• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

21:06 : 25/07/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sikur fjalimin e Edi Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar ta kishte dëgjuar një njeri që sapo ishte zgjuar nga një gjumë trembëdhjetëvjeçar, ose një i huaj që nuk ka jetuar kurrë në Shqipëri e nuk di asgjë për mënyrën si është qeverisur vendi, me shumë gjasë do të krijonte përshtypjen se kishte përballë një kryeministër që më në fund ishte parë në pasqyrë dhe nuk ishte ndjerë mirë. Një kryeministër që reflekton, që kishte kuptuar se ku kishte gabuar qeveria e tij dhe që tani po përpiqet t’i korrigjojë gabimet.

Por nga fjalimi i Ramës kuptohej sikur në rrënjë të keqqeverisjes nuk kishte qenë ai vetë, por mënyra se si ishte ushtruar pushteti nga vartësit e tij. Sikur ministrat të mos kishin dëgjuar mjaftueshëm qytetarët, sikur administrata të ishte bërë e ftohtë dhe burokratike, zyrtarët të mos kishin treguar empati, ndërsa mes “fakteve” të qeverisë dhe “përjetimit” të njerëzve ishte hapur një hendek që tani duhej mbyllur me platformën e re, “Besa”.

Po të mos kishe jetuar këto trembëdhjetë vite në Shqipëri, ndoshta do ta besoje. Do të mendoje se po dëgjoje një kryeministër që po përpiqej t’i ndreqte gabimet e vartësve të tij.

Por mjafton një histori e vetme, ajo e Aeroportit të Vlorës, për të kuptuar se problemi nuk shpjegohet me mungesë empatie, apo me përjetime të gabuara. Faktit bërtasin shumë.

Lexo edhe:

Dita e 56-të e revoltës/ I moshuari – Ramës: Na dhunove në protestë! Je i lidhur me serbët

Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?/ VIDEO

Dhe faktet tregojnë se interesa të ngushta dhe segmente të korruptuara të shtetit u bënë palë në aeroportin e Vlorës me aksionerin më të vogël, 2A Group me vetëm 2 për qind të kuotave të cilit i dhanë pushtetin real, përkundrejt MABCO-s, që zotëron 98 për qind të aksioneve.

Në këtë histori u përfshinë gjykatat, Ministria e Infrastrukturës, policia dhe njerëz me lidhje të dokumentuara biznesi e familjare me rrethin e pushtetit. Le t’i marrim me radhë:

Gjykata e Shkallës së Parë që rrëzoi Apelin dhe Gjykatën e Lartë

Përmbysjet e vendimeve gjyqësore për rastin e aeroportit të Vlorës janë precedentë për të vënë duart në kokë. Çdo fjalim për empatinë duket qesharak kur kalvarin e vendimeve të gjykatave.

Pas disa muajsh bllokime, në datën 22 dhjetor 2025, Gjykata e Apelit ndryshoi masën që kishte bllokuar të drejtat e MABCO-s, duke i hapur rrugë punimeve. Por ajo që ndodhi vetëm një ditë më vonë, më 23 dhjetor ishte absurde. Gjyqtarja e Shkallës së Parë Marjana Shegani pezulloi përsëri të drejtën e votës dhe “çdo të drejtë” që buronte nga 98 për qind e kuotave të MABCO-s.

Pra, ajo që Apeli e kishte vendosur një ditë më parë, Shkalla e Parë e përmbysi, duke neutralizuar praktikisht aksionerin mazhoritar.

MABCO e ankimoi vendimin dhe e kallëzoi gjyqtaren në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Më 26 maj 2026, mori vendim Gjykata e Lartë që sërish vendosi t’i rikthente MABCO-s të drejtat e votës. Vendimi iu komunikua Ministrisë së Infrastrukturës dhe autoriteteve të tjera. Në një shtet normal, debati do të mbyllej aty për administrimin sepse kishte folur Gjykata e Lartë.

