• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“SPAK, garanci që Rama dhe banda e tij të vjedhin të patrazuar për të mbajtur pushtetin”

11:43 : 21/09/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaron se SPAK nuk i ka arritur pritshmëritë.

Në një konferencë për shtyp, ajo tha se niveli i korrupsionit në vend është rritur dhe këtë gjë e dëshmojnë të gjitha raportet ndërkombëtare, përfshirë raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Tetë vjet më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet të ashtuquajturën “reformë në drejtësi”.

Pavarësisht vërejtjeve të opozitës dhe të një pjese të analistëve politikë për “dorëzimin e drejtësisë në duart e pushtetit”, publiku pati pritshmëri që lidheshin me dhjetëra probleme të gjyqësorit. Pjesë e reformës, ndër të tjera, ishte edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar-SPAK.

Lexo edhe:

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

Sot pas tetë vitesh, publiku që pati ato pritshmëri legjitime duhet të informohet mbi ecurinë, rezultatet dhe pasojat e sistemit të ri të drejtësisë. Duhet ta dinë se sot pas 8 vitesh, reforma në fjalë, jo vetëm nuk arriti pritshmëritë, por, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, përfshirë edhe Departamentin e Shtetit Amerikan, niveli i korrupsionit është rritur, duke u shtrirë në formë kapilare në të gjitha nivelet, përfshirë dhe më të lartat.”– deklaron Vangjeli.

Sipas Spending Data, për vitet 2019-2024 shqiptarët kanë shpenzuar 100 milion euro vetëm për paga për të gjitha prokurorët e vendit. Në këtë shifër luksi nuk përfshihet sistemi gjyqësor.

Rezultati është:

1. Hetim i mangët i dosjes së sterilizimit – kallëzuar nga PD;

2. Hetim i mangët i dosjeve për të tre inceneratorët – kallëzuar nga PD. Rezultati ka qenë dhe mbetet arresti i disa punëmarrësve, të gradës “F” në shkallën e vjedhjeve dhe të implikimit. Çka publikut vërtetë duhet ta dijë: asnjë para e gjetur, asnjë para e kthyer në arkën e shtetit, në xhepat e tyre, në rrugë, shkolla, ndihmë sociale apo parqe. Mbi të gjitha, Edi Rama dhe Erion Veliaj vijojnë të jenë të lirë, vijojnë të shesin mend, vijojnë të marrin dhe të fshehin 80 mijë euro në ditë vetëm për Tiranën, e cila nuk ka incinerator, por është mbytur në plehra.

3. Sa i takon vjedhjes tjetër të madhe, mamuthit të korrupsionit, dosjes 5D, kallëzuar nga PD, rezultati është i njëjtë: Veliaj vazhdon të jetë i lirë, të vjedhë i pashqetësuar, ndërsa paratë shkojnë në ‘drejtim të paditur’. Edhe ky krim, ashtu si inceneratorët, është klasifikuar nga Altin Dumani si ‘krim intelektual’ i vështirë për t’u zbuluar.

4. Nëse kërkoni rezultat për hetimin e “çështjes McGonigal”, kallëzuar nga PD, lodheni kot: Edi Rama as nuk është pyetur! Pavarësisht se ka korruptuar një kryeagjent të partnerit më të madh të Shqipërisë, ai vazhdon të luajë liderin global.

5. Tuneli i Llogarasë, kallëzim i PD, dhe vepër kriminale mbetet e pahetuar, e pangacmuar, ndërsa autorët rrisin pushtetin dhe oreksin me shpenzimet e shqiptarëve.

6. Rezultati për vjedhjen e pronës publike nga “investitori strategjik” Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres strategjike Olta Xhaçka, e ka një rezultat: arrestimin e Jorgo Goros, ‘kokës së turkut’ për të shpëtuar ministren e Ramës. Investimi strategjik vazhdon, kështu edhe shpërgfillja që qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë i bëjnë Gjykatës Kushtetuese dhe partnerëve ndërkombëtarë.

7. Manipulimi me pronën publike dhe vjedhja ashiqare e saj me VKM nga Edi Rama, në përfitim të ‘botuesit të oborrit’ dhe përfituesit të paligjshëm, Carlo Bolino, gjithashtu është i patrajtuar nga SPAK. Carlo vazhdon të përfitojë para duke ushtruar aktivitet privat mbi pronën private të familjes Begeja, dhuruar prej tyre si vakëf për ndërtimin e gjimnazi publik për fëmijët e komunitetit.

8. Rama ndërkohë zhvendoset në jug ku hedh në emër të familjarëve të tij 34 mijë metra tokë bregdetare, me qëllim gllabërimin e Gjirit të Gjipesë, një nga më të bukurit dhe i vetmi ende i pashfrytëzuar në vijën Dhërmi-Himarë.

PD deklaron se “kjo është punëzeza e Prokurorisë Speciale dhe të reformuar vetëm në emër, ndërkohë që shpërblimi nga taksat tuaja nuk i ka munguar.

Mos harroni këtu faturën edhe më të kripur, që paguhet ‘nën dorë’, që këto dosje as të mos hapen dhe as të mos mbyllen. Apo pagesat që merren që të mos hetohen dosjet që sjell opozita, por e kundërta të ndodhë, ata që sjellin dosjet kundër qeverisë të hetohen dhe të burgosen. Janë pra 100 milion të deklaruara e disa fish të padeklaruara, që ‘drejtësia e re’ të mbyllë të gjitha kallëzimet e PD dhe të hapë hetime kundër liderit të opozitës Sali Berisha dhe familjes së tij, deri te nipërit e mbesat, ende të palindur në kohën kur ai ishte kryeministër.

Siç e keni parë në dosjen e SPAK, ‘krimet’ e familjes Berisha dhe Malltezi janë bamirësia për fëmijët autikë dhe pagesa e faturave të spitalit të zonjës Liri Berisha. Çdo bir dhe bijë në Shqipëri, që paguan për kurimin e prindërve të vet, siç shqiptari e ka zakon të vjetër e të shenjtë, me siguri i vjen ndot nga ky standard çnjerëzor që kërkon të vendosë SPAK.

Këta prokurorë, këto mendje të mbrapshta, po shndërrohen në monstra të fëmijëve tanë”.

PD deklaron se kjo Prokurori Speciale po rezulton thjesht një garanci që Rama dhe banda e tij të vjedhin të patrazuar për të mbajtur pushtetin dhe ushqyer SPAK.

“Sot janë 100 milionë, por kostot e monstrave rriten me kalimin e kohës“- deklaron PD.

Etiketa: ALTIN DUMANIEdi RamaErion VeliajGenta VangjeliinceneratoretPDSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025
AKTUALITET

Si ra alibia e 115 mijë eurove që u gjetën në kasaforën e Ajola Xoxës

14:54 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Goditja e grupit të trafikut të drogës, ja kush është biznesmeni i shpallur në kërkim

11:00 : 27/07/2025
AKTUALITET

Vëllai i Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

09:35 : 27/07/2025
Para

SPAK dërgon për gjykim anëtarët e grupit kriminal të Jetmir Kastratit - EMRAT

TË GJITHA

Betonizimi/ Bashkitë arkëtojnë 47 milionë euro nga taksa e ndërtesës

16:51 : 27/07/2025

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

16:29 : 27/07/2025

Kishte shkuar me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

16:18 : 27/07/2025

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

15:38 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com