedhjet e 11 majit.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Brenda pak orëve do të zyrtarizojmë kandidatin

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Matit

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit kishin të drejtë vote mbi 114 mijë votues për herë të parë, një pjesë e të cilëve studentë. Ndërsa i japin shpjegime të ndryshme rezultatit, shumica e studentëve ndajnë bindjen se partia në pushtet përdori administratën publike dhe mekanizma të tjerë të korrupsionit zgjedhor për të fituar zgjedhjet.

Të tjerë studentë vlerësojnë se qytetarët shqiptarë nuk patën mundësi zgjedhje tek kundërshtarët e partisë në pushtet, ndërsa ka edhe nga ata që kthejnë gishtin nga vetja me shprehjen e njohur se “çdo popull ka qeverinë që meriton”. Gjithsesi, studentët i ndanë mendimet e tyre me kërkesën që t’u ruhej anonimati.

Një studente e vitit të parë në Fakultetin e Drejtësisë mendon se pas tre mandatesh të Edi Ramës në pushtet, do të ishte mirë që të kishte pasur ndryshim.

“Kishte alternativa këtë herë se ishin partitë e reja. Megjithatë, mendoj se Partia Socialiste në pushtet, ka pasur administratën nën kontroll,” thotë ajo, ndërsa shton se ajo vetë nuk kishte pasur trysni.

Në Fakultetin Ekonomik, një pedagoge tha në kushtet e anonimatit se e sheh me dyshim rritjen e mazhorancës, edhe pas konsumimit të saj 12-vjeçar. Ajo vlerëson gjithashtu se votuesit tradicionalë në Shqipëri janë kryesisht militantë apo njerëz të lidhur me interesa të ngushta, ndërsa rinia ka pak akses në politikë për të përçuar ide të reja.

“Si intelektuale them që është pak e çuditshme, që një parti, kushdoqoftë ajo, që ka një kohë kaq të gjatë në pushtet dhe të ketë këtë rezultat. Kjo tregon se pushteti ka ndikim të madh, administrata….,” vlerëson pedagogia, e cila vetë nuk ka votuar në këto zgjedhje.

Ajo ka gjithashtu pak besim te partitë e reja.

“Për partitë e reja, pikërisht nuk e di çfarë partish të reja janë, apo janë filiza të partive të vjetra, që janë ndërtuar për të krijuar gjoja shumë pole. Kështu mendoj personalisht, se ndryshe nuk arrij ta justifikoj gjendjen në të cilën jemi ne, që është krejt ndryshe nga sa reklamohet,” shtoi ajo.

Të çuditshme e cilëson situatën edhe një studente e vitit të parë Master në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

“Eshtë shumë e çuditshme që fitoi partia në pushtet. Mendoj që pati vjedhje të votave,” thotë ajo. “Do ishte shumë mirë po të ishte bërë një ndryshim, por siç e kemi parë, pjesa më e madhe e shqiptarëve ankohen dhe prapë se prapë votojnë të njëjtën parti dhe është për të ardhur keq,” shtoi ajo.

Në shkallët e Universitetit Politeknik në Tiranë qëndronin grupe studentësh mesditën e të martës. Një prej tyre, 19 vjeç nga Rrogozhina, vëren se korrupsion ka pasur gjithmonë, pavarësisht partisë që ka qenë në pushtet. Ai fajëson gjithashtu opozitën si një parti nga e cila populli nuk pret shumë si një faktor për rezultatin.

“Përderisa e ka mbajtur 12 vjet pushtetin, do ketë dhe korrupsion. Në qytetin tim, në Rrogozhinë zgjedhjet kanë qenë të qeta,” thotë studenti. “Mendoj se populli ka dashur një frymë të re, por partia kundërshtare kryesore drejtohet nga një person, nga i cili populli nuk pret shumë,” shtoi ai.

Një tjetër student i cilëson të ngjashme të dy partitë e mëdha, por vlerëson se Partia Socialiste po fiton për shkak të punës që ka bërë.

“Të gjitha partitë e vjetra i kanë skandalet deri në fyt dhe fakti që kjo parti po ecën, ka të bëjë me përkushtimin, me punën që ka bërë. Mendoj se ka dhe faktorë të tjerë. Ndërsa partitë e reja, konsideroj se nuk bënë fushatat e duhura dhe nuk kanë hapësirë,” tha ai.

Një shok i tij, ngre dyshime mbi votën e diasporës për të cilën thotë se mund të jetë manipuluar. Sipas tij, është e pakuptueshme që emigrantët të votojnë Partinë Socialiste ndërsa janë larguar për shkak të pakënaqësive nga qeveria. Megjithatë, edhe ai vetë ka dilema për alternativat.

“Edhe unë, nëse dua ta largoj këtë në pushtet nuk di kujt t’ia jap. Partitë e reja nuk ishin në nivelin e duhur,” shprehet ai.

Një studente e vitit të tretë në Fakultetin e Ekonomisë thotë se shqiptarët duhet të kthejnë gishtin nga vetja, duke nënkuptuar se ata janë bashkëfajtorë në një sistem të korruptuar.

“Mendoj se çdo që fillon nga ne, nuk fillon vetëm nga shteti. Mendoj se shqiptarët kanë qeverinë që meritojnë dhe asgjë më tepër,” përfundon ajo.

/BIRN

Etiketa: mosbesuesPartia SocialistePDpsqeveristudentetzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Brenda pak orëve do të zyrtarizojmë kandidatin

20:46 : 03/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Zbulohet se kush do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Matit

19:44 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama angazhon të gjithë ministrat, deputetët dhe drejtuesit për fushatë në Tiranë, caktohen zonat

18:31 : 03/10/2025
AKTUALITET

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

14:28 : 03/10/2025
AKTUALITET

Gara për Tiranën, Berisha: Nuk tërhiqemi, kemi kandidatura të pakrahasueshme me korbën e kovidit

13:50 : 03/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon debat parlamentar për abuzimet me fondet IPARD: Propozim për Komision të Posaçëm

13:05 : 03/10/2025
Para

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 tetor 2025

22:58 : 03/10/2025

“Trionda”, prezantohet topi zyrtar i Botërorit 2026

22:49 : 03/10/2025

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025

Klodiana Lala: Astrit Avdyli urdhëroi vrasjen e Edmir Bregut, ja roli i vëllait të deputetit socialist

22:20 : 03/10/2025

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

22:18 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com