Policia e Shtetit ka shtuar masat në fundjavë për të goditur veprimtaritë kriminale.
Në njoftimin e saj policia thotë se ka arritur të zbulojnë parcela të shumta të mbjella me kanabis në të gjith territorin e vendit, ndërsa nuk kanë mbetur pas vendosja e gjobave pë drejtuesit e automjeteve.
Kontrolle janë bërë edhe në zonat bregdetare.
Njoftimi i policisë:
Masa të shtuara gjatë fundjavës, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë dhe të qetë për qytetarët vendës dhe për turistët.
Gjatë 48 orëve të fundit, ka vijuar zbatimi i planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të ndotjes akustike dhe të veprimtarive të tjera që cenojnë rendin dhe sigurinë.
Plani i masave nga Policia e Shtetit siguroi garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës, në stadiumin “Air Albania”.
✅Megaoperacioni për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, ka vijuar në Krujë, Kurbin, Mirditë, Vaun e Dejës dhe në Shosh, Shkodër.
-Në operacion janë përfshirë 210 punonjës policie, të cilët kanë përdorur 12 dronë për kontrollin e zonave të thella malore dhe atyre me terren të vështirë.
-Gjatë megaoperacionit janë evidentuar dhe asgjësuar 3095 bimë dhe fidanë cannabis sativa.
-Janë shpallur në kërkim 8 shtetas të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
✅Gjithashtu, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale është finalizuar në Elbasan, operacioni policor i koduar “Çereshta”. Gjatë operacionit u evidentuan 580 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, gati për t’u mbjellë në një sipërfaqe toke të hapur rishtas në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore.
-Falë veprimeve hetimore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.
✅Pas 6 muajsh hetime proaktive, nga strukturat e DVP Korçë dhe Prokuroria e Korçës, u finalizua operacioni policor i koduar “Knock Down 3”.
-Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
-Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.
✅Operacioni i përbashkët i Policisë së Shtetit me partnerët amerikanë, i koduar “PBF”, goditi veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve nëpërmjet pasaportave të falsifikuara.
-Operacioni zbuloi dhe goditi një rrjet të falsifikimit të pasaportave diplomatike, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve drejt SHBA-së.
-2 shtetas u vunë në pranga, disa të tjerë janë në hetim.
✅Për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, është finalizuar edhe operacioni policor i koduar “Border 8”, në Sarandë.
-3 shtetas që transportonin me 3 automjete, kundrejt pagesës, 13 emigrantë që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, u vunë në pranga.
-U shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, i cili lëvizte me automjetin e tij, para 3 automjeteve me emigrantët, për të monitoruar rrugën, për prezencën e shërbimeve të Policisë.
✅Operacioni policor i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, i koduar “Genova”, u finalizua me kapjen në Shëngjin, të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e 100 kg kokainë dhe për pengmarrje. Vijojnë procedurat për ekstradimin e tij.
✅Grupe kontrollli në të gjitha qendrat urbane dhe në zonat bregdetare, kanë vijuar kontrollet për parandalimin e ndotjes akustike.
-Gjatë kontrolleve janë evidentuar 6 raste të ndotjes akustike dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas, pronarë dhe menaxherë të disa subjekteve, pasi prishën qetësinë publike duke vënë muzikë të lartë.
-Pajisjet që gjeneronin muzikën janë sekuestruar nga Policia.
✅Pas 4 muajsh hetime, nga strukturat e DVP Durrës dhe Prokuroria e Durrësit, u finalizua operacioni policor i koduar “Flower”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e prostitucionit.
-4 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari u vunë në pranga, 2 të tjerë u shpallen në kërkim.
-U sekuestruan 300 000 lekë, 200 euro, 5 celularë, një automjet dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
✅Operacioni policor i koduar “Livadhi”, në Himarë, zbardhi 6 vjedhje në banesa, të kryera gjatë muajve të fundit.
-3 shtetas, bashkëpunëtorë për kryerjen e këtyre vjedhjeve, u vunë pranga, si dhe u sekuestruan pajisje dhe sende që i shërbenin kryerjes së kësaj veprimtarie.
-Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme gjatë gjithë vijës bregdetare, nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë bllokuar 3 mjete lundruese, 2 prej tyre për mungesë dokumentacioni (drejtuesit u proceduan me masa administrative) dhe tjetri pasi dyshohej se ishte i vjedhur në Australi (drejtuesi u procedua penalisht).
✅Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi iu kanë shkuar në ndihmë 2 turistëve çek që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues tip kajk, për shkak të dallgëve të larta.