• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Foto e gjeneruar me ChatGPT

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, njëjtë si shefi i saj, Edi Rama, ka dalë publikisht në mbështetje të projektit turistik në Zvërnec, duke e cilësuar investimin prej 4 miliardë eurosh si një mundësi të madhe për ekonominë shqiptare.

Sipas saj, Shqipëria duhet të ndjekë modelin e vendeve të Mesdheut si Mali i Zi, Kroacia, Greqia dhe Turqia, të cilat e kanë kthyer turizmin në motor zhvillimi ekonomik.

Koçiu argumenton se projekti do të krijojë vende pune, do të rrisë standardet e turizmit dhe do të gjenerojë investime të tjera në zinxhir në të gjithë vendin.

“Investimi prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec nuk është një projekt i mbyllur apo i izoluar, por një mundësi që do të krijojë vende pune, do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit”, shkruan ajo.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

Çfarë thonë dokumentet zyrtare për zonën ku do të ndërtohet projekti

Mirëpo zona ku planifikohet investimi ndodhet brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, dokumentet shtetërore e rendisin ndër hapësirat më të rëndësishme natyrore në Shqipëri.

Sipas Planit të Menaxhimit të vitit 2019, Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe bregdetare në vend dhe përbën zemrën e kompleksit të mbrojtur.

Në dokument evidentohet se:

1/Në zonë janë regjistruar rreth 30 mijë shpendë.

2/Mbi 23% e shpendëve ujore dimëruese të Shqipërisë strehohen në këtë territor.

3/Zona përfshihet në rrjetin Emerald të Konventës së Bernës.

4/Njihet ndërkombëtarisht si Zonë e Rëndësishme për Shpendët (IBA).

5/Konsiderohet Zonë Kryesore e Biodiversitetit (KBA) në nivel global.

6/Përmbush kriteret e Konventës Ramsar për ligatinat me rëndësi ndërkombëtare.

Flamingot, breshkat detare

Një nga simbolet më të njohura të Vjosë-Nartës janë flamingot rozë, të cilat përdorin lagunën për ushqim dhe dimërim.

Por fauna e zonës nuk kufizohet vetëm te flamingot. Dokumentet e menaxhimit evidentojnë praninë e:

pelikanëve;

çafkave;

karabullakëve;

rosave të egra;

breshkave detare;

një numri të madh gjitarësh, amfibësh dhe zvarranikësh.

Ndërkohë një tjetër element i veçantë janë dunat ranore të Vjosë-Nartës, të cilat sipas dokumenteve zyrtare konsiderohen “dunat e fundit të mbetura të bregdetit shqiptar”.

Jo vetëm natyrë, por edhe histori mijëravjeçare

Brenda zonës ndodhen disa prej aseteve më të rëndësishme historike dhe kulturore të rajonit.

Mes tyre:

Manastiri i Zvërnecit (Kisha e Shën Mërisë) – monument kulture i shekullit XIII, i njohur për afresket dhe gdhendjet e tij.

Treporti – zonë arkeologjike me gjurmë të periudhës greko-romake, që shërbente si port lidhës mes Aulonës, Apolonisë dhe Orikut.

Spinarica – qytet mesjetar i përmendur në dokumentet historike si një nga qendrat më të rëndësishme tregtare të Adriatikut.

Rama: “S’bëhet llaf”

Ndërsa protestat vijojnë prej disa ditësh në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti.

Përmes një videoje të publikuar nga Porto Montenegro në Mal të Zi, Rama e paraqiti projektin si pjesë të vizionit të “Shqipërisë së Re Europiane”.

“S’bëhet llaf më”, deklaroi ai, duke sinjalizuar se qeveria mbetet e vendosur për realizimin e investimit.

Protesta që po zgjerohet

Prej disa ditësh qindra dhe mijëra qytetarë, aktivistë, ambientalistë dhe të rinj janë mbledhur përpara Kryeministrisë duke kërkuar ndalimin e projektit.

Simbol i protestës është bërë flamingoja rozë, si referencë ndaj specieve që jetojnë në lagunë.

Ndryshe nga protestat tradicionale politike, organizatorët kanë deklaruar se lëvizja është qytetare dhe jo partiake.

Jehona ndërkombëtare

Debati për Zvërnecin ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Media britanike BBC i kushtoi një artikull të zgjeruar protestave, duke theksuar përplasjen mes qeverisë dhe aktivistëve mjedisorë për projektin e lidhur me investitorët e huaj.

Në raportim theksohet se kundërshtarët e projektit kanë ngritur shqetësime për ndikimin që zhvillimi mund të ketë mbi flamingot dhe habitatet e mbrojtura të zonës.

Po ashtu edhe The Guardian ka raportuar mbi protestat, ndërsa lajmi për zhvillimet në Zvërnec është renditur ndër artikujt më të lexuar të medias britanike.

Për herë të parë pas shumë vitesh, një debat mbi mbrojtjen e natyrës në Shqipëri është kthyer në një çështje me jehonë të gjerë ndërkombëtare.

Përplasja që vazhdon

Në një moment kur përplasja mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së trashëgimisë natyrore po bëhet gjithnjë e më e fortë, projekti në Zvërnec është kthyer në një sprovë të madhe për mënyrën se si Shqipëria zgjedh të ndërtojë të ardhmen e saj, shkruan Boldnews.

Për qeverinë, ai përfaqëson një shans historik për transformim ekonomik dhe integrim të mëtejshëm të vendit në hartën e turizmit mesdhetar.

Për qytetarët, mbetet një vijë e kuqe që prek një nga ekosistemet më të rralla dhe më të mbrojtura të Adriatikut, ku natyra, historia dhe biodiversiteti ndërthuren në mënyrë unike./Boldnews

Etiketa: Albana Koçiubreshkat detareEdi RamaFlamingotprojektprotesteZvërneci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

21:41 : 15/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
Para

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş