• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mungesë transparence me rindërtimin, pezullohet rikonstruksioni i një pallati në Tiranë

09:56 : 06/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë pezulloi nisjen e punimeve për rikonstruksionin e një pallati pas ankesave të banorëve, të cilët për pesë vite nuk ishin vënë në dijeni për dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ishte dhjetori i vitit 2024, kur banorët e pallatit “Nr.116,” ngjitur me shkollën 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” në rrugën “Muhamet Gjollesha,” vunë re një letër të ngjitur në hyrje nga kompania “Pepa Group”.

Letra i njoftonte se për dhjetë muajt e ardhshëm kompania do të kryente punime për të përforcuar themelet, muret dhe tarracën e pallatit 5-katësh.

“Për këtë kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunimi juaj për të bërë të mundur që nga ana jonë të sigurohet zbatimi i projektit,” thuhej në letër teksa citohej kontrata dhe leja e lëshuar nga Bashkia Tiranë, të cilat mbanin datat 24 korrik dhe 27 nëntor.

Sipas dokumenteve të bëra publike nga Open Data Albania, Bashkia e Tiranës kishte më shumë se dy vite që kishte hapur tender për rikonstruktimin e këtij pallati, por fituesi u shpall vetëm në korrik 2024: “Pepa Group” në ortakëri me “Junik” dhe “Nika” me ofertë rreth 40 milionë lekë, (€405 mijë euro).

Lexo edhe:

Përplasi 5 këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

Por gjatë kësaj periudhe banorët nuk kishin dijeni të këtij zhvillimi, teksa autoritetet nuk u kishin paraqitur konstatime apo verifikime dëmesh nga tërmeti. Ata u lajmëruan vetëm në fund për të liruar banesat.

Avokatja Irena Dule nga organizata Res Publica, e cila përfaqëson ligjërisht banorët, tha për Citizens.al se Bashkia Tiranë ka vepruar në shkelje të ligjit me mënyrën se si ka dhënë lejen e ndërtimit për rikonstruksionin e pallatit.

Ajo thekson se nuk ka një vendim të Këshillit Bashkiak për këtë rast, ndërkohë që ligji njeh vetëm Këshillin Bashkiak si autoritetin kompetent për vendimarrrjen për rikonstruksionin e pallatit. Ligji përcakton gjithashtu se janë vetë banorët që aplikojnë për të përfituar nga procesi i rindërtimit, gjë që nuk ka ndodhur në këtë rast.

“Kryetari i Bashkisë ka vendosur të japë leje ndërtimi për këtë pallat pa asnjë kërkesë nga pronarët, duke shmangur Këshillin Bashkiak dhe në kundërshtim me legjislacionin e rindërtimit, por edhe me atë të zhvillimit urban”, theksoi Dule.

Sipas Dules, ky veprim me siguri do të ketë efekt në shpërdorimin e fondeve publike dhe në interesat pronësore, por edhe familjare të pronarëve të pallatit.

“Kërkohet që të lirohen banesat derisa të rikonstruktohet pallati duke injoruar tërësisht se pallati jetohet dhe në çdo njësi banimi zhvillohet një jetë familjare përveç interesave ekonomikë që preken,” u shpreh avokatja.

Dule shton se procedura e ndjekur ka pasur dhe një shkelje tjetër që lidhet me legjislacionin për zhvillimin e territorit.

“Leja e ndërtimit lëshohet me daokrdësinë dhe në emër të ndërtuesit, investitorit dhe zhvilluesit. Ky ëshët ligji. Në ratsin konkret zhvilluesit, pronarët e banesave, nuk kanë aplikuar as kanë rënë dakord për rikonstruksionin e pronës së tyre, madje edhe leja e ndërtimit nuk është lëshuar në emër të tyre”,” argumentoi Dule.

Por, sipas avokates, çështja bëhet edhe më shqetësuese për faktin se, bazuar në ligjin për strehimin, Bashkia Tiranë duhet të kishte një plan të qartë shpërnguljeje për 30 familjet që detyrohen të lënë banesat.

