Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në kodrat pranë fshatit Selishtë, në njësinë administrative Cakran, në Fier.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullishta, pemë dhe shkurre, ndërsa shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet ende.
Në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa operacioni po vështirësohet nga era e fortë që favorizon përhapjen e zjarrit.
Paralelisht me ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse zjarri është shkaktuar nga zjarrvënie e qëllimshme.













