• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jurgis Çyrbja, deputeti tipik i listës fituese të Edi Ramës

12:13 : 22/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

I sapodalë në opozitë nga zgjedhjet e vitit 2013, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryesocialistin Edi Rama se fitoi pushtetin me “aleancën e qelbësirave”. Këtë epitet e kishte dhënë nje analist pranë Edi Ramës i cili bëri thirrje të krijohej aleanca e qelbësirave vetëm e vetëm për të rrëzuar qeverinë e djathtë.

Berisha i referohej aleancës, jo edhe aq fluide, që Rama bëri me persona me të shkuar kriminale apo me eksponentë të krimit të organizuar për t’i futur drejtëpërdrejtë ose indirekt në Parlament.

Shembulli më tipik i asaj që kryedemokrati e konsideroi si ‘aleancë e qelbësirave” ishin më së paku 10 deputetë të mandatit të parë të Ramës, të përfolur si të lidhur me malavitën të cilët më pas humbën mandatin për shkak të “Dekriminalizimit”. Bashkë me ta, edhe drejtues lokalë e zyrtarë të rëndësishëm socialist u larguan nga detyra, pasi kishin fshehur të kaluarën e tyre problematike e kriminale.

Efektet e ligjit të “Dekriminalizimit” nuk e dekurajuan aspak Ramën për të vijuar “aleancën fluide” me eksponentë të botës së krimit e për të sjellë në Parlament njerëzit që përfaqësonin pushtetin e nëntokës së errët.

Lexo edhe:

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

A është një prej këtyre përfaqësuesve edhe Jurgis Çyrbja, i arrestuar këtë të dielë (20 Tetor 2024) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për disa vepra penale që lidhen me korrupsionin zgjedhor, por edhe për mbrojtjen e një personi të shumë-kërkuar nga drejtësia, Altin Hajri?

Çyrbja është deputet prej dy mandatesh, por emri i tij është përmendur më shpesh për raste kur shfaqen edhe personazhe me probleme të theksuara me ligjin penal.

Në vitin 2016, Jurgis Çyrbja, në atë kohë Drejtor i Hipotekës së Durrësit, firmosi aktin, nëpërmjet të cilit Emiljano Shullazi u shndërrua në pronar me 30 përqind të ish-hotel “Vollga”, në Durrës. Ndërsa pjesa tjetër e kësaj pronë është blerë nga biznesmeni Luan Leka. Pra Leka dhe Shullazi janë ortakë tek ish-Hotel Vollga në Durrës.

Për atë rast, Shullazi është dënuar me 14 vjet burgim për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Çyrbja ishte dëshmitar në gjyq dhe deklaroi se kishte zbatuar vetëm ligjin, pavarësisht se të dhënat në seancat gjyqësore treguan gjëra të tjera.

Megjithatë, Çyrbja jo vetëm që nuk pati asnjë penalitet, por, përkundrazi, në vitin 2017 ai mori bekimin e Edi Ramës për të qenë në listën e kandidatëve fitues të Partisë Socialiste në Durrës. Pra Shullazi në burg ndërsa Çyrbja në Kuvend.

Pas atyre zgjedhjeve, ish-deputeti dekomkrat, Ervin Salianji, publikoi një video, në të cilën Çyrbja, në praninë drejtuesve kryesorë politikë të Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit, Vangjush Dako dhe Ardian Çela, u shfaq në një darkë festive për zgjedhjet, me anëtarë të grupit kriminal nga Shijaku, të njohur më së shumti me emrin “Avdulaj”.

Sërish Çyrbja vijoi i qetë mandatin e deputetit. Të dhënat e cituara së fundmi nga media tregojnë se, më së paku 7një ish-eksponent i rëndësishëm i kriminalitetit në Durrës, Edmond Çekiçi (tashmë i vdekur), ka ndikuar që emri i Jurgis Çyrbjas të ishte në listën e sigurt fituese të kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2021.

Për momentin, është herët për të zbuluar plotësisht nëse Mond Çekiçi dhe njerëz të tjerë pranë tij kanë qenë ndikues në përcaktimin e listës së Durrësit. Por, fakti është që, në listën e dorëzuar nga Edi Rama në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në vitin 2021, emri i Jurgis Çyrbjas ishte i treti, pra në pjesën e fituesve të sigurt.

Pas arrestimit të tij, të dhënat e pakta të rrjedhura deri më tani nga SPAK-u, referojnë se Jurgis Çyrbja, në vitin 2020, kur kishte mandat deputeti, ka fshehur në shtëpinë e tij një eksponent të shumë-kërkuar nga drejtësia, Altin Hajri, i njohur si pronar i hotel “Golden” në Shijak.

Hajri kërkohej dhe vijon ende të kërkohet nga drejtësia, e cila e cilëson si organizator dhe ekzekutues të Jan Prengës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në 17 janar 2020.
Ndërkohë Ccyrbja dorëzoi mqndatin e deputetit para se Spak ta arrestonte me qëllim që në median të thuhet ish-deputeti i Edi Ramës dhe jo deputeti siç edhe është në fakt. Ajo që bie në sy është fakti që Çyrbja gënjeu publikisht duke thënë se e la mandatin për arsye shëndetësore. Edhe gangster edhe hilacak!

Etiketa: arrestimiEdi RamaJurgis Çyrbjakorrupsionkrimipsqeveriaspakvotimezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

21:20 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

21:00 : 04/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

17:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
Para

"Kosova i rriti pensionet 5 herë më shumë"/ Teliti: Rama u tall me pensionistët

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com