Një person ka rënë në prangat e policisë në Elbasan pasi plagosi me thikë një 59-vjeçar.
Mirjan Dedja, 43-vjeç, qëlloi Roland Beqirajn me thikë pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal.
Në pranga po ashtu ra edhe i plagosuri pasi tentoi të fshehte ngjarjen.
Sipas njoftimit i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.