“Edhe nëse procesi i rikonstruksionit të pallatit do të ishte brenda kornizës ligjore, është e patolerueshme sjellja e Bashkisë, në raport me strehimin e përkohshëm të banorëve. Ka rregulla dhe detyrime ligjore për këtë pjesë dhe është detyrë e Bashkisë të sigurohet përpara çdo zhvendosje të detyruar të banorëve ti ndjeki ato. Rregullat fillojnë që me njoftimin në kohë të arsyeshme, në inventarizimin e pasurive, në gjetjen e strehimit të përshtatshëm, në transportin e sendeve të luajtshme, etj.” përfundoi avokatja.

Aktualisht, avokatët e Res Publica po përfaqësojnë edhe dy raste të tjera të ngjashme në gjykatë, njëri për një pallat në zonën e “Pazarit të Ri” dhe tjetri në zonën e ish-Bllokut. Ndërsa ky bëhet rasti i dytë i pezullimit nga gjykata.

Projektet e rindërtimit në mungesë transparence

Rasti i pallatit në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe ligjshmërinë e procedurave të ndjekura nga autoritetet lokale në lidhje me projektet e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.

Përveç pallatit “Nr.116” ortakëria e “Pepa Group” me “Junik” dhe “Nika” rezulton fitues edhe në rikonstruktimin e tre pallateve të tjera në Tiranë: “Nr.65”; “Nr.136” dhe “Nr.17” në rrugët Muhamet Gjollesha, Rruga e Qelqit dhe Spiro Velko.

Kontratat në fjalë janë pjesë e 16 minikonkurseve të shpallura nga Bashkia Tiranë si pjesë e tenderit për riformimin e banesave dhe pallateve në kuadër të programit të rindërtimit, i cili kapi një vlerë totale prej 611 milionë lekësh, ose rreth 6 milionë euro.

Ky fond, sipas Open Data Albania, u nda nga vetëm 4 operatorë ekonomikë.

Nuk është e qartë nëse edhe në 15 projektet në fjalë ka pasur një problematikë të ngjashme si me pallatin “Nr.116”, por në të paktën dy raste të tjera ka pretendime.

Zyrtarisht tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëme të konsiderueshme në të paktën 8 bashki të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Kamëz, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë dhe Shijak.

Prej vitit 2019, sipas Open Data, për përballimin e pasojave të tërmetit tetë bashkitë shpallën 285 tenderë me vlerë totale rreth 29.4 miliardë lekë (€295 milionë).

Bashkia Tiranë kryesoi për numrin e tenderëve me 162 (56.8%), që në numër dhe vlerë ishin sa dyfishi i Bashkisë Durrës (80), për një total prej 18.4 miliardë lekësh (€185 milionë).

/Citizens

Etiketa: banoretGjykata administrativemungesepallatpezullonrikonstruksioniRindertimiTiranetransparence

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasi 5 këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

17:33 : 14/06/2025
AKTUALITET

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

15:20 : 13/06/2025
AKTUALITET

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

11:43 : 13/06/2025
AKTUALITET

Qiraxhiu kthehet në zaptues të pronës në mes të Tiranës

21:36 : 12/06/2025
AKTUALITET

Me armë brenda “Range Rover-it”/ Arrestohet shoferi, në kërkim pronari dhe përdoruesi i mjetit

09:53 : 12/06/2025
AKTUALITET

Ku t’i zgjidhin “hallet” qytetarët në Tiranë? Shqetësuese mungesa e banjove publike në Tiranë

20:30 : 11/06/2025
Para

Vrasja e 41-vjeçarit nga babai, shkak konflikti për pronësinë! Çfarë ndodhi në familjen Gjoni?

TË GJITHA

Itali/ Shkoi për të kontrolluar shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

20:27 : 14/06/2025

E ardhmja e Kristjan Asllanit në pikëpyetje, Interi vendos çmim për kartonin e tij

20:17 : 14/06/2025

Trump dhe Putin, 50 minuta në bisedë telefonike për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme

20:01 : 14/06/2025

Kosova: Irani duhet të ndalojë veprimet që cenojnë stabilitetin rajonal

19:54 : 14/06/2025

Tronditet Minnesota! Atentat ndaj dy senatorëve, vritet ligjvënësja demokrate dhe bashkëshorti i saj /

19:37 : 14/06/2025

Dëshmitarët e Jehovait 3 ditë Kongres brenda stadiumit Arena Kombëtare

19:09 : 14/06/2025

Atentati ndaj ligjvënësve në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm

19:01 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com