• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha njofton protestë kombëtare më 15 mars: Të nisim betejën për çlirimin e TikTok-ut!

13:04 : 06/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Një akt censure. Kështu e ka konsideruar Sali Berisha vendimin e Qeverisë, e cila miratoi mbylljen për një vit të platformës TikTok në Shqipëri.

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se me këtë vendim, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin dhe se është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij.

Berisha njoftoi mbajtjen e një proteste kombëtare më 15 Mars, në sheshin “Skënderbej” dhe para kryeministrisë, ku do të kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTok-ut.

Sali Berisha: Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Çapo, njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTokut për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok është një platformë komunikimi, e cila ka pushtuar sot, ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe në botë. Të pretendosh se po ecën drejt Europës dhe të rreshtosh Shqipërinë me Iranin, Afganistanin, Somalinë, bën një akt monstruoz kundër fjalës së lirë, një censurë dhe dëshmon se udhëtimi evropian i Shqipërisë është një hipokrizi për ty. Rikujtoj këtu se zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, në fjalën e tij në Mynih, konsideroi mbylljen e medieve sociale si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira, fjalën e lirë dhe mendimin e lirë. T’u heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTokut dëshmon se çfarë arbitrariteti. Ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kristaq Rama gjatë diktaturës, të cilët valëve të radios dhe televizioneve perëndimore u vinin zhurmues në të katër anët e vendit. Me këtë rast ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët të nisim betejën për çlirimin e TikTokut dhe përmbysjen e narkodiktatorit. Me datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin ‘Skënderbej’ para kryeministrisë. Një protestë në të cilën kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTokut.

Ftoj gjimnazistët, ftoj të rinjtë, ftoj dhe prindërit të mos bëhen viktimë e mashtrimit banal, të paskrupullt, të pacipë të Edi Ramës. Vdekja, vrasja tragjike e Martin Canit në dyert e shkollës nuk kishte asnjë lidhje me TikTokun. Martini dhe bashkëmoshatari i tij që e vrau nuk kishin llogari në TikTok. Edi Rama firmosi sot mbylljen e TikTokut në Shqipëri njëlloj si babai i tij biologjik Kristaq Rama firmosi vrarjen në litar të Havzi Nelës 37 vite më parë me 10 gusht të vitit 1988. Protesta e fuqishme e të rinjve shqiptarë, në të katër anët të mblidhen këtu, ndërkohë përgjigje të tjera do projektohen ndaj këtij akti, dënimit kapital të një platforme të mrekullueshme të komunikimit. Një tiran që qeveris vendin sikur është Afganistani apo Teherani, vetëm e vetëm për shkak të rrebeshit të kritikave që ka pasur nga të rinjtë me një akt të tillë. Fjala e lirë do të fitojë. Mendimi i lirë do fitojë. Censura do përfundojë në koshin e plehrave të historisë së bashku me Edi Ramën, i cili vërtetohet tani pas Enver Hoxhës, kryecensori tjetër i shqiptarëve.

Lexo edhe:

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

Etiketa: 15 MarsEdi RamakombetarembylljaPDprotesteSali BerishaTik Tok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

14:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

11:31 : 21/10/2025
AKTUALITET

Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

10:29 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

21:26 : 20/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Uljan Barjami, Bardhi: Shqipëria po shkel standardet e shtetit ligjor

19:37 : 20/10/2025
Para

Po transportonin 50 mijë euro veshje kontrabandë, tre të arrestuar në Tiranë (Emrat)

TË GJITHA

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025

50-vjeçarja italiane humb jetën pas operacionit për heqjen e peshës në Turqi

15:31 : 21/10/2025

“Pazare me jetën e pacientëve”, gazetari zbulon sa i kushton shqiptarëve kimioterapia

15:26 : 21/10/2025

Thirret në SPAK kreu i PSD-së, Tom Doshi

15:14 : 21/10/2025

Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj moderatorit Saimir Kodra

15:12 : 21/10/2025

Po mblidhte gështenja me të ëmën, zhduket në mënyrë misterioze 26-vjeçari në Tropojë

15:04 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com