• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do dyfishojmë rrogat”, Berisha-mjekëve në Gramsh: Koha për greva dhe protesta

18:43 : 27/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje mjekëve dhe infermierëve të zhvillojnë greva kundër qeverisë “Rama”.

Nga Gramshi, ku u njoh me problemet e qytetit, kryedemokrati tha se tashmë është koha që vet qytetarët të largojnë qeverinë, duke thënë se me rikthimin e PD në pushtet do të dyfishohen rrogat e mjekëve dhe infermierëve.

“Problemet që ngritët këtu janë problemet themelore të shoqërisë tonë. Doktoresha e cila në vlerësimin tim është një misionare e vërtetë, jo vetëm për faktin se detyra e mjekut në vetvete është një mision, por edhe për faktin se u shërben 2-3 qendrave mjekësore përbën humanizmin më të madh. Me qëndrimin që ka mbajtur kjo qeveri ndaj mjekëve, pa përjashtim çdo njeri mund të kishte ikur, siç kanë ikur 3-4 mijë gjatë viteve të fundit. Se ku është katandisur sot mjekësia e tregoi Covidi. Ne shqiptarët, u futëm në grupin e 3-4 vendeve me vdekshmërinë më të lartë në botë. Dhe si shpërblim, si akt si për të thënë që mirë ua bëri, ajo e cila linte mjekët dhe infermierët, se vidhte me tenderat sekretë, pa maska, pa doreza, pa mbrojtje, ajo riemërohet ministre përsëri për meritën e vetme se ndan paratë me kryeministrin dhe tarafin e tij. Sado që njerëzit e kanë të vështirë ta perceptojnë, por së fundi një tregues i një institucioni shumë serioz vlerësimesh, e nxjerr Tiranën në 10 qytete me mjekësinë më të shkatërruar në botë. Tirana renditej e 245 në një klasifikim që kishte 255 qytete të mëdha dhe kryeqytete. Kur them Tirana, ja urdhëroi doktoresha u shërben 3 qendra me 7-8 mijë banorë, kur në standardin evropian duhet të jetë 1 mjek për 3-400 banorë. Ua thash këto për të ndalur se ku jemi”, tha Berisha.

“Por përsëri unë dua të them këtu, mjekëve, infermierëve që koha sot është më shumë se kurrë për greva dhe protesta të fuqishme në sistemin shëndetësor, sepse ky sistem po shkon drejt zhdukjes nga një njeri që nuk ka asnjë sens për qeverisje, shëndetësinë e qytetarëve për sistemin e kujdesit të tyre. Ndaj dhe ky sezon fton çdo mjek, infermier, punonjës shëndetësor ti shërbejmë qytetarëve me greva e protesta, sepse ky është një shërbim më i mirë. Ju garantoj se ndërhyrja e qeverisë së ardhshme, do të jetë e fuqishme. Ju e dini se ne mbidyfishuam rrogat e mjekëve dhe infermierëve. Ju garantoj se do të 2-3 fishohen dhe se sot me borxhin e madh që ka marrë Edi Rama, 500 miliardë lekë borxh, çdo mjek, mësues, pensionist mund të mirrte trefishin e asaj që merr pa asnjë vështirësi. Por ato janë vjedhur, shpërdoruar. Me ato janë ndërtuar 1 km autostradë, 22 mln euro në një kohë kur në Europë ndërtohet me 2-3 mln euro. Me ato është ndërtuar një shkollë në mes të Tiranës me 5 mln euro, kur në mes të Berlinit ajo shkollë kushton 620 mijë euro, është standard, nuk mund të shpenzojë më shumë nëse është shkollë publike“, shtoi ai.

Etiketa: gramshPDprotestaSali Berisha

Lajme të lidhura

BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025
AKTUALITET

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025
AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
Para

Pse xhinset kanë një xhep të vogël?

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com