• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tensionet në veri/ VOA: BE duhet ta rimendojë kornizën e dialogut Kosovë-Serbi

18:56 : 28/09/2023
në BOTA, RAJONI

Lexo edhe:

Kosovë/ Qeveria në detyrë miraton buxhetin për vitin 2026

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

Ditë pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës, njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor kritikuan qasjen e bashkësisë ndërkombëtare në rajon dhe thanë se hapësira e lënë nga mungesa e angazhimit të Perëndimit në rajon, përfshirë procesin e stagnuar të integrimit evropian, ka krijuar një terren të përshtatshëm për tensione te vazhdueshme.

Sonja Biserko, drejtuese e Komiteti i Helsinkut për të Drejta të Njeriut në Beograd, ka pak mëdyshje se Beogradi zyrtar qëndron pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës. Prej grafiteve që paralajmëronin kthimin e ushtrisë së Serbisë në Kosovë nëpër qytetet e Serbisë e deri te dëshmitë e gjetura nga autoritetet në Kosovë pas përballjes me grupin e armatosur, zonja Biserko thotë se ishte e qartë se diçka do të ndodhte dhe se Beogradi është përgjegjës. Bazuar në informacionet e deritashme, thotë ajo, është e qartë që “disa forca nga Serbia shkuan në Kosovë për të provokuar një konflikt, në mënyrë që ushtria serbe të hynte dhe të vendoste vijën ndarëse me Kosovën te lumi Ibër.”

“Beogradi është i vetëdijshëm që ka shkelur vijën e kuqe dhe tani po mundohet, me çdo mjet, të zvogëlojë rolin e vet në këtë akt terrorist,” thotë zonja Biserko.

Por, ajo fajëson edhe qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë për këtë përshkallëzim.

Zonja Biserko thotë se bashkësia ndërkombëtare i ka injoruar paralajmërimet e udhëheqësve në Prishtinë ngaqë e sheh Serbinë si faktorin kryesor në rajon dhe për shkak të sulmit rus në Ukrainë.

“Beogradi shfrytëzoi mundësinë e kësaj tolerance nga Perëndimi përgjatë këtij një viti e gjysmë, që kur filloi agresioni rus ndaj Ukrainës, kur Perëndimi u rikthye në Ballkan, pas gati 15 vjet mungese angazhimi, për të parandaluar hapjen e një fronti të dytë dhe po shpresonin që ta sillnin Serbinë në Perëndim, gjë që nuk e kanë bërë dot,” thotë ajo.

Ajo shton se rajoni është në një pikë kritike; shtetet fqinje nuk i besojnë Serbisë dhe se prirja e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor është negative.

“I tërë rajoni është i bindur se Beogradi ishte i përfshirë në këtë rast. Dhe do të shtoja se ky është synim i Beogradit për një kohë dhe po priste momentin që ta realizonte këtë synim, në Kosovë dhe gjetiu. Problemi i politikës dhe strategjisë së Perëndimit në rajon tani, është se për shkak të rëndësisë së Beogradit, që e konsiderojnë si përparësi të tyre, të gjitha shtetet fqinje janë neglizhuar dhe po u bëhet presion të bëjnë lëshime. Si në Kosovë, si në Mal të Zi, si në Bosnjë… Serbia po i minon të gjitha këto shtete vazhdimisht, sistematikisht,” sipas zonjës Biserko.

Përkundër thirrjeve nga Uashingtoni të këtyre ditëve për t’iu rikthyer dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zonja Biserko e sheh fatin e tij të lidhur ngushtë me politikën që Perëndimi do të ndjekë pas sulmit të grupit të armatosur serb në Kosovë. Sipas saj, mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur dialog që kur është diskutuar ndarja e Kosovës dhe se Serbia po blen tani kohë për ndryshimin e rrethanave politike në Shtetet e Bashkuara me shpresë për ta rikthyer idenë e ndarjes në agjendë. Perëndimi, sipas saj, duhet të ndryshojë pozicionin e tij, tani të minuar, në Ballkanin Perëndimor.

“Nëse Perëndimi nuk ndryshon politikën, është vështirë të imagjinosh se ky dialog do të funksionojë,” shton ajo.

Mary Kaldor, profesore në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe anëtare bordi e Këshillit Evropian për Politikë të Jashtme, thotë se angazhimi i Bashkimit Evropian dhe procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në të ishte menduar si e vetmja rrugëdalje për rajonin.

“Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është me të vërtetë e vetmja zgjidhje për Ballkanin, ku çështjet e etnicitetit dhe kufijve shndërrohen në çështje minoritetesh, që paraqet problem më vete dhe një formë krejt tjetër për t’u përballur me të. Por, procesi i zgjerimit është ndalur dhe mendoj se kjo gjë është shndërruar në problem të vërtetë, dhe natyrisht është problematike që kjo mundësi më nuk po merret seriozisht,” thotë ajo.

Zonja Kaldor, që është bashkë-autore e Raportit të Kosovës, një përpjekje akademike për të kuptuar mësimet e dala nga lufta në Kosovë dhe ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, vlerëson se Perëndimi e ka vënë veten në pozitë të vështirë duke lënë çështje të pazgjidhura në rajon.

“Rusia është tani në pozitë të krijojë shumë telashe dhe po krijon shumë vështirësi. E kemi vënë veten në pozitë kur punët e pakryera, qoftë si koncept apo si problem konkrekt… vazhdojnë të jenë pika tensioni. Dhe kjo mund të keqpërdoret,” tha ajo.

Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të shihet si e vetmja zgjidhje për Ballkanin Perëndimor, por ky union duhet t’i rimendojë në tërësi përparësitë e veta.

“Është shumë, shumë shqetësuese, sikur që është shqetësuese për pjesën tjetër të botës që, luftrat të cilat i pamë në Ballkan tash po ndodhin në pjesë të tjera të botës, në Afrikë dhe Lindje të Mesme… Është shqetësim i imi se po shohim një gjendje të re shoqërore në të cilën krimi, etniciteti dhe dhuna po bëhen një kombinim afatgjatë helmues,” tha ajo. “Dhe që Bashkimi Evropian ta mbijetojë këtë kombinim helmues, që ky kombinim helmues të mos e prekë vet Bashkimin Evropian, atëherë duhet një vlerë e re, që mendon rreth kësaj, dhe jo në aspekt të arritjes së marrëveshjeve me lëvizje etnike, por duhet ndryshuar gjendja shoqërore, që do të thotë, të mendohet për aspektin ekonomik e shoqëror, ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut dhe format se si drejtësia të bëhet kuptimplotë.”

/VOA

Etiketa: BEdialogukosoveSerbitensionetveri

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ Qeveria në detyrë miraton buxhetin për vitin 2026

10:26 : 31/10/2025
RAJONI

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
RAJONI

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
Para

Hoffenheim “tremb” trajnerin e Dortmund: Të ndëshkojnë në kundërsulme, Reus është hero

TË GJITHA

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025

EMRI-VIDEO/ Arrestohet për korrupsion një mjek i spitalit të Fierit, u merrte para pacientëve për eko

10:11 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com