• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Futbollistët më të paguar/ Vitet ikin, CR7 nuk bie nga “froni”

21:51 : 26/07/2023
në SPORT

Futbolli po ndryshon me hapa të shpejtë. Jo vetëm në aspektin infrastrukturor dhe të marketingut, në mënyrën e menaxhimit të klubeve apo në popullaritetin e lojës. Por më së shumti po ndryshon në aspektin financiar. Në mënyrat e reja për të prodhuar të ardhura dhe në gatishmërinë e klubeve për të bërë çmenduri në merkato me afrimin e lojtarëve të bujshëm. Sigurisht duke plotësuar kërkesat ekonomike.

Kështu, në një krahasim të futbollistëve më të paguar në 2010 dhe me futbollistët më të paguar në 2023, diferencat janë të frikshme! E përbashkëta e vetme mes listave të lojtarëve të vlerësuar financiarisht nuk janë më shifrat. Por që Cristiano Ronaldo vijon të mbetet futbollisti më i paguar në botë.

Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të periudhës kur portugezi përfitonte 11,3 milionë paund në 2010. Vetëm një vit pasi kishte siguruar transferimin e ëndrrave te Real Madrid. Pas 6 viteve spektakolare me Manchester United. Asokohe, Ronaldo ndiqej në listën e më të paguarve nga Zlatan Ibrahimovic, i cili përjetoi vitin fatkeq tek Barcelona.

Ndoshta më të dobëtin e karrierës sa i takon rendimentit të tij të jashtëzakonshëm dhe pavarësisht kësaj, suedezi sërish fitoi 10,4 milionë paund. Shumë që i mundësoi të ishte futbollisti i dytë më i paguar në botë për vitin 2010.

Lista e tre futbollistëve më të paguar kompletohej nga Leo Messi, në atë kohë vetëm 23 vjeç. “Pleshti” vinte pas një triumfi në Topin e Artë, që e evidentonte me të madhe klasin dhe vlerën e tij absolute. Megjithatë, argjentinasi sërish renditej i treti, ku përfitonte 9,1 milionë paund në vit.

Lexo edhe:

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

Vendos Xabi Alonso, ja kush do t’i marrë përsipër penalltitë te Real Madrid

Në një kalim të shpejtë 13 vite më vonë, shifrat kanë ndryshuar në mënyrë drithëruese. Nëse Ronaldo përfitonte 11,3 milionë paund në 2010, sot ai përfiton 173 milionë paund në vit tek Al-Nassr. Vendim që në fillim shkaktoi shumë debate në Europë. Por për luzitanin që ka fituar gjithçka në kontinentin e vjetër, është e përligjur.

I dyti që ndjek Ronaldo është Karim Benzema, shoku i tij i skuadrës për 9 vite tek Real Madrid. Francezi përfiton 172 milionë paund në vit nga Al-Ittihad, ndërsa në listë pasohet nga Kylian Mbappe. I cili siguron 100 milionë paund në vit nga Paris Saint-Germain.

Pesëshja e lojtarëve të paguar përmbyllet nga N’Golo Kante dhe Neymar, ndërkaq Leo Messi mban vendin e gjashtë dhe përfiton 42 milionë paund në vit nga Inter Miami. Argjentinasi refuzoi një ofertë faraonike nga sheikët e Arabisë Saudite (400 mln euro në sezon). Por, përfitimet e Messit në MLS nuk mbyllen vetëm me pagën vjetore, pasi do të përfitojë shuma të mëdha edhe me marrëveshjet komerciale.

Sidoqoftë, Kylian Mbappe kërcënon ta parakalojë të gjithë listën e më të paguarve, me Ronaldon në krye, pasi mori një ofertë nga Al-Hilal. Që i ofron 600 milionë paund në vit.

Çfarëdo që të ndodhë, për të konfirmuar që futbolli ka ndryshuar në masë të frikshme, nuk kemi më nevojë për shembuj të tjerë konkretë. Sigurisht, me trendin që po ndiqet gjasat janë që ndryshimet të jenë akoma edhe më të mëdha në vitet në vijim.

Etiketa: BenzemaMbappeMessipagaRonaldo

Lajme të lidhura

SPORT

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

17:54 : 08/08/2025
SPORT

Vendos Xabi Alonso, ja kush do t’i marrë përsipër penalltitë te Real Madrid

18:10 : 04/08/2025
SPORT

A do ta arrijë Yamal nivelin e Messit? Përgjigjet Guardiola

21:17 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
SPORT

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025
SPORT

Kylian Mbappe do të mbajë numrin “10” te Real Madrid

22:14 : 23/07/2025
Para

Baton Haxhiu këmbëngul: Ibrahimaj është shkarkuar, bëri sherr me Ballukun

TË GJITHA

VIDEO/ Zjarri në Poliçan merr përmasa të frikshme, rrezikohen të digjen fshatrat me radhë

17:02 : 11/08/2025

Burnley, trajneri “frenon” Brojën: Duket mirë, por nuk dua ta rrezikoj

17:02 : 11/08/2025
Screenshot

Zjarr i madh përfshin fshatin Tërbaç të Vlorës, rrezikohen banesat përreth

16:59 : 11/08/2025

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

16:49 : 11/08/2025

Te Roma nuk preferohet, Marash Kumbulla mund të rikthehet në Spanjë

16:40 : 11/08/2025

Aksident fatal në Milano: Katër minorenë vjedhin një makinë dhe përplasin për vdekje një grua

16:39 : 11/08/2025

Ç’na tregon memecëria e frikshme për mbylljen e një televizioni

16:34 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com