• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha-Ramës: E ke vendin në burg dhe atje do të çojmë. Prite popullin, se po vjen

18:49 : 12/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi nga podiumi i protestës para kryeministrisë se Rama do të shkojë në burg.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se po vjedh shqiptarët.

“Njëlloj si 32 vite më parë, le të ndalemi një moment dhe të shohim pse u bëmë sërish njerëzit e gomoneve”, u shpreh ai.

“Shqiptarët sot janë popull i gomoneve. Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë besimin. Ai që të merr votën, të ka marrë dinjitetin. Njeriu që nuk voton i lirë është i pashpresë”, shtoi.

Duke iu drejtuar Ramës, Berisha theksoi: “E ke vendin në burg, në regjim special dhe atje do të të çojmë”.

Lexo edhe:

Berisha: Rama po vendos sistem për përgjimin e çdo komunikimi në Shqipëri

Berisha: Në 2015, Rama fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze…

“Mediat e Britanisë, e Evropës kanë shkruar se shqiptarët ikin nga varfëria, shqiptarët janë sot njerëzit të vjedhur të planetit. S’ka si në Shqipëri njerëz të vjedhur nga qeveritarë që s’kanë më asnjë normë morale, asnjë ligj, asnjë Kushtetutë, por kanë kodin e vjedhjes, mafies, krimit, të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria”, tha.

Më tej, paralajmëroi largimin e Ramës nga pushteti. Duke iu referuar gjuhës fyese të Ramës ndaj opozitës, Berisha deklaroi: “Atje për së shpejti di vijë gjykatësi sovarn, këta burra dhe gra. Më mirë priti këta se ne do të përgjigjemi si të duash ti, por dhe populli i ka dy tre fjalë me ty”.

Apeli për ndërkombëtarët

Një apel e bëri edhe për ndërkombëtarët.

“Mos mbështesni regjimin e Edi Ramës se Rama është armiku i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët. Sikundër nga ky shesh duhet tu deklaroj se Shqipëria s’do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, stabiliteti dhe vota, stabiliteti dhe shpresa, stabiliteti dhe besimi, stabiliteti dhe e ardhmja do jetë të pandara”, tha kreu i PD.

Apeli për qytetarët

Berisha u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestave.

“Ky miting është sirenë e fuqishme e shpresës për çdo shqiptar të bashkoheni me ne, në mënyrë që Ramës t’ja shkurtojmë ditët, ti presim biletën për aty ku e ka vendin. Slogani juaj ‘Edi Rama o hajdut, boll vodhe, shko në burg” do bëhet realitet”, u shpreh kreu i PD-së.

“Ne jemi të betuar të bëjmë çdo sakrificë për të sjellë votën e lirë në Shqipëri. Mjerë ai që rek lirinë e shqiptarëve, mjerë ai që prek votën e tyre, votën kurrë nuk ta fali. Çdo qytetar që do shpresën të bashkohet me ne kundër vrasësit të shpresës së shqiptarëve, Edi Ramës. Rama i trajton shqiptarët si një kolonizator, ndaj dhe ne duhet ta arkivojmë sa më parë”, shtoi.

“Shqipëria ka 1001 arsye për të qenë vend shprese, për të qenë vend besimi. Edi Rama i trajton shqiptarët si një kolonizator mizor dhe i egër, ndaj dhe ne duhet ta arkivojmë atë sa më parë. Çdo shqiptar që dëshiron dyfishimin e rrogave, pensioneve, ndihmës ekonomike, që do të shkollojë fëmijët në Shqipëri, të bashkohet me ne kundër Edi Ramës. I garantojmë se janë të gjithë potencialet për një paketë antikrizë që çmimet të mos jenë më të larta se në Kosovë e Maqedoni, që rrogat të dyfishohen, që nafta të mos jetë më e shtrenjtë. Ne garantojmë përgjysmimin e taksave për fermerët, garantojmë çmime energjie të paktën tre-katër herë më të ulët se sot. Garantojmë konkurrencë të ndershme dhe treg të lirë. Qytetarëve shqiptarë, që duan të ndërtojnë të ardhmen në këtë vend, i ftojmë të bashkohen me ne, se e ardhmja është mes nesh. Më mirë të përzëmë një njeri, sesa të përzihemi ne prej tij. Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për besimin, për entuziazmin tonë. T’ia japim ne të gjitha këto dhe ajo do ia kthejë me mirësi çdo shqiptari. Dhe njëherë, Zoti u bekoftë ju, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Zoti e bekoftë votën tuaj, familjet tuaja. Rroftë Shqipëria”, e përfundoi fjalën e tij Berisha.

Etiketa: protesteSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Rama po vendos sistem për përgjimin e çdo komunikimi në Shqipëri

13:44 : 09/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Në 2015, Rama fluturoi drejt Hong Kong me një avion të shërbimeve kineze…

13:38 : 09/09/2025
AKTUALITET

Berisha akuza Ramës: Kartelat përdoren për vota dhe në këmbim jep “licencë” për të vra*ë

19:48 : 08/09/2025
AKTUALITET

Masakra në Shkodër/ Berisha: Bandat kanë licencë për vrasjet nga Rama, disa prej tyre ishin aktivë në fushatë

14:46 : 08/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Ramaduro e vendosi Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza

18:02 : 07/09/2025
AKTUALITET

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025
Para

Thirrja e Berishës për ndërkombëtarët: Pa votë të lirë s'ka stabilitet në Shqipëri

TË GJITHA

EMRI/ Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet 35-vjeçari nga Bulqiza në Kakavijë

09:09 : 10/09/2025

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon mbrojtjen e NATO-s

09:01 : 10/09/2025

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

08:45 : 10/09/2025

VIDEO/“Ambasadorët bio”, gafa e Mirela Kumbarës në “Diplo2025”: 110,000 turistë vizituan Spanjën në vitin 2024

08:43 : 10/09/2025

Vjeshta sjell ndryshime! Ja kujt do t’i lulëzojë puna dhe kush do të ketë momente të vështira

08:40 : 10/09/2025

Pas sherrit, gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar në Tiranë

08:38 : 10/09/2025

Shqiptarët të fundit në Europë për aftësitë bazë për informacionin dixhital

08:25 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com