• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta para Bashkisë Tiranë: Erion Veliaj shko tek shokët e tu në burg!

14:49 : 04/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtarët e forcës politike “Lëvizja Bashkë”, të drejtuar nga Alrind Qori, kanë mbajtur këtë të enjte një protestë para godinës së Bashkisë së Tiranës, pas arrestimeve me urdhër të SPAK të disa prej ish-drejtorëve kryesorë të kësaj bashkie si Mairglen Qato dhe Redi Molla, të cilët kishin përfituar miliona euro tendera me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”.

Aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” kanë shkruar në muret e bashkisë “Erion Veliaj shko te shokët”, duke iu referuar kryebashkiakut të kryeqytetit, teksa “Erion Veliaj” në burg” e kanë shkruar dhe në një prej automjeteve të parkuara pranë bashkisë.

Në një reagim rrjetet sociale, pas protestës, “Lëvizja Bashkë” shprehet se pesë drejtorët kishin bërë kërdinë duke vjedhur 30 milionë euro nga buxheti i bashkisë, për të ndërtuar hotele e vila luksoze, për të cilat dyshohet se është bashkëpronar edhe Erion Veliaj.

Sipas saj, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për paratë e grabitura të cilat janë mundi i qytetarëve të Tiranës. “Lëvizja Bashkë” shprehet se paratë e qytetarëve shkuan në pak duar të drejtorëve dhe të vetë Veliaj.

“Ndryshe nga ajo që thua ti, korrupsioni dhe përvetësimi parave publike nuk është thjesht shpërdorim detyre, nuk është përgjegjësi individuale, por është pjesë e një strukture të mirëorganizuar kriminale dhe ti je në krye të saj. NDAJ ERION VELIAJ, SHKO TE SHOKËT E TU: NË BURG!” thuhet ndër të tjera në reagim.

Lexo edhe:

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

Postimi i plotë:

ERION VELIAJ SHKO TE SHOKËT!

Bashkia në duart e Erion Veliajt njihet për aferat korruptive, që nga tenderi i kancelarive e deri tek skandali i inceneratorëve. Arrestimi i drejtorëve të bashkisë, ka qenë lajmi më tronditës i ditëve të fundit. Pesë drejtorët kishin bërë kërdinë duke vjedhur 30 milionë euro nga buxheti i bashkisë, për të ndërtuar hotele e vila luksoze, për të cilat dyshohet se është bashkëpronar edhe Erion Veliaj.

Po kush paguan në Bashkinë Tiranë?

Paratë e grabitura nga ata, janë mundi i qytetarëve të Tiranës; janë detyrimet e paguara të prindërve, dyqanxhinjve, tregtarëve të vegjël dhe të ndershëm; janë puna e përditshme e të gjithë atyre që jetojnë përmes pagës ose pensionit, i cili në shumicën e rasteve është i pamjaftueshëm, por ata prapëseprapë i përgjigjen detyrimeve të tyre.

Po kush e mban barrën e vjedhjes?

Ata që e pësojnë janë banorët e Astirit, që nuk kanë shkolla dhe çerdhe për fëmijët e tyre; janë banorët e 5 Majit, Astirit, Selitës, Freskut dhe Kombinatit, që i latë në qiell të hapur; janë banorët e Rrugës së Dibrës, Rrugës së Kavajës, Rrugës së Durrësit, Rrugës së Elbasanit, Komunës së Parisit e kudo ku ka ndërtime, që hanë pluhurin dhe betonin e kullave; janë qytetarët që rendin për të kapur urbanin, por ngecin në trafikun e çmendur të Tiranës; janë fëmijët që nuk gjejnë një park për të luajtur; janë ata që ju i sëmurët me ajrin e ndotur të Tiranës; janë qytetarët që zgjohen me zhurmat e pompave të ujit, ata që kthehen në shtëpi duke kaluar në rrugët e pashtruara dhe të pandriçuara të këtij qyteti, dhe ata që flenë me zhurmën e betoniereve!

Ku shkuan paratë e qytetarëve?

Në pak duar!

Në duart e drejtorëve dhe të tuat, Erion Veliaj!

Ndryshe nga ajo që thua ti, korrupsioni dhe përvetësimi parave publike nuk është thjesht shpërdorim detyre, nuk është përgjegjësi individuale, por është pjesë e një strukture të mirëorganizuar kriminale dhe ti je në krye të saj.

NDAJ ERION VELIAJ, SHKO TE SHOKËT E TU: NË BURG!

Etiketa: bashkia tiranedrejtoretErion VeliajkorrupsioniLevizja "Bashke"protesteshko tek shokët

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
Para

Vuçiç kërkon formimin e një ekipi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

TË GJITHA

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom