Nga Boldnews.al
Çdo e mirë e ka një fund dhe çdo fund urojmë të mos vijë për keq. Si ai nuk do të ketë më një të dytë, por të shpresojmë që ambasadori ose ambasadorja e re e BE-së t’i përgjajë të madhit Silvio Gonzato.
Në përfundim të mandatit të tij 3 vjeçar, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, është nderuar nga kryeministri Edi Rama me Yllin e Madh të Mirënjohjes, një medalje që iu var nga vetë Rama, nën praninë edhe të disa ministrave dhe të ftuarve të tjerë të veçantë nga vetë Gonzato.
“Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë për mua shumë më tepër sesa një treg apo një ekonomi e përbashkët. Ai ka të bëjë me njerëzit dhe vlerat që ndajmë: lirinë, barazinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Këto vlera më kanë udhëhequr gjatë tri viteve të mia në Shqipëri”, shkruan Gonzato.
Ishte ambasador ndërsa u zhvilluan zgjidhjet në vend, të cilat i konsideroi konkurruese dhe të lira, qe ambasador ndërsa vendi nënshkruante kapitujt dhe gurupkapitujt me BE, por ishte edhe ambasador ku Rama shpërfilli me injorim deri në përçudnim institicionin e SPAK, në kërkesën që i dërgoi kuvendit për arrestimin e Ballukut.
Një dorë ia shtriu Ramas kur në Bruksel tha se në rastin Balluku ishte një interpretim i kushtetues për imunitetet dhe se intitucionet shqiptare ishin aq të pjekura sa mund të jepnin një vendim dinjitoz. Me dinjitoz nënkuptoi pikërisht faktin që Rama refuzoi të lëshonte Ballukun. Po ashtu në të njëjtën kohë, ambasadori i BE në vendin tonë Silvio Gonzato e gjeti problemin e madh se përse Shqipëria nuk po ecte në rrugën e duhur dhe problem sipas tij ishte opozita që nuk donte integrimin.
Sot ai po jep lamtumirën, me një medalje si “Yll i madh” e dhënë nga vetë Rama i cili është aq sqimatar sa nuk i lëshon dokoratat pa kriter, por vetëm për zyrtarë të lartë që kanë dhënë prova për një kohë të gjatë në kontributin e madh për…qeverinë.
Gonzato përveçse një diplomat i ndjeshëm është edhe guximtar. Ai sfidoi “mendësinë prapambetëse” duke treguar se është martuar me një burrë. Ai ka qenë mbështetës i LGBTIQ-së dhe vetëm një porsonalitet si Gozato, mund të ishte kaq i ndijeshm dhe njëkohësisht edhe “i drejtë”, kur problemin e keqeverisjes në vendin tonë e lidh me opzitën. Sa mirë që Rama për fatin tonë të mirë gjeti kohën nga agjendat e tij e ngjeshur që jo vetëm t’i shkonte në ceremoninë e lamtumirës, por t’i varte dekoratën. Yll i madh është… Lamtumirë Gozato! Mirëupjekshim në BE, aty ku aq shumë deshe të na fusësh, por edhe pse jemi ende larg, ai u mundua të na fusë…!














