• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk dihen pronarët e inceneratorit”, Berisha-Dumanit: Akuzë e rëndë për SPAK!

12:38 : 03/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha ka shënjestruar kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin për të cilën thotë se mbron qeveritarët në këtë të cilën e etiketon si “vepër mafioze”.

Gjithashtu Berisha theksoi se kontrata e tij u kushton shqiptarëve 420 mln euro ndërkohë që theksoi se ajo është e firmosur në shkelje flagrante të ligjit.

“Ju nuk e bëni këtë se jeni mburojë e qeveritarëve që kryen këtë vepër mafioze dhe vjedhje të tmerrshme”, theksoi Berisha duke iu drejtuar kreut të SPAK.

“U deklaroj shqiptarëve se SKAP-i është një institucion kryekëput, seksion i Partisë Socialiste. Një mburojë e korrupsionit, vjedhjeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë, të organizatës kriminale që kryesohet nga Edi Rama. Nuk kam pasur asnjë dyshim. E kam deklaruar në fakte dhe qëndrime të këtij institucioni, Këtë e konfirmoi në mënyrë përfundimtare deklarata e kreut të SPAK. Altin Dumani për dy nga çështjet më tronditëse të korrupsionit në Shqipëri, për inceneratorët dhe problemin e Uotergatet të shekullit XIX, Rama-McGonigal. Për Inceneratorët tragji-komedia e kësaj afere është e pakufishme.

Lexo edhe:

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

Inceneratori i Tiranës është një kontratë e cila u kushton shqiptarëve 420 mln euro mbi bazën e firmave që janë vendosur në këtë kontratë. Inceneratori i Tiranës u shpall nga Altin Dumani, komisari politik i SKAP-it si një sipërmarrje që nuk i dihen pronarët. Ky incenerator gllabëron çdo ditë si lubi qindra mijëra euro të taksa paguesve shqiptarë nga një grup mafioz që ka në krte Edi Ramën, Ëngjëll Agaçin, Erion Velinë dhe disa emra të tjerë. Dy fjalë i them Dumanit, se pretendimi juaj se nuk dihen pronarët ju akuzon shumë rëndë ju dhe institucionin tuaj. Le të marrim për të vërtetë atë që ju thoni, se nuk bllokoni dot fondet se nuk dihen pronarët. A mund t’i thoni shqiptarëve çfarë ju pengon ju të dërgoni në gjykatë aferën se ju paraqitet pretekst se janë arbitrazhet.

Në afera të tjera, është proceduar në këtë mënyrë por ajo nuk ishte SKAP, ishte Prokurori e Krimeve të Rënda. Ju nuk e dërgoni dot në gjykatë se jen nën kontroll dhe të mbështetje të bandës që vjedh shqiptarët. Kontrata e inceneratorit të Tiranës është e firmosur në shkeljen më flagrante të kodit civil të Shqipërisë. Nuk ka gjykatë që nuk rrëzon atë kontratë për sa kohë në Shqipëri dhe kudo në botë kodi civil është Kushtetuta e Kontratave”, u shpreh Berisha.

 

  • Berisha: Rama dhe Agaçi shkelmuan strategjinë 4 mln euro të KE për trajtimin e mbetjeve

Gjithashtu Berisha u shpreh se Rama shkelmoi strategjinë e hartuar me financimin e KE për trajtimin e mbetjeve për të cilin u shpenzuan 4 milionë euro. Ai tha se e vërteta është që qeverinë mund ta lëvizë vetëm një njeri, dhe ky quhet Edi Rama. Ndaj edhe Dumani nuk i gjen dot pronarët fundorë të Inceneratorit të Tiranës.

Berisha: “Unë sot këtu dua të shtroj disa pyetje për shqiptarët. Kush është personi i cili shkelmoi strategjinë e hartuar me financimin e KE për trajtimin e mbetjeve për të cilin u shpenzuan 4 milionë euro, dhe e hodhën në kosh atë? Askush nuk mund ta bënte një gjë të tillë, përveç kryeministrit të Shqipërisë, i cili për krijimin e sipërmarrjes së djegësave, shkelmoi dhe hodhi në kosh strategjinë e trajtimit të mbetjeve, e trajtuar nga KE.

Ju nuk e bëni këtë se jeni mburojë e qeveritarëve që kryen këtë vepër mafioze dhe vjedhje të tmerrshme. Dua të shtoj disa pyetje për shqiptarët: Kush është personi i cili shkelmoi strategjinë e hartuar me financimin e KE për trajtimin e mbetjeve për të cilin u shpenzua 4 mln euro dhe e hodhi në kosh atë? Askush nuk mund ta bënte një gjë të tillë përveç kryeministrit të Shqipërisë që hodhi në kosh strategjinë e trajtimit të mbetjeve të hartuar nga KE”.

LEXO EDHE:

Pronarët në letra të landfillit Sharrë, fiktivë? Dyshimet pas deklaratës së Dumanit

Etiketa: aferaEdi RamainceneratoretqeveriaSali BerishaspakTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025
AKTUALITET

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025
AKTUALITET

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025
Para

Çështjet e prapambetura në Gjykatën e Lartë/ Ambasada e SHBA: Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë

TË GJITHA

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025

Protagonist i titullit kampion me Tiranën, Kristijan Toshevski kthehet në futbollin shqiptar

19:44 : 08/08/2025

Analiza: Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

19:34 : 08/08/2025

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com