• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të gjitha rastet/ Veliaj, ky satrap i lirisë së mediave

17:32 : 16/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Konflikti i fundit i Erion Veliajt me gazetaren Ola Xama që botoi një investigim për rolin e tij të panjohur në ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, është kulmi i një sage të gjatë me kërcënime shantazhe dhe pushime nga puna të reporterëve. Jo më kot Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, lëshoi thirrjen: “Mjaft më”.

“Këshilli i Evropës çdo vit regjistron një alarm lidhur me sjelljen e z. Veliaj! Unë nuk njoh asnjë kryetar bashkie të një qyteti të madh që të jetë subjekt i kaq shumë raporteve. Veliaj ka qartësisht një problem me shtypin dhe gazetarët. Ai qartazi nuk duron dot as kritikën më të vogël dhe nuk përgjigjet me argumente, por me kërcënime, gjë që tregon dobësinë e tij”, deklaroi Gutierrez së fundi për AP.

Që porsa sa u fut në zyrën e kryebashkiakut, në mandatin e tij të parë, Veliajn e përndoqi si hije vdekja aksidentale e adoleshentit 17 vjeçar Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharës.

Ai filloi persekutimin e çdo profesionisti që investigonte lidhur me këtë temë. Alida Tota u pushua nga puna nga A1 TV në gusht të vitit 2016 dhe akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se pushimi i saj nga puna rridhte nga përpjekja e saj për të investiguar vdekjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Më vonë gjykata vërtetoi se pushimi i saj nga puna qe i pa argumentuar. Pak javë pas kësaj ngjarjeje, drejtuesi i emisionit Publicus në Vizion Plus Artan Rama deklaroi se transmetimi i programuar i një dokumentari investigativ mbi të njëjtën ngjarje qe bllokuar nga televizioni në fjalë dhe se ai kishte humbur vendin e punës.

Lexo edhe:

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

Asnjëherë nuk u vërtetua me fakte se dy urdhërat censurues ishin dhënë nga Veliaj, por në të gjithë mjedisin medatik gjithkush e dinte se cili e kishte shndërruar në tabu këtë temë. Kryebashkiaku i mohoi akuzat për censurim duke argumentuar se nuk ka prova qe ai ka komunikuar me drejtuesit përkatës të televizioneve.

Tani së fundi, në gjyqin ku biznesmeni dhe pronari i Agon Channel Francesco Becchetti, i fitoi 110 milionë euro shtetit shqiptar, për mbylljen e TV ku ai qe pronar doli edhe implikimi i Veliajt që në atë kohë shërbente si ministër i Punës.

Ndërkohë që kamerat e redaksisë së Agon kishin shkuar të filmonin dasmën pompoze të Veliajt dhe Ajola Xoxës në kalanë e Gjirokastrës, anëtari i qeverisë e kërcënonte kryeredaktoren e kësaj mediaje me mesazh. Në vendimin e gjykatës së arbitrazhit të Bankës Botërore, figuron edhe mesazhi kërcënues që Veliaj i ka dërguar gazetares Sonila Meço që të mos pasqyronte dasmën e tij. Aty shkruhej: “…s’e kuptoj pse po ma bëni këtë… mendova se e latë marrinë me herën e fundit. Nuk e dua. Po më bëni armik me zor. Thuaj (Francesco Becchettit) që do të bëjë armiq gjithë qeverinë me zor”.

Një vit më pas, Agon Channel u mbyll dhe në gjobën 110 milionëshe që do paguajnë taksapaguesit shqiptarë ka luajtur rol sipas vendimit të gjykatës edhe sjellja kërcënuese e ish ministrit Veliaj.

Raste të tilla janë të zakonshme. Përpara se ta konsideronte trafikant dhe t’i shpallte luftë pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, Veliaj e trajtonte atë si mik dhe e mburrte televizionin e tij.

Madje ai i përgjërohej Ylli Ndroqit që mos linte një të tretë të futej mes marrëdhënies së tyre. Tashmë publiku ka parë mesazhin që kryebashkiaku i shkruan pronarit të Ora News, kundër gazetares Beti Njuma, që i jepte shumë hapësirë çështjes së Teatrit Kombëtar: “Mos lejo një hajvane të futet mes nesh”.

“Nuk ia fal asaj”, shkruante Veliaj pak kohë përpara se SPAK të sekuestronte Ora News.

Edhe reporterë të këtij televizioni kanë rënë pre e dhunës të rojeve dhe militantëve të Veliajt. Kur gazetari Ronaldo Sharka, po kërkonte të mbulonte një takim elektoral të Veliajt në Kavajë, në prill të 2021, ai nuk u la të kryente detyrën e tij. Kryebashkiaku është përplasur edhe me një gazetar tjetër të “Ora News”, Isa Myzyraj.

Ai kishte shkuar për të ndjekur aktivitetin për mjelljen e pemëve me disa konsuj të huaj. Veliaj u përplas me gazetarin, duke e akuzuar se merr para nga një trafikant droge, duke sulmuar pronarin e televizionit, Ylli Ndroqi. Ndërkohë që gazetari kërkonte të afrohej pranë tij, Veliaj dëgjohet teksa thotë: “Ej, do pushosh do rrish urtë. Material Legenash”!

Po të njëjtin fat ka pësuar kur ka denocuar Veliajn edhe gazetari i kronikës Artan Hoxha: ”Nuk ka asnje gazetaruc në bordero bandash, apo trafikant droge me TV, te me vere gjobe”, shkruante Erion Veliaj si përgjigje ndaj tij.

Në këtë panorama nuk kanë shpëtuar as themeluesit e Lapsi.al, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati që kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj aktivitetit politik të krye bashkiakut. Veliaj debatin e ka kthyer në personale duke u përgjigjur se jetojnë në vila apo se të vegjël janë rritur si bllokmenë në prehërin e shokut Enver.

Po më i rëndë dhe më serioz ka qenë shantazhi ndaj faqes satirike Lolita. Veliaj publikoi emrat dhe informacion shumë privat familjar të të drejtuesve të “Lolita” dhe “Jeta osh qef”, duke pretenduar se ai i ka “identifikuar” dhe nxjerrë ata nga anonimiteti duke i vënë rrjedhimisht në rrezik fizik. Veliaj shpalli emrin dhe mbiemrin e gruas që ai pretendon se fshihet pas blogut Lolita, duke përmendur se ajo ka dy fëmijë. Ai dha gjithashtu emrin e një burri që pretendon se është administrator i JOQ. Kjo e bëri Hartën e Kërcënimeve ndaj Lirisë së Medias, një program i Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, ta shënjojë deklaratën e Veliajt si “kërcënim”. Ajo e konsideroi atë një “përpjekje të paprecedentë”, që sjell shqetësim për sigurinë fizike të personave të akuzuar.

Pra kryebashkiaku i Tiranës është një recidivist në shantazhin, sulmet dhe intimidimin e gazetarëve. Prandaj përplasja e tij e fundit me Ola Xamën që i nxori përfshirjen e tij në inceneratorin e Tiranës, në këtë kuptim nuk përbën lajm. I tillë nuk është as epiteti “militante”. Por krahasimi i një gazetareje të respektuar investiguese, si “vrasëse me pagesë” tregon se gjërat kanë shkuar shumë larg. Kemi mbërritur në një pikë kur grabitësit e fondeve publike quajnë “vrasës” ata që u kërkojnë llogari se si po përdoren ato. / LAPSI.al

Etiketa: aferaAndi Bushatiarmand shkullakuBurgErion VeliajinceneratoretlolitaOla xamaspakTiraneVeliaj

Lajme të lidhura

FOTO ILUSTRUESE
AKTUALITET

Në hetim 5 vajza në Tiranë, dhunuan të miturën dhe i publikuan pamjet në rrjet për ta denigruar

17:27 : 06/06/2025
SPORT

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

22:24 : 05/06/2025
AKTUALITET

A rrezikohet mandati i dytë i “Mundësisë” nga rinumërimi në Tiranë? Shehaj: Çdo gjë është e mundur

21:58 : 05/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Tiranë/ Këlliçi: Ja sa vota na duhen për mandatin e 14, janë bërë manipulime

21:45 : 05/06/2025
Para

Kërkesa për zgjatjen e mandatit, Zhupa: Skënder Gjinushi po mban peng Akademinë

TË GJITHA

Fitoi trofeun europian, klubi londinez shkarkon trajnerin

18:32 : 06/06/2025

“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen nga partnerja pas “Ferma VIP”

18:28 : 06/06/2025

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përfundon në kanal

18:14 : 06/06/2025

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

17:58 : 06/06/2025

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

17:56 : 06/06/2025

Fat dhe sukses! Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

17:41 : 06/06/2025

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com