• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO e re/ Si autobusi i Çaushollit mori përpara mjetet e ndaluara në semafor

18:30 : 27/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Aksidenti i frikshëm në afërsi të urës së ish-Bllokut në Tiranë paraditen e sotme, duket se është shkaktuar nga drejtuesi i autobusit të linjës së “Unazës”, e shndërruar në “Green Line” nga Erion Veliaj dhe biznesmeni kontravers Nadir Çausholli.

Teksa në videon e parë që u publikua, e marrë nga kamerat e sigurisë së një biznesi në zonë dukej sikur automjeti tip “Porsche” që u përplas edhe me një pemë, i priste rrugën autobusit, një video e re tregon të kundërtën.

Në pamjet e siguruara nga Boldneës.al shihet se autobusi i “Unazës” në momentin e aksidentit thuajse ka dalë nga kontrolli i shoferit 63-vjeçcar Agron Xhafa.

Autobusi është shkaktar i aksidentit me 9 të plagosur dhe rreth 10 automjete të dëmtuara, pasi shihet se godet fillimisht një automjet tip “Audi” që ndodhet pas makinës tip “Porche” dhe më pas në varg të gjitha mjetet e tjera.

Edhe pse drejtuesi i automjetit tip “Porche” përpiqet të manovrojë për të shmangur një përplasje më të forte, mjeti përfundon para autobusit dhe më pas përplaset me një pemë, duke shmangur në fakt një tragjedi pasi përpara në stacionin e autobusit ndodhej një këmbësore.

Lexo edhe:

Skemë mashtruese 700 mijë euro/ Skandali, gjykata liron Administratorin e CFO-Pharma të Nadir Çaushollit

Mafia e ilaçeve/ Si FSDKSSH mbulon barnat e skaduara të depove farmaceutike, zbardhet raporti

Në video vajza në fjalë shihet e traumatizuar duke u larguar me shpejtësi dhe vetëm për çështje sekondash dhe milimetrash i ka shpëtuar përplasjes nga mjeti “Porsche” që përfundoi mbi trotuar.

Pamjet e reja nga aksidenti masiv ndoshta konfirmojnë edhe deklaratat e dëshmitarëve në vendngjarje, të cilët u shprehën se shoferi i autobusit dukej jo koshient dhe i pavetëdijshëm në ato momente.

Dëshmitarët që kanë qenë në urban kanë deklaruar se në momentin e aksidentit, kanë parë shoferin me kokën e ulur mbi timon.

Edhe pse në testin e alkoolit rezultoi negative, drejtuesi i autobusit Agron Xhafa deklaroi pas ngjarjes se në momentin e aksidentit nuk ndihej mire, duke treguar gjithashtu se vuan nga diabeti dhe zemra.

Këtë e pohon dhe një prej shoferëve të makinave të përfshira në akisdentin masiv, i cili tha për Boldnews se pa që në autobus kishte shumë pasagjerë të plagosur dhe shoferi i autobusit dukej i shokuar.

“Dola mora pak veten, se nuk e kuptova çfarë ndodhi, vetëm mbaja këmbën në frena. Me sa pash në autobus kishte shumë të plagosur. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur. Tek të 60-at ishte, e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim”, tha ai.

Sakaq, kjo video e plotë e momentit të aksidentit ndoshta konfirmon edhe pohimin e shefit të qarkullimit për Tiranën, Taulant Gjoka, i cili tha se ka dyshime të forta që shkaktar i aksidentit ishte pikërisht 63-vjeçari.

 

“Policia po heton për të parë dhe kënde të tjera të aksidentit, jo vetëm atë që shfaqet në këtë video. Nuk duhet të nxitojmë për të bërë me faj asnjë nga dejtuesit që janë përfshirë në këtë aksident të pazakontë, për sa i përket numrit të mjeteveReferuar të dhënave që kemi marrë nga grupi ghetomor, mund të themi që kemi të dyshuar drejtuesin e autobusit për shkelje të kodit rrugor. 5 shoferët e përfshirë në aksident u janë bërë testet e alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë.

Shoferi ka deklaruar se ka qenë jo koshient në momentin e ngjarjes për shkak se ka thënë se vuan nga një sëmundje, e për këtë i është bërë testi i drogës, por nuk kujton çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:

“Vetëm 3 të lënduar”/ Përse gënjeu policia? Dhjetëra qytetarë të plagosur! (Pamjet)

https://boldnews.al/2023/02/27/precedentet-rreziku-i-paralajmeruar-nga-autobuset-e-caushollit-mikut-te-lali-erit/

Etiketa: #aksident#aksidentautobusiautobusi i unazesGreen Linenadir causholli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skemë mashtruese 700 mijë euro/ Skandali, gjykata liron Administratorin e CFO-Pharma të Nadir Çaushollit

11:02 : 15/03/2026
AKTUALITET

Mafia e ilaçeve/ Si FSDKSSH mbulon barnat e skaduara të depove farmaceutike, zbardhet raporti

17:31 : 13/02/2026
BOTA

Tragjedi në Meksikë, autobusi bie 180 metra në humnerë, 8 të vdekur dhe 19 të plagosur!

17:30 : 25/12/2025
AKTUALITET

Mashtrimi 700 mijë euro/ Nadir Çausholli i lirë, vetëdorëzohet administratori i “CFO Pharma”, Frigul Milla

10:34 : 04/12/2025
AKTUALITET

Autobusët e Nadir Çaushollit vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Shteti hesht

11:08 : 01/12/2025
AKTUALITET

Mashtrimi 700 mijë euro / Vartëset nxjerrin zbuluar Nadir Çaushollin: “Pronare në letra, kontrollin e ka CFO Pharma”

10:21 : 14/11/2025
Para

“Masakra e Peshkëpisë”, kandidati për Himarën: Taulant Balla shpif, do e padis

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom