• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha kërkon me urgjencë mbledhjen e Kuvendit: Ftoj Ramën të votojmë rritjen e pagave

13:48 : 08/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që ditën e enjte të mblidhet në mënyrë urgjente Kuvendi për të miratuar sa më shpejt rritjen e pagave dhe pensioneve.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha nuk kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se premtimet për “rritje fiktive” të pagave i bën për fushatë elektorale.

Berisha gjithashtu tha se Rama së bashku me grupin Alibeaj bllokoi punimet në Kuvend me qëllim që të shtyhen premtimet që ka dhënë për fushatën elektorale, duke shpresuar që të shtojë votat më 14 maj.

“Në këtë fushatë Edi Rama nuk kursen gënjeshtrën pa lëshuar, nuk kursen fjalë të denjë për të të papërdorur. Jam zotuar që të mos merrem me fjalorin e tij, por të merrem me problemet e mëdha që ky regjim iu ka krijuar qytetarëve. Të merrem me paraqitjen e alternativës sonë për zgjidhjen e tyre. Këtë po bëjnë kandidatët tanë në mbarë Shqipërinë. Kemi ftuar për ballafaqime televizive apo në shesh për transparencë të zgjedhësve shqiptarë.

Jam sot këtu për t’i shkurtuar këmbët mashtrimit të paskrupullt të tij me rrogat dhe pensionet. Edi Rama pas 10 vitesh, pasi u bë e qartë si drita e diellit se rritja e çmimeve i zhyti shqiptarët në varfëri, duke i detyruar ata që të largohen nga Shqipëria. Ai lëshoi një seri premtimesh për rritje rrogash, ndër të tjera paraqiti një ligj në Parlament me të cilin do të përcakton te rritjen e rrogës mesatare, 900 euro.

Lexo edhe:

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

E vërteta është ligjin e bllokoi vetë në Parlament, në një marrëveshje të turpshme me Alibashën, duke mbyllur parlamentin. Këtë e bëri vetëm e vetëm se ai premtim ishte mashtrim. Jam sot këtu në emër të qytetarëve shqiptarë, demokratë dhe socialistëve, dhe të paparti. Të ftoj të mbledhim me urgjencë ditën e enjte parlamentin dhe të votojmë ligjin për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Të tallesh me njerëz që numërojnë edhe qindarkat e fundit. I them Ramës, bëhu një herë qoftë, për një moment më të shkurtin, njeri me ndjenja për qytetarët dhe hajde të votojmë ligjin e rritjes së rrogave.”, tha Berisha.

 

  • Rritja e pagave për “efekt” elektoral

Kryeministri Edi Rama vazhdon me propagandën e tij elektorale duke premtuars rritje pagash në mënyrë që Partia Socialiste të “fitojë” disa vota për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Reforma e pagave dhe rritja e tyre ishte sërish në fokus të mbledhjes së fundit të qeverisë, ku ishte vetë Edi Rama ai që prezantoi diskutimet dhe vendimet e arritura në funksion të saj.

Megjithëse vendi ynë prej më shumë se 10 vitesh po përballet me shpopullimin alarmant, qeveria e Edi Ramës nuk ka marrë asnjë politikë sociale për të ndaluar këtë fenomen që pritet të ketë pasoja akoma edhe më të rënda për vendin tonë. Ndërsa tashmë kur jemi rreth 1 muaj nga zgjedhjet lokale, Rama nuk e ndal imagjinatën e premtimeve madje këtë herë kreu i qeverisë thotë se është dakordësuar që me “shkopin magjik” paga mesatare në Shqipëri të shkojë brenda vitit nga 563 euro në 900 euro.

 

  • Shtyhet afati për “rritjen elektorale” të pagave 

Pasi la tallavanë dhe e detyroi të kërcente vallen e Tropojës bashkë me Safet Gjicin, Edi Rama iu përvesh drejtuesit politik të qarkut Pandeli Majko, si për të treguar “revoltë” ndaj deputetëve që kërkojnë rritje pagash.

Indirekt, shefi i qeverisë pranoi se rritja e pagave të administratës dhe punonjësve të sektorit publik, të cilën e njoftoi 40 ditë para zgjedhjeve, e që supozohej të niste nga 1 Maji, nuk është aplikuar, por gishtin e drejtoi nga deputetët, duke i bërë përgjegjës për ngërçin e krijuar.

Pandi u bë “kokë turku” për diskursin politik të Ramës, i cili kërkoi të impononte në publik 10 ditë para zgjedhjeve idenë se faji për bllokimin e projektligjit për rritjen e pagave, i “ngec” ligjvënësve i qoftë këta edhe të selisë rozë, dhe jo atij.

Duke shmangur përgjegjësitë, Rama tha se ai kërkon që anëtarët e qeverisë dhe deputetët të jenë të fundit në listën e të punësuarve që do t’u rritet paga, por se Majko dhe kolegët e tij duan tani, e për këtë arsye ligji mbetet pezull.

Etiketa: 14 majiEdi RamaKuvendiligjiPDqeveriarriten pensionetrrogatSali Berishazgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

10:54 : 09/10/2025
AKTUALITET

Berisha-Peleshit: Bëre apologji hipokrite, Enver Hoxhën e futët në agjendë me urdhër të Ramës

10:41 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi “nderoi” Enver Hoxhën si Hero i Popullit, Peleshi: E përmendëm për ditëlindje

10:30 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nis seanca plenare, kuvendi mban një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

10:13 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Para

Boçi: Rënia e euros ka zhvlerësuar të gjitha kontratat e kompanive fason

TË GJITHA

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025

“Ka rënë shteti”, Bardhi: Në Aruba, qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim

11:15 : 09/10/2025

U fut në berberhane dhe sulmoi me mjet prerës 23-vjeçarin, arrestohet i riu pas 9 muajsh në kërkim

11:13 : 09/10/2025

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com