• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BE: Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare brenda Evropës

Që nga vjeshta e vitit 2024, njerëzit kontrollohen në kufijtë me Gjermaninë. Në fakt, kontrolle të tilla nuk janë të parashikuara për një periudhë afatgjatë. Brukseli sheh alternativa më të mira.

08:57 : 03/06/2026
në AKTUALITET, BOTA

Komisioni Evropian (KE) konsideron, se zgjatjet e përgjithshme të kontrolleve kufitare në Gjermani nuk janë të arsyetuara mjaftueshëm. Në një deklaratë të autoritetit në Bruksel thuhet, se informacionet e dhëna nga qeveria federale nuk i justifikojnë në mënyrë të mjaftueshme kontrollet aktuale në të gjithë kufijtë.

Mungon një shpjegim se pse kërcënimi i përmendur nga Ministria Federale e Brendshme duhet të jetë i njëjtë në çdo segment të kufirit. Gjithashtu thuhet se nuk ka një arsye pse një periudhë prej gjashtë muajsh – dhe jo një periudhë më e shkurtër – konsiderohet më e përshtatshme për një zgjatje. Në total, kontrollet kufitare janë zgjatur tashmë tri herë – së fundi edhe për gjashtë muaj deri në mesin e shtatorit 2026.

Gjermania dhe shtetet e tjera në BE duhet t’u japin fund kontrolleve brenda Evropës

Komisioni Evropian propozon alternativa për Republikën Federale dhe vendet e tjera anëtare për të hequr gradualisht kontrollet e vendosura në zonën Schengen. Brukseli rekomandon të punohet drejt “ndalimit gradual dhe heqjes së kontrolleve në kufijtë e brendshëm”, siç rezulton nga një komunikatë.

Lexo edhe:

Demokratët Europianë – Ramës: Shqiptarët duan Europën, jo marrëveshje private për oligarkët

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

Ekzistojnë metoda më efikase dhe më të efektshme, si kontrolli selektiv i policisë ose përdorimi i teknologjive si identifikimi biometrik dhe gjurmimi i automjeteve. Komisioni Evropian nuk përcakton një afat konkret se deri kur Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së duhet të përfundojnë kontrollet brenda Evropës.

Sipas Komisionit Evropian, ka shumë ankesa. Në deklaratë, Komisioni thekson se megjithatë mund të ketë arsye për shqetësime serioze në lidhje me sigurinë kombëtare të shteteve anëtare dhe se Gjermania përballet me një situatë komplekse migrimi dhe shumë kërkesa për azil.

Policia suedeze shoqëron persona azilkërkues në stacionin Hyllie
Brukseli rekomandon të punohet drejt “ndalimit gradual dhe heqjes së kontrolleve në kufijtë e brendshëm”Fotografi: Johan Nilsson/TT News Agency/AP Photo/picture alliance

Megjithatë, nga të dhënat e Gjermanisë nuk rezulton qartë se si situata globale e sigurisë ndikon konkretisht në vend dhe si konkretizohet ky kërcënim në segmente të caktuara të kufijve të brendshëm ku janë rikthyer kontrollet. Sipas Komisionit Evropian (KE), nga informacionet e dhëna nuk është e qartë se si rikthimi i kontrolleve kufitare do të kufizonte realisht kërcënimet e sigurisë – veçanërisht në lidhje me krimet e dhunshme nga persona që ndodhen tashmë në Gjermani.

Edhe pse autoritetet gjermane janë përpjekur të zbusin ndikimin e kontrolleve, Komisioni Evropian ka marrë një numër të madh ankesash nga qytetarët dhe bizneset.

KE: Vendosja e kontrolleve kufitare e justifikuar

Sipas ligjit të BE-së, shtetet anëtare kanë të drejtën të vendosin përjashtimisht dhe përkohësisht kontrolle kufitare të përkohshme nëse përballen me një kërcënim serioz për rendin publik ose sigurinë e brendshme. “Shtetet anëtare e kanë përdorur këtë mundësi për shkak të shqetësimeve reale dhe të justifikuara lidhur me kërcënimet e sigurisë dhe situatën e migrimit”, bëri të ditur Komisioni Evropian.

Megjithatë, këto duhet të mbeten masa të përkohshme. Komisioneri i BE-së për migracionin, Magnus Brunner, iu referua reformës së sistemit evropian të azilit, modernizimit të kontrolleve në kufijtë e jashtëm dhe uljes së migrimit të parregullt.

Edhe shtete të tjera të BE-së kanë vendosur kontrolle kufitare.

 Komisioneri i BE-së për migracionin, Magnus Brunner, duke folur
MAsat duhet të mbeten masa të përkohshme, mendon Komisioneri i BE-së për migracionin, Magnus BrunnerFotografi: Philipp von Ditfurth/dpa/picture alliance

Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve

Në këto kushte, shtetet anëtare janë në gjendje të punojnë drejt heqjes graduale të kontrolleve në kufijtë e brendshëm, deklaroi Brunner. Kohët e fundit, numri i kërkesave për azil në BE është ulur vazhdimisht. Edhe kalimet e parregullta të kufirit në Bashkimin Evropian kanë shënuar një rënie të ndjeshme, sipas Frontex.

Përveç Gjermanisë, edhe Holanda, Austria, Danimarka, Franca, Italia, Norvegjia, Sllovenia dhe Suedia kanë rivendosur kontrolle në kufijtë e tyre brenda Evropës. Sipas ligjit evropian, Komisioni Evropian është i detyruar të japë një opinion për këto kontrolle nëse ato zgjasin më shumë se një vit.

Masa në Gjermani është zgjatur tri herë. Në Gjermani, kontrollet në të gjithë kufijtë shtetërorë janë në fuqi që nga shtatori 2024. Ato u urdhëruan nga ish-ministrja federale e Brendshme Nancy Faeser (SPD). Në maj të vitit të kaluar, pasardhësi i saj Alexander Dobrindt (CSU) i intensifikoi më tej kontrollet. Në total, ato janë zgjatur tri herë – së fundi deri në mesin e shtatorit 2026.

Në të kaluarën, Dobrindt i ka mbrojtur vazhdimisht këto masa ndaj kritikave: ato janë një sinjal për një politikë të ndryshuar migrimi dhe kanë goditur rëndë rrjetet kriminale të kontrabandistëve. Në afat të gjatë, ai shpreson që reformat në sistemin evropian të migrimit do të funksionojnë në mënyrë që të mundësohet heqja e kontrolleve kufitare.

Bie numri i kërkesave për azil në mbarë Evropën

Në prill, Gjykata Administrative në Koblenz shpalli një kontroll kufitar si të paligjshëm. Sipas gjykatës, kontrollet bien ndesh me Kodin e Kufijve të Schengenit, sepse Republika Federale e Gjermanisë nuk ka justifikuar dhe dokumentuar mjaftueshëm zgjatjen e tyre. Pas kësaj, Dobrindt njoftoi se qeveria federale do të ankohej kundër këtij vendimi.

Në fakt, kontrollet kufitare nuk janë të parashikuara në hapësirën Schengen, e cila përfshin shumicën e shteteve të BE-së si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën. Numri i kërkesave për azil në BE ka qenë në rënie të vazhdueshme. Në Gjermani, sipas BAMF, ai ishte në maj madje në nivelin më të ulët që nga viti 2020, kur për shkak të kufizimeve gjatë pandemisë COVID-19 pothuajse askush nuk mund të hynte në vend./ DW

Etiketa: BEEvropekontrolle kufitare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Demokratët Europianë – Ramës: Shqiptarët duan Europën, jo marrëveshje private për oligarkët

21:06 : 22/06/2026
BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
BOTA

Kush flet për Evropën me Moskën?

08:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Shapi dhe sheqeri”/ Çfarë tha në të vërtetë Parlamenti Evropian për Vjosë-Nartën?

15:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Antonio Costa: Ballkani Perëndimor është në axhendën e Këshillit të Europës

13:20 : 19/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria drejt BE-së, por a është gati ekonomia?

17:48 : 18/06/2026
Para

Grabitja e "OTP Bank"/ Policia arreston rojen: Nuk neutralizoi autorin! Ja shuma e parave që u vodh

TË GJITHA

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Foto ilustruese

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş