• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama paguan për pensionistët shqiptarë, sa paguajnë gjermanët për qenin

20:15 : 13/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se gjatë 12 vitesh qeverisje është tallur dhe i ka lënë në harresë dhe varfëri pensionistët në Shqipëri.

Berisha deklaroi se Rama paguan për pensionistët shqiptarë, sa paguajnë gjermanët për qenin.

Berisha: “Dhe arritën një fitore të rëndësishme historike për Amerikën dhe mbarë njerëzimin. Fitorja përcaktohet nga ne, e kemi në duart tona. Nq qoftë se, në vendosim të shumëfishojmë energjitë tona, të trokasim në çdo derë për të bindur çdo qytetar. Se, sot ai që i thotë vetes shqiptar, pavarësisht, ka apo nuk ka, po ka një armik ekzistencial dhe ky armik është varfëria.

Dy ditë më parë, INSTAT tregon se, inflacioni i paketës ushqimore ishte 4 herë më i lartë se inflacioni i përgjithshëm. Po pensionisti nuk jeton as me tullat, ato i ka ndërtuesi. As me betonin, apo me çimentot, madje as me naftën. Jeton me bukën, qumështin, djathin se nuk i blen dot kështu.

Ndaj dhe, ne në këtë bisedë, duhet t ëflasim për ekzistencën tonë. Si parti, ne premtojmë dhe do i premtoni çdo shqiptari se, kjo situatë e krijuar, në të cilën 46% e qytetarëve janë të kërcënuar nga varfëria, janë në varfëri kërcënuese, mbi të cilën mbi 60 mijë familjë janë në mjerim.

Lexo edhe:

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

Në të cilën, një njeri nuk mund të mendojë kurrë të blejë një shtëpi sepse duhet të punojë 70-100 vjet. Në të cilën, një pensionist që merr sa merr një gjerman për qenin e tij të shtëpisë, se kanë vënë pensione për qenët, kanë vënë rroga për qenët, 130 euro. Një pensionist që merr aq, nuk i mbyll dot ilaçet dhe vaktet.

Ndaj dhe ne, kemi vendosur të ndërmarrim një përmbysje të plotë të shpërndarjes së të ardhurave kombëtare. Dhe kjo përmbysje do të thotë, vendosja me urgjencë e minimumit jetik, 200 euro për frymë për çdo shqiptar. Pensionet të llogaritura mbi këtë minimum. Rroga minimale, 500 euro. Rroga mesatare, 1200 euro.

Jo vetëm kaq. Nuk mundet shteti t’i shesë energjinë tjetrit me të njëjtin çmim si atij me 500 euro rrogën dhe atij me 7 mijë euro rrogën. Jo, kurrë. Kjo nuk do të ndodhë. Edhe më përpara, ne e kemi patur një diferencë, por tani kjo do të sanksionohet dhe çmime te energjisë, çmimet e ujit të pijshëm të disa shërbimeve do të proporcionohen rreptësisht sipas rrogave dhe të ardhurave.

E gjithë beteja jonë ditën e parë të qeverisjes do të jetë, të shtrojë bazën e një starti të fuqishëm për të dalë përsëri në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet. Ne nuk premtojmë diçka që s’e… ne ishim, ishim, më mirë se 6 vende Ballkanit Perëndimor, ishim më mirë dhe se Rumania dhe Bullgaria në vitin 2013, të cilat ishin vende të BE.

Sot, Rumania ka rritur rrogat pesëfish në krahasim me rrogën që ka patur në vitin 2013.

Edi Rama, që gënjeu, tha: unë do t’i bëj rrogat 900 euro. Ju them unë ju, rrogat nga 2013 gjer sot, de facto nuk jane indeksuar tamam. Në qoftë se, ky tani është i paskrupullt, siç është gjithmonë dhe spekulon me kursin e euros.

Kur i leverdis, për vitin 2014 i llogarit me euro. Për vitin 2024, me lekë. Pra, bën një spekulim banal, banal. Kështu që, ne do të kemi këtë objektiv. Ne do të përmbysim shpërndarjen e të ardhurave kombëtare. A do të thotë kjo që ne do të ndalojmë makinerinë e zhvillimit? Absolutisht, jo! Ju garantoj unë, përkundrazi, edhe më shumë. Edhe më shumë do të ndërtojmë. Ku e bazoj, ku janë paratë?

Paratë, një buxhet 8.2 miliardë, në qoftë se do të ndahej 4 mld për rroga, pensione, minimumi jetik, një sasi për shpenzime, sepse çdo zyrë kërkon një shpenzim minimal për t’u mbajtur, dhe tjetra për investime, do mund të bëheshin investime më të mëdha se sa sot.

Po këta kanë instaluar mekanizmat më të turpshme të vjedhjes së buxhetit.

Etiketa: BerishaGjermaniopozitaPDpensionetRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026
BOTA

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026
AKTUALITET

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
Para

Kryeparlamentari kroat: Zagrebi mbështet aspiratat e Kosovës për integrimet euroatlantike

TË GJITHA

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom