• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Autobusi i ‘Unazës’ së Nadir Çaushollit përfshihet në aksidentin e trefishtë

21:47 : 05/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Autobusët e linjës urbane të “Unazës” në Tiranë, përfshihen sërish në aksident. Mbrëmjen e kësaj të marte, një autobus urban i “Unazës” së Nadir Çaushollit është përplasur me nj automjet rrugën “Bardhyl”. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Ndërkohë, nga pamjet e aksidentit duket se mjetet e aksidentuara kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Sipas njoftimit  zyrtar nga policia, shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve. “Më datë 05.09.2023, në Rrugën Bardhyl, shtetasi R.M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B.K. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Aksidenti i sotëm është i disati i ndodhur muajt e fundit në kryeqytet, ku protagonistë famëkeq kanë qenë mjetet e kompanisë së Çaushollit. Dhjetra persona kanë mbetur të plagosur.

Në 27 Shkurt, në zonën e njohur si “Shallvaret”, urbani i linjës së Unazës shkaktoi një aksident masiv, duke përplasur disa makina e duke shkaktuar një duzinë me persona të plagosur. Pamjet e marra nga një kamera sigurie treguan si autobusi me shpejtësi të pazakontë përplasi një mjet tip “Audi” e më tej u shkaktua një aksident zinxhir.

Lexo edhe:

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj është i padenjë! S’duhet ta firmoste kurrë vendimin

Hetimet nxorën përgjegjës drejtuesin e urbanit i cili u arrestua për veprën penale të shkeljes së qarkullimit rrugor, ndërsa më pas i lirua nga gjykata që zbuti masën. Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka tha pas aksidentit se qëndron hipoteza që drejtuesi i autobusit mund të ketë pasur një patologji fizike.

Aksidenti i Shkurtit i kompanisë së Nadir Caushollit u parapri nga një tjetër ngjarje me disa të plagosur. Në 22 prill 2022, Në 22 prill 2022, një autobus i shoqërisë “Green Line” doli nga rruga dhe përfundoi në skarpatet e lumit Lanë, së bashku me pasagjerët, në zonën e quajtur “Pallatet Agimi”, shumë pranë ish-Bllokut. Të paktën nëntë persona mbetën të lënduar, ndërsa çështja u pushua nga gjykata e Tiranës, pasi të dëmtuarit vendosën të tërhiqeshin nga ankimi.

Të tjera aksidente me bilanc jo kaq të rëndë kanë ndodhur më pas në kryeqytet, me protagonist autobusët e Unazës.

Etiketa: AksidentTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

17:17 : 09/10/2025
AKTUALITET

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj është i padenjë! S’duhet ta firmoste kurrë vendimin

15:31 : 09/10/2025
BOTA

I dehur në timon, shqiptari aksidenton për vdekje programuesin italian të kompjuterëve

15:05 : 09/10/2025
AKTUALITET

Veliaj “thyen” Ramën në Kushtetuese

14:16 : 09/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
Para

Real Madrid, Arda Guler mund të riaftësohet më herët se sa pritej nga dëmtimi

TË GJITHA

Kushtetuesja pezulloi dekretin, zbardhet mesazhi që u ka shkuar strukturave të PS

17:34 : 09/10/2025

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

17:17 : 09/10/2025

GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

16:58 : 09/10/2025

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025

Çfarë presin qytetarët e Tiranës nga kandidati i pavarur Florjan Binaj?

16:32 : 09/10/2025

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com