• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria heq vizat me Kinën, injoron Bashkimin Evropian

14:05 : 29/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Qeveria shqiptare arriti të martën një marrëveshje me autoritetet kineze për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dy vendeve.

Pas Serbisë që bëri të njëjtën gjë vite më parë, marrëveshja e bën Shqipërinë vendin e dytë në rajon që heq vizat me Kinën, një lëvizje që mund të shihet si kundër politikës së Bashkimit Evropian, vetëm pak muaj pas hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Miratimi i marrëveshjes pasoi propozimin e bërë nga Ministria e Jashtme. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Ministria nuk iu përgjigj pyetjeve të bëra nga BIRN në lidhje me marrëveshjen.

Mbajtësit e pasaportave kineze aktualisht duhet të marrin një vizë Schengen për të hyrë në çdo vend të Zonës Schengen në Bashkimin Evropian.

Shumë vende të Ballkanit Perëndimor mbajnë kontakte të ngushta me Kinën, kryesisht për arsye ekonomike. Një raport i Parlamentit Evropian mbi BP dhe Kinën, publikuar në qershor, vuri në dukje se “për disa vende në rajon, mungesa e vënies së kushteve për investimet kineze i bën ato edhe më tërheqëse”.

Lexo edhe:

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori! Udhëtarët shqiptarë do të hasen me vonesa në kufi

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

“Megjithatë, kjo ndikon negativisht vënien e kushteve nga BE duke reduktuar efektivitetin e reformave dhe standardeve të propozuara, sidomos për sa u përket të drejtave sociale, qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Aspekte të tjera të aktiviteteve të Pekinit në rajon mund të dëmtojnë ambiciet e vendeve ballkanike për t’u bashkuar me BE”, shtoi raporti.

Vitet e fundit, Kina ka marrë pjesë në disa projekte infrastrukture në Shqipëri. Në shtator 2016, komania kineze Geo-Jade Petroleum pagoi 384.6 milion euro për koncesionin e nxjerrjes së naftës në Patos Marinzë, fusha më e madhe naftëmbajtëse në vend.

Një muaj më pas, China Everbright Group, një firmë e përkrahur nga shteti, bleu 100% të aksioneve të aeroportit të Tiranës, në atë kohë i vetmi në vend, për 82.25 milion euro. Por, në vend që t’u hapte portat investimeve kineze, marrëveshja u prish dhe që atëherë nuk ka pasur ndonjë projekt apo investim serioz.

Përveç Serbisë, vende të tjera të rajonit joanëtare të Bashkimit Evropian, kërkojnë viza për qytetarët kinezë, ndonëse ka pasur bisedime prej vitesh në Maqedoninë e Veriut për heqjen e tyre.

Edhe qytetarëve turq iu duhet viza për të hyrë në Kinë. Zakonisht ato zgjasin 30 ditë dhe skadojnë pas 90 ditëve. Qytetarëve turq nuk iu kërkohen viza për në Hong Kong e Macau. Zyrtarët kinezë mund të hyjnë pa viza në Turqi e të qëndrojnë deri në 30 ditë, por qytetarëve të thjeshtë ju duhet të pajisen me viza. Ata mund ta sigurojnë vizën elektronike për një hyrje të vetme e qëndrim 30-ditor në një faqe të qeverisë në internet.

Edhe malazezëve iu duhet viza për të shkuar në Kinë, e vlefshme për gjashtë muaj. Kinezët duhet të pajisen me viza për të hyrë në Malin e Zi, e vlefshme për 30 ditë.
Serbia dhe Kina i hoqën vizat më 2016. Për pasaportat zyrtare dhe diplomatike nuk kërkohet viza për qëndrim deri në 90 ditë. Vizat në pasaportat e zakonshme zgjasin 30 ditë që nga dita e hyrjes.

Kina përpiqet prek kohësh për të rritur ndikimin ekonomik në Ballkan. Sipas llogarive të bëra nga BIRN, në rajon ka aktualisht 135 projekte me vlerë të paktën 32 miliard euro që në një mënyrë apo tjetrën janë të lidhura me Kinën.

Një hartë interaktive, “Kina në Ballkan”, është rezultat i kërkimeve të bëra nga BIRN për lloje të ndryshme bashkëpunimi midis Pekinit dhe vendeve të rajonit.

Kina është veçanërisht e interesuar në metalurgji,  miniera, energji e transport. Shumë nga këto projekte kanë sjellë bërjen e akuzave për korrupsion, shfrytëzim dhe dëme mjedisore./balkaninsight.com/

Etiketa: BEkinaviza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori! Udhëtarët shqiptarë do të hasen me vonesa në kufi

08:16 : 02/10/2025
AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
BOTA

Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Kopenhagë për sigurinë dhe mbrojtjen

12:11 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kundër ndërtimit të HEC-it “Doma”/ BE: Shqetësimet e banorëve të Klosit, pjesë e dialogut me qeverinë

15:37 : 30/09/2025
Para

Plas sherri mes djemve në "BBV": S'të kursej fare, të ha me dhëmbë

TË GJITHA

U kap me kokainë, dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg shoferi i linjës Sarandë-Athinë

17:10 : 02/10/2025

U inaugurua me bujë nga Rama e Balluku, Berisha publikon pamje nga shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

17:06 : 02/10/2025

U kap në një shtëpi me kanabis dhe armë të ftohta, i riu shqiptar i shpëton burgut në Britani

16:52 : 02/10/2025

Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë MSH-FSDKSH: Na informoni për mungesën e medikamenteve

16:41 : 02/10/2025

Parlamenti grek mbështet babanë shqiptar në grevën e urisë për drejtësi ndaj të birit

16:37 : 02/10/2025

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

16:22 : 02/10/2025

Rama harron hakerimet, mburret në Kopenhagen: Shqipëria ka mbrojtjen më të fortë kibernetike

16:02 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com