Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK se vepron si një strukturë e lidhur me Partinë Socialiste, duke deklaruar se “shpresa e vetme” për ndryshim politik është një “kryengritje e fuqishme paqësore popullore”.
Në një konferencë për mediat, Berisha ngriti një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, duke përmendur disa çështje të bujshme hetimore dhe publike, përfshirë rastin McGonigal, çështjen e inceneratorëve, sterilizimin, tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës.
Sipas Berishës, këto raste dëshmojnë, sipas tij, një përgjegjësi politike të drejtpërdrejtë të kryeministrit, ndërsa pretendoi se institucionet e drejtësisë nuk po veprojnë në mënyrë të pavarur.
“Rezulton në mënyrë absolute se për Edi Ramën ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojnë dhe se SPAK-u është thjesht një seksion i Partisë Socialiste”, deklaroi Berisha.
Berisha: E vërteta është se rasti i tij, siç është Surreli me sarajet 730 metra të gjata, me kopshtin apo parkun 8400 metra.
Skandali McGonigal, ku Edi Rama citohet 14 herë në dosjen gjyqësore të Uashingtonit.
Në rast se ndalemi në Xibrakën dhe rolin e Olsi Ramës. Në dosjen Balluku, e cila 60% është e Edi Ramës.
Në deklaratat e Geron Xhafës, sipas të cilave bën ligjin në AKSH.
Në inceneratorin e Tiranës, për kompaninë tetë muaj para krijimit të saj.
Në rast se ndalemi në dosjen e sterilizimit në të cilën Ogerta dhe Rama janë po aq bashkëfajtorë sa Beqja. Në mungesë të 130 milionë euro të djegësit të Tiranës.
Përveç kësaj në tunelin e Llogarasë, aeroportin e Vlorës, të gjitha aferat e Ballukut janë të përbashkëta me Ramën.
Rezulton në mënyrë absolute se për Edi Ramën ligji dhe Kushtetuta nuk ekziston dhe se SPAK-u është thjesht një seksion i Partisë Socialiste.
Ndaj dhe ajo që mbetet si shpresë e vetme është kryengritja e fuqishme paqësore popullore që çon në largimin e Edi Ramës.
Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike, mbështetësve të kësaj partie, të mbështesin me të gjitha mundësitë dhe pa asnjë rezervë protestën rinore qytetare e cila po bën 50 e sa ditë pa ndërprerë kundër narkodiktatorit të Tiranës dhe regjimit të tij.














