Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanalin anësor.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë e mjeteve, e kombinuar me lagështirën në rrugë, çka ka bërë që drejtuesit të humbin kontrollin.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.