Por në sistemin e pa“Besë” ndodhi e kundërta. Vetëm pak ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, gjyqtarja e Shkallës së Parë, Miranda Naka vendosi një tjetër masë sigurimi në favor të 2A Group, duke penguar ndryshimin e administratorit dhe duke i hequr përsëri të drejtën e votës së aksionerit me 98 për qind.

Vendimi u dha pa praninë e palëve dhe, sipas denoncimit të MABCO-s, vetëm 24 orë përpara mbledhjes ku pritej zëvendësimi i administratorit.

Kompania e kallëzoi gjyqtaren në SPAK, por përmbysjet prodhuan një anomali të rëndë: sa herë që një gjykatë më e lartë i rikthente të drejtat aksionerit mazhoritar, një vendim i ri i Shkallës së Parë shfaqej për t’i bllokuar përsëri ato.

Policia e shtetit si polici private e aksionerit minoritar

Akoma më komprometues është roli i Policisë së Shtetit.

Pas vendimeve të kundërta të gjykatave, konflikti zbriti nga sallat e gjyqeve në kantier.

Punonjësit e MABCO-s, të angazhuar në instalimin e sistemit të ndriçimit të pistës, u përballën fizikisht me persona të lidhur me 2A Group, të cilët tentuan të pengonin punimet. Policia ndërhyri, por duke u bërë palë me aksionerin minoritar dhe duke bllokuar hyrjen e punonjësve të kontraktuar nga MABCO.

Situata u përshkallëzua më 18 maj, kur rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të MABCO-s dhe nënkontraktorëve të saj sërish nuk u lejuan të hynin në kantier. Në ditët që pasuan policia u përdor për të bllokuar hyrjen e punonjësve që kërkonin vazhdimin e punimeve.

Forca të shumta policore bllokuan hyrjen kryesore, ndërsa punonjësit nuk lejoheshin as të vazhdonin punimet dhe as të merrnin pajisjet e tyre. Qeveria nuk ka dhënë një shpjegim publik se përse policia u përdor për të paralizuar një projekt që konsiderohej strategjik për ekonominë e turizmit në jug.

Trekëndëshi Ademi–Abazi–Balluku

Prapaskenat e kësaj historie bëhen edhe më të rënda kur shihet rrjeti i lidhjeve rreth Valon Ademit, të 2A Group.

Babai i tij, Imer ose Ymer Ademi, rezulton pronar i kompanisë “Alko-Impex General Construction” në Kosovë.

Në Shqipëri, dega me të njëjtin emër lidhet me Arbër Abazin, biznesmen që ka qenë objekt kontrollesh nga BKH-ja në kuadër të hetimeve për tenderat e Unazës së Madhe të Tiranës.

Arbër Abazi ka edhe lidhje familjare me Belinda Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj. Abazi dhe Ademi rezultojnë të lidhur në biznese të përbashkëta, ndërsa Arbër Abazi është identifikuar edhe si administrator në një kompani të Valon Ademit dhe si anëtar i bordit të shoqërisë së aeroportit.

Konflikti i interesit nuk u shpjegua në asnjë moment nga qeveria, për të njëjtin grup njerëzish, kompanish, tenderash dhe lidhjesh familjare që lëvizin nga aferat e hetuara të Unazës së Madhe te aeroporti strategjik i jugut.

Kjo ishte arsyeja përse çështja duhej hetuarnga SPAK  përtej kontratave civile, për të zbardhur të vërtetën e njerëzve që kanë marrë pozicione që për të favorizuar konkretisht interesin e palës së lidhur me këtë rrjet.

Presioni i Enea Karakaçit për MABCO

Qershia mbi tortë ishte momenti kur për aeroportin e Vlorës ndërhyri ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi.

Për muaj me radhë, ndërsa konflikti përshkallëzohej, punimet bllokoheshin dhe MABCO pretendonte se kishte dërguar dhjetëra shkresa, ministria nuk prodhoi një zgjidhje të dukshme. Kompania deklaroi se që prej shtatorit 2025 kishte dërguar mbi 50 letra dhe njoftime formale institucioneve shqiptare pa marrë përgjigje substanciale.

Por sapo Gjykata e Lartë, më 26 maj, i riktheu MABCO-s të drejtat e votës, ministri u aktivizua. Në një dalje publike, Karakaçi dha një ultimatum 30-ditor për zgjidhjen e konfliktit dhe më pas njoftoi gjoba për vonesat në përfundimin e punimeve.

Pra, për tetë muaj ministria kishte heshtur. Por sapo aksioneri mazhoritar fitoi në Gjykatën e Lartë, qeveria gjeti menjëherë kompetencat për ta kërcënuar MABCO-n me penalitete.

Biznesmeni Behgjet Pacolli e ka përshkruar publikisht marrëdhënien me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku në një mënyrë që e nxjerr konfliktin jashtë gjuhës teknike të kontratave.

Në emisionin “Opinion”, ai kishte deklaruar se Balluku e kishte mënjanuar nga negociatat dhe ai ishte larguar nga zyra e saj, duke lënë të kuptohej se qasja e saj nuk ishte ajo e një ministreje neutrale mes palëve.

Sjellja e mëvonshme e Ballukut, reagimi i Enea Karakaçit, keqpërdorimi i policisë dhe i gjykatave, tregojnë se bllokimi i Aeroportit të Vlorës nuk ishte një vendim i momentit, por një strategji afatgjatë e orientuar nga maja e pushtetit.

Pse “faktet” e tyre nuk mjaftojnë

Në fjalimin e tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Edi Rama u tha socialistëve se “faktet tona nuk mjaftojnë më”, sepse njerëzit kanë një përjetim tjetër të zhvillimit të ngjarjeve.

Por ngërçi i krijuar në Aeroportin e Vlorës, bllokimi, marrja peng e një aseti strategjik për ekonominë në jug të vendit tregon të kundërtën: njerëzit nuk janë zemëruar sepse nuk u janë shpjeguar faktet. Janë zemëruar pikërisht sepse i kanë parë shumë mirë faktet. Kështu ndodh edhe me rrugët, edhe me inçeneratorët, me spitalet, me shkollat etj.

Të gjitha faktet të marra së bashku, krijojnë një model qeverisjeje që të pret në besë. Prandaj “Besa” e dhënë nga Rama tingëllon bosh, se kur shteti të pret në besë, është e vështirë të besosh në kthesë./ Lapsi.al

Etiketa: 2A Groupaeroporti i vloresEdi RamaEnea Karakaçimabco

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dita e 56-të e revoltës/ I moshuari – Ramës: Na dhunove në protestë! Je i lidhur me serbët

20:22 : 25/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?/ VIDEO

18:18 : 25/07/2026
AKTUALITET

Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë ç’ka asht besa

17:53 : 25/07/2026
AKTUALITET

A ke besë? Po institucione?

12:51 : 25/07/2026
AKTUALITET

Reforma territoriale, Berisha: Kryengritje deri në largimin e Ramës

12:38 : 25/07/2026
AKTUALITET

Protesta që Rama kërkon ta barazojë me “puplat” e flamingove

12:07 : 25/07/2026
Para

Qytetari: Policia po gjobit makinat e protestuesve

TË GJITHA

Vuçiç – ushtarëve serbë: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

22:17 : 25/07/2026

“Moska ka përgatitur raketa”, Zelensky paralajmëron sulm masiv rus brenda 48 orëve

22:10 : 25/07/2026

Protestuesi: Sot marshojmë për çunat dhe gocat që mbahen në komisariatin nr.3

22:06 : 25/07/2026

Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

21:43 : 25/07/2026

Zjarr në Lazarat, era favorizoi flakët

21:30 : 25/07/2026

Qytetari: Policia po gjobit makinat e protestuesve

21:22 : 25/07/2026

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

21:06 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş