• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qori: E keqja mbetet mes nesh edhe pa Erion Veliajn

21:32 : 26/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar në lidhje me thirrjen në SPAK të kreut të Bashkisës së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Qorit, me arrestimin e Veliajt do të gëzonin të gjitha, teksa për këtë deklaratë ai përmend një sërë arsyesh. Ai shton më tej se kryebashkiaku i Tiranës e ka marrë të tatëpjetën dhe sipas tij, Veliaj është politikisht i mbaruar, madje barrë e sikletshme për padronin e tij politik dhe bashkëkeqbërësin Edi Rama.

Gjithsesi, Qori thekson se edhe pa Erion Veliajn, e keqja do të mbetet mes nesh, si korrupsioni sistemor, oligarkia mbytëse dhe bombardimi propagandistik.

Reagimi i plotë:

Nga arrestimi i Erion Veliajt do të gëzoheshin thuajse të gjithë, i madh e i vogël. Në radhë të parë sepse kemi të bëjmë me një nga politikanët më të korruptuar të dekadave të fundit, në mos më të korruptuarin.

Lexo edhe:

Përplasja për emigrantët/ Farage: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

Së dyti sepse qeverisja e tij në Tiranë është shembull se si mund të zhbëhet një qytet prej pastrimit të parave të krimit të organizuar, si mund të zhduken hapësirat publike dhe të shkatërrohet trashëgimia kulturore, si mund të mbytesh në trafik dhe të të shtypë makina nga mungesa e trotuarëve, si mund të rriten çmendurisht çmimet e shtëpive dhe qirasë pa u rritur ekonomia dhe pagat.

Së treti sepse kemi të bëjmë me një politikan boshllëku intelektual i të cilit orvatet prej vitesh të retushohet me kontroll maniakal të imazhit dhe mbështetjes televizive. Nuk ka politikan në Shqipëri që t’i jetë përvjedhur debatit dhe llogaridhënies publike më ethshëm se Erion Veliaj. Edhe seancat e Këshillit Bashkiak shërbejnë vetëm si foltore ku uzurpatori i mikrofonit shan e shpif për ata që e kritikojnë, siç ka ndodhur shpesh kur është ndeshur me kërkesën e llogarisë nga përfaqësuesja e Lëvizjes BASHKË Mirela Ruko.

Së katërti sepse ai arrin të spikasë në hipokrizi edhe në një mjedis politik ku hipokrizia është emërues i përbashkët i thuajse të gjithë aktorëve politikë. Fraza të gatshme, të cekta e të përsëritura deri në dhimbje koke, që synojnë të të bëjnë të mos u besosh syve të tu.

Së pesti sepse kemi të bëjmë me një njeri që ka hyrë dhe po del nga jeta politike si një eksperiment i madh dhe i dështuar i të pushtetshmëve. Prej fillesave të tij në Mjaft, ai ka pasur mbështetjen e plotë të një kryetari bashkie të fuqishëm dhe të korruptuar si Edi Rama, si dhe mikrofonat e çdo televizioni në çdo recitim publik me 5-6 vetë. Ishte shembulli më i keq i të resë së fabrikuar në kuzhinat e vjetra e të ndyra të korrupsionit, efektet e të cilës ndihen edhe sot e kësaj dite.

Erion Veliaj ka marrë të tatëpjetën. Politikisht është i mbaruar, madje barrë e sikletshme për padronin e tij politik dhe bashkëkeqbërësin Edi Rama. Se kur do t’i lërë shëndenë lirisë duket vetëm çështje kohe dhe përllogaritjesh politike gjithnjë e më iluzore.

Gjithsesi, edhe pa Erion Veliajn, e keqja – pjesë e rëndësishme e të cilës ka qenë prej kohësh – do të mbetet mes nesh. Korrupsioni sistemor, oligarkia mbytëse dhe bombardimi propagandistik do të vazhdojnë, me ustallarë të vjetër dhe Erionë të rinj. Nuk ka sistem drejtësie, sado mirë punoftë, që të zëvendësojë popullin në detyrën historike të shkuljes së të keqes me rrënjë dhe hapjes së shtigjeve për demokraci të njëmendtë, shtet të së drejtës dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Etiketa: arlind qoriarrestimie keqjaEdi RamaErion Veliajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasja për emigrantët/ Farage: Do kujdesem që Rama të mbajë fjalën!

16:51 : 28/06/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025
AKTUALITET

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025
AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025
Para

Barcelona-Bayern, nis ankandi për shokun e skuadrës së Edon Zhegrovës

TË GJITHA

Laprakë – Përplasen taksia, autobusi dhe makina e policisë, dy të plagosur

20:01 : 28/06/2025

ChatGPT e “shkatërron” trurin e njeriut! Studimi i ri publikon rezultatet shqetësuese

19:53 : 28/06/2025

Era e fortë në det u rrezikon jetën disa pushuesve në Qeparo – VIDEO

19:43 : 28/06/2025

Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta

19:24 : 28/06/2025

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025

Abdixhiku pas takimit: Qëndrimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë

18:56 : 28/06/2025

Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush është shqiptari që bleu 3 mln dollarë tokë në Karaibe

18:30 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com