• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Noka: Sot drejtësia tregoi se është batalion i pushkatimit politik në duart e Ramës

18:44 : 25/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur në tubimin qytetar tek ‘Rruga e Shpresës’ është shprehur se, dita e sotme është një nga ditët më të errëta të Shqipërisë, pasi drejtësia tregoi se është batalion i pushkatimit politik në duart e Edi Ramës.

Deklaratat e Nokës u bënë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që vazhdoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kreun e opozitës, Sali Berisha.

“Sot për drejtësinë në këtë vend ishte një ditë e zezë, një nga ditët e saj të zeza që i kemi parë shpesh në këtë periudhë. Sot edhe për demokracinë ishte një ditë e zezë. Drejtësia e re politike sot dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka treguar se është padrejtësi.

Pa prova, pa asnjë fakt, pa asnjë argument, kreu i opozitës lihet në arrest shtëpie vetëm pse e vërteta që ai artikulon, e vërteta që ai publikon, i ther shumë Edi Ramës dhe regjimit të tij. Sot ishte një nga ditët më të errëta në 33 vjet, sepse sot e gjithë drejtësia tregoi se nuk është drejtësi, por një batalion i pushkatimit politik në duart e Edi Ramës.

Sot, shqiptarët panë se si kanë vepruar dhe po veprojnë të gjitha segmentet e të famshmes drejtësi të re, njëlloj si dikur drejtoritë e Sigurimit të Shtetit. E famshme drejtori e dytë e Sigurimit të Shtetit, drejtohet nga Dumani. E mbani mend dikur Haznedarin? Sot Haznedarin e ka zëvendësuar Dumani.

Lexo edhe:

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

Haznedari dikur ishte hanxhari i Enver Hoxhës për armiqtë e partisë, Dumani sot është hanxhari i Edi Ramës për armiqtë e PD dhe të regjimit të hajdutëve. Të dashur miq, e keni parë se si po e shkatërrojnë këtë vend, se si e shndërrojnë këtë vend nga një vend të bekuar, duan ta kthejnë në vend të mallkuar. Kjo e gjitha nuk është rastësi, por është një skenar i qartë, për arsye se i vetmi që i bëri ballë këtij skenari, i vetmi njeri që e refuzoi këtë skenar dhe i vetmi njeri që e denoncoi këtë skenar, quhet Sali Berisha.

Për këtë arsye, mercenarët e Sorosit vendosën t’i mbyllin gojën, të pamundur ta gjunjëzojnë, vendosën ta arrestojnë vetëm për një qëllim që Sali Berisha të mos mundet të thotë të vëërtetat, që Sali Berisha të mos mundet t’u çjerrës maskën këtyre skenarëve ogurzi për drejtësinë, për Shqipërinë dhe për demokracinë në këtë vend.

Edi Rama me qeverinë e tij po vjedh, po shkatërron dhe po shpopullon Shqipoërinë. E gjitha kjo nuk është rastësore, por pjesë e një skenari. Me drejtësinë e tij, ai po mundet të asgjësojë opozitën dhe të rikthejë monizmin. Por ne jemi njerëz të lirë, ne jemi njerëz që kemi guxuar dhe kemi rrëzuar regjime. Ndaj jemi sot këtu për të guxuar, jemi sot këtu për të luftuar, jemi sot këtu për të demonstruar atë që Edi Rama e ka tmerr, betejën për lirinë, betejën për votën e lirë, betejën për demokraci ne nuk e lëshojmë.

Janë beteja që sado të përpiqet Edi Rama, ne do i fitojmë. Ne arritëm të rrëzojmë diktaturën, ne do arrijmë të rrëzojmë edhe këtë diktaturë. Ne jemi sot të vendosur që rruga jonë nuk ka kthim, jemi më të vendosur se kurrë dhe rruga jonë është vetëm një: fitorja, fitorja dhe vetëm fitorja. Edi Rama i ka bërë të gjitha hesapet gabim. Edi Rama me të gjithë hanxharët e tij, sepse PD dhe opozita nuk mund dhe kurrë nuk do të mundë Edi Rama ta asgjësojë.

Se PD ka ngadhënjyer dhe do ngadhënjejë mbi çdo diktaturë. Se PD dhe Sali Berisha nuk bëjnë mbrapsht. Ne jemi sot këtu për t’u thënë, Dumanë apo Sadushë, që fshiheni pas drejtësisë, por veproni në emër të partisë, ligji nesër do bjerë mbi kokat tuaja. Por mbi ju do bjerë edhe urrejtja e çdo shqiptari të lirë, se po përpiqeni t’i vrisni lirinë. Mbi ju do bjerë edhe liria, kur padroni nesër nuk do jetë. Ju jeni vegla të shkatërrimit të këtij vendi, jeni vegla që po mbroni batërdinë që po bëhet në këtë vend.

Tani po del Edi Rama dhe Xhorxh Soros, tani po nxjerrin kokën sepse bënë gjithë këtë betejë për të kapur drejtësinë, që të vjedhin, që të shkatërrojnë, që të shpopullojnë Shqipërinë dhe që të eliminojnë opozitën duke burgosur liderin e saj.

Llogaritë i kanë bërë gabim se çdo llogari që bëhet pa popullin është e gabuar. Ndaj u themi se populli do u bëjë llogaritë siç duhet dhe dita e gjykimit të Edi Ramës do të vijë. Por kur të vijë ajo ditë, nuk do kenë ku të futen.”, tha Noka.

Etiketa: BerishaEdi RamaFlamur NokagjykatakorrupsionPDqeveriaspak gjkko

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
Para

Plagosi komshiun polic pas sherrit mes grave, ja pse ishte dënuar Arben Pjeçi

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com