• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera “5D”/ Këlliçi: Prokurori Braho po kursen Veliajn, SPAK të sekuestrojë asetet

14:34 : 23/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

“Hetime boshe për të arrestuar disa drejtorë, hajdutë banalë që i kanë shërbyer shefit, për të vjedhur dhjetëra e qindra miliona euro, NUK QUHEN DREJTËSI.”

Kështu u shpreh anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat nga selia blu, ku deklaroi se prokurori i SPAK, Klodian Braho po kursen “kreun e kësaj organizate kriminale, si dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj”.

Këlliçi citoi dosjen e Prokurorisë së Posaçme dhe theksoi se nga përgjimet punonjësit e deklarojnë hapur se pronari i hotelit të kësaj kompanie është Erion Veliaj. Ai shtoi më tej se administratori i kompanisë “5D Konstruksion”, Nestor Muhametllari është i lirë dhe asetet e llogaritë bankare vazhdojnë të jenë të pa sekuestruara.

Sipas tij, e gjitha kjo është një drejtësi me regji, ku arrestojmë disa drejtorë që mbajnë burgun për shefin dhe paratë e pronarit faktit Erion Veliaj, nuk guxojnë të preken. Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të bllokojë të gjitha asetet e kompanisë 5D, Redi Mollës, Mariglen Qatos, Nestor Muhametllarit dhe çdo individi tjetër të përfshirë, duke mos harruar dhe Veliajn.

Këlliçi paralajmëroi se ditët në vijim do të publikojë të tjera dokumente tronditëse për korrupsionin dhe hajdutërinë e kësaj bande, teksa u bëri thirrje qyetarëve që të marrin pjesë të premten në protestën para Bashkisë së Tiranës.

Lexo edhe:

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Po bëhen tashmë 4 javë nga arrestimet e drejtorëve hajdutë të Bashkisë Tiranë, për mega aferën korruptive të kompanisë 5D KONSTRUKSION. Hetimet faktuan atë çka kemi kallëzuar 1 vit më pare, sesi korrupsioni në Bashkinë e Tiranës tashmë nga norma 20-30-40 % kishte kaluar në masën 100%. 45 tendera me vlerë 28 milionë euro dhe 3 leje ndërtimi janë ajo që ne faktuam me dokumente dhe prova të pamohueshme, për këtë grup të strukturuar kriminal. SPAK dhe në këtë rast prokurori Klodian Braho, duket se janë mjaftuar vetëm me arrestimin e Mariglen Qatos dhe Redi Mollës, duke kursyer për të disatën herë kreun e kësaj organizate kriminale, si dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Nga kjo foltore, prej më shumë se 7 muajsh kam bërë publike dokumentacionin që e lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë Erion Veliajn me inceneratorin e Tiranës. Nga kjo foltore kam publikuar komunikime telefonike dhe e-maile që lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë Erion Veliajn me inceneratorin e Tiranës. Nga kjo foltore kam bërë publike shkresën e zv/ Kryeministres Belinda Balluku, që e shkruante e zezë mbi të bardhë se Erion Veliaj është përgjegjës direkt për bllokimin e Njësisë së Zbatimit të Projektit, për të cilën do të mbante ai përgjegjësi për dëmin që po i shkaktonte palës shtet. Nga kjo foltore u kam dërguar prokurorëve të SPAK intervistën e ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj, ku e akuzonte direkt Erion Veliajn se është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës. Ndërkohë, këto 4 javë kemi patur mundësi të lexojmë të gjithë dosjen e kompanisë 5D, ku punonjëset shprehen hapur se pronar në hotelin e kësaj kompanie është “LALI”, e “lal” të vetëshpallur veç një ka në Shqipëri, ai është Erion Veliaj.

I rendita të gjitha këto fakte pasi ende sot nga SPAK nuk ka asnjë veprim për të sekuestruar asetet dhe paratë e kompanisë së Inceneratorit te Tiranës, por me flagrant është fakti se ende pas 1 muaji nuk kemi asnjë bllokim të aseteve të kompanisë së 5 Drejtorëve. Administratori Nestor Muhametllari është i lirë dhe asetet e llogaritë bankare vazhdojnë të jenë të pa sekuestruara. E gjitha kjo është një drejtësi me regji, ku arrestojmë disa drejtorë që mbajnë burgun për shefin dhe paratë e pronarit faktit Erion Veliaj, nuk guxojnë të preken. I bëjmë thirrje SPAK, se hetime boshe për të arrestuar disa drejtorë, hajdutë banalë që i kanë shërbyer shefit, për të vjedhur dhjetëra e qindra miliona euro, NUK QUHEN DREJTËSI.

Sot, jo nesër, por SOT, duhet të bllokohen të gjitha asetet e kompanisë 5D, Redi Mollës, Mariglen Qatos, Nestor Muhametllarit dhe çdo individi tjetër të përfshirë, duke mos harruar njëlloj si në dosjen e inceneratorëve, Kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn.

Opozita është e angazhuar të mbajë premtimin e dhënë, për të bërë transparencë për bandën kriminale të Bashkisë Tiranë, ndaj ditët në vijim do të kemi të tjera dokumente tronditëse për korrupsionin dhe hajdutërinë e kësaj bande famoze. Shtetasi Erion Veliaj, do të japë llogari për çdo vjedhje e abuzim që i ka bërë Tiranës, duke mos harruar kurrë as vdekjen e Ardit Gjoklajt, as shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, as vjedhjen e taksave të kryeqytetasve dhe ta harrojë se ka SPAK apo ndërkombëtar që e mbron dot. Gjej rastin sërish, të ftoj qytetarët e Tiranës, të mblidhemi në protestën e radhës, përpara bashkisë më të korruptuar në Europë, ditën e premte, datë 26 prill, ora 11:00, për ta çliruar Tiranën nga një bandit, i cili do të mbahet mend si hajduti më i madh i këtij qyteti.  O sot, o kurrë!

Etiketa: 5DaferaBelind KëlliçiErion VeliajKlodian Brahokorrupsioniprokurorispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

11:56 : 25/07/2026
AKTUALITET

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026
AKTUALITET

Nga Fox News te CNN/ Mediat e huaja “llogari” SPAK-ut për Zvërnecin dhe Sazanin

15:04 : 24/07/2026
AKTUALITET

Administrativja rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado

11:08 : 24/07/2026
AKTUALITET

Veliaj në gjykatë: Ols Dado nuk është prokuror, emërimi i tij bie ndesh me ligjin

09:45 : 24/07/2026
AKTUALITET

Gjyqi kundër Ols Dados, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

09:15 : 24/07/2026
Para

Dyshohet se morën rryshfet, arrestohen 8 policë të doganës Bozhaj-Hani i Hotit (EMRAT)

TË GJITHA

Spanja dhe Franca po digjen/ Mbi 250 mijë banorë detyrohen të braktisin shtëpitë

15:26 : 25/07/2026

Momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren që mbante peng

15:14 : 25/07/2026

Përshkallëzohet konflikti, Arabia Saudite dhe Houthit godasin njëra-tjetrën

15:01 : 25/07/2026

“Monopoli” Sigal/ Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë për Avni Ponarin

14:51 : 25/07/2026

KLSH nxjerr “skandalin” në Portin e Durrësit/ Miliona euro dëm, rekomandohet shkarkimi i Pirro Vengut

14:43 : 25/07/2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

14:22 : 25/07/2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

14:06 : 25/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinobetwoongrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş