• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Akuadromi i Tiranës” jepet me koncesion 20 vjeçar, PD reagon për skandalin e Veliajt

13:37 : 25/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti nga selia blu ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Velaij se është duke dhënë me qira qesharake Akuadromin e Tiranës.

Gjatë deklaratës për mediat, Teliti u shpreh se, sa më e vogël të jetë vlera e qirasë, aq më i lartë është pazari që bën Erion Veliaj me biznesmenin e radhës.

“Sa më e vogël të jetë vlera që shkon në arkën publike, aq më i madh është pazari që ai bën me oligarkun e radhës, që do ta marrë këtë pasuri në shfrytëzim. Një çmim i lirë në tavolinë, do të thotë një ryshfet i majmë nën dorë. Interesi publik nuk ka asnjë rëndësi dhe vlerë”, tha Dorjan Teliti gjatë deklaratës për mediat.

Skandali i dhënies me qira të “Akuadromit të Tiranës” është denoncuar me herët nga “Boldnews.al” ku sipas dokumenteve, Bashkia e Tiranës ka shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik njoftimin për dhënien me qira të një super prone në Tiranë. Në këtë dokument, fillimisht jepen disa ligje, VKM apo edhe vendime të Këshillit Bashkiak,

“Për miratimin në parim të dhënies me qira, me konkurrim, të një sipërfaqeje prej 1284 m2, pjesë e pasurisë me nr. 8/72, zona kadastrale 8270, me emërtim “Akuadromi i Tiranës”. Një pasuri tepër e madhe, në një nga zonat më të mira të Tiranës. Më tej thuhet se kërkojnë hapjen e procedurës konkurruese për dhënien me qira të kësaj pasurie.

Lexo edhe:

Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil, PD: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

“Fillimin e procedurës për dhënien me qira me konkurrim të një sipërfaqeje prej 1284 m2, lloji truall funksional dhe ndërtesë nga të cilat 521 m2 sipërfaqe ndërtesë dhe 763 m2 truall funksional me emërtim ‘Akuadromi i Tiranës’, Rruga ‘Dora D’istria’, Tiranë, në pronësi të Bashkisë Tiranë, në administrim të Qendrës Sportive Tirana” thuhet në këtë vendim. Për më tepër lexo denoncimin e “Boldnews.al”

DEKLARATE PER MEDIAT NGA PD:

“Një vit më parë, Erion Veliaj lajmëronte se kompleksi i pishinave të Tiranës po i kthehej nën administrim bashkisë. Nuk harroi të shtonte se bashkia e tij mund ta menaxhonte më mirë se privati.

Tani ka ndërruar mendje dhe kundërshton atë që vetë thoshte në maj 2022. Veliaj ka shpallur tenderin për dhënien me qira të Akuadromit apo kompleksit të pishinave. Shkelja nuk është te hipokrizia e bashkiakut, sepse kjo “cilësi” e tij e njohur tashmë.

Skandali i aferës së radhës lidhet me faktin se një sipërfaqe prej 1300 m2, në një nga zonat më të mira të Tiranës, i është paracaktuar vlera dysheme 53.48 lekë. Më pak se në një rrëpirë në një katund të thellë të Shqipërisë. Konsiderimi i pasurisë publike si tekë interesash private vërehet edhe te vlera përfundimtare e qirasë për të gjithë pasurinë; 180.127 lekë ose 1800 euro.

Partia Demokratike e di se përtej shifrave, qëndron filozofia zhvatëse e kryebashkiakut.

Sa më e vogël të jetë vlera që shkon në arkën publike, aq më i madh është pazari që ai bën me oligarkun e radhës, që do ta marrë këtë pasuri në shfrytëzim. Një çmim i lirë në tavolinë, do të thotë një ryshfet i majmë nën dorë.

Interesi publik nuk ka asnjë rëndësi dhe vlerë.

Opozita dhe publiku nuk habitet nga kjo. Është i njëjti Veliaj i inceneratorit, i koshave të mbeturinave në Tiranë që reklamojnë se bëjnë ndarje, por përfundojnë në të njëjtën makinë plehrash, i 1 milion pemëve, i Teatrit Kombëtar që u prish për oligarkun e radhës për teatër me kulla biznesi, e me radhë.

Partia Demokratike i bën thirrje publikut të ruhet nga Veliaj sepse është në mandatin e fundit, dhe në këtë katërvjeçar do të bëjë edhe dëmin më të madh. I duhen edhe më shumë miliona për të blerë nga Rama partinë e Rilindjes.

Ne do të jemi në krahun tuaj duke denoncuar çdo aferë.

Ai nuk do të menaxhojë Tiranën, por do të administrojë interesat e tij private dhe të grupit mbështetës, do të shpërndajë pasuritë publike për të përfituar prej tyre.

Akuadromi, që e mori nga privati për t’ia dhënë shtetit dhe më pas vendosi t’ia kalojë një privati tjetër, e dëshmon këtë.

Privati i preferuar i Veliajt është ai me të cilin ndan paratë. Çdokush tjetër është kulak.

Fakti që i lë këto vendimet e shtrenjta për t’i marrë në gusht hajdutçe, kur njerëzit janë me pushime dhe vëmendja është e ulët, nuk ndryshon gjë. Vetëm sa i shton fletë dosjes së tij të abuzimeve dhe vjedhjeve.

I rënë me të dy këmbët në dosjen e inceneratorëve, Veliajt i duhen para të reja për të dalë prej saj.

Është radha e tij për t’u arratisur.

Pa kaluar shumë Edi Rama do ketë tri qeveri: një në burg, një në mërgim, një në ndërtesën e Mehmet Shehut.”, tha Teliti.

Afera Veliaj, “Akuadromi i Tiranës” jepet me koncesion 20 vjeçar!

Etiketa: euroGrabitjeinceneratoretmilionaPDshqiptaretTaksatVeliajvjedh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil, PD: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta

11:43 : 20/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

08:21 : 20/07/2025
AKTUALITET

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë

18:58 : 19/07/2025
AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

12:11 : 19/07/2025
Para

Fredi Beleri kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë e lë në burg

TË GJITHA

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025

Vriten të paktën 73 palestinezë, teksa po tentonin të merrnin ndihma

19:27 : 20/07/2025

EMRI/ Sherr me thika në mes të Shkodrës, plagoset 33-vjeçari

19:06 : 20/07/2025

Ishte me pushime/ 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit në Shëngjin, dërgohet me urgjencë te Trauma

18:51 : 20/07/2025

Europa “digjet” nga vapa, ja zgjidhja që propozojnë disa qytete

18:43 : 20/07/2025

“Erdhëm për kërcim, na detyruan të prostituojmë”/ Kolumbianet mbahen “peng” në Tiranë: Na kanë marrë pasaportat

18:29 : 20/07/2025

Helmohet kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu

18:15 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com