• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Presidenca e Irlandës në BE: Ekonomia dhe Ukraina në fokus

Irlanda drejton për gjashtë muaj presidencën e radhës të BE-së. Vendi ka përpara sfida të mëdha: Në radhë të parë bëhet fjalë për para.

09:51 : 03/07/2026
në BOTA

Irlanda – në skajin e Oqeanit Atlantik dhe megjithatë thellësisht evropiane – kështu e përshkruan vendin e tij kryeministri irlandez Micheál Martin. Kjo është hera e tetë që nga anëtarësimi në vitin 1973 që Irlanda mban Presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku.

Kryeministri Micheál Martin theksoi gjatë ceremonisë së hapjes në Dublin se irlandezët i detyrohen shumë anëtarësimit të tyre në BE. Sipas tij, shndërrimi i Irlandës në një ekonomi dhe shoqëri moderne e të hapur është i lidhur ngushtë me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kur u nënshkrua akti i anëtarësimit në vitin 1972, të ardhurat mesatare në vend ishin pak më pak se dy të tretat e mesatares evropiane. Në atë kohë ishte ende në fuqi një ligj që ua ndalonte grave të ushtronin profesionin në sektorin publik pas martesës, ndërsa ishulli po përjetonte vitin më të rëndë të trazirave në Irlandën e Veriut, kujtoi Martin të mërkurën.

Që atëherë, vendi ka përjetuar një zhvillim të vrullshëm ekonomik, duke fituar nofkën “Tigri Keltik”. Që nga viti 2018, Irlanda është një nga kontribuuesit neto në BE, që do të thotë se paguan më shumë në buxhetin e BE-së sesa merr prej tij. Me pak më shumë se pesë milionë banorë, Irlanda ka – pas Luksemburgut – Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të dytin më të lartë në Bashkimin Evropian.

Lexo edhe:

Rama sfidon BE-në, i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura

BE-ja kërkon pezullimin e rrënimit të shtëpive buzë Ujmanit

Irlanda mbështetet te “forca në unitet”

Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, Irlanda do të drejtojë mbledhjet e Këshillit të BE-së – organit legjislativ të Bashkimit Evropian ku përfaqësohen 27 shtetet anëtare. Motoja e saj në gjuhën irlandeze është: “Ní neart go cur le chéile”, një shprehje që nënkupton se nuk ka forcë pa unitet.

Detyra e qeverisë irlandeze do të jetë të ruajë dhe forcojë këtë unitet mes 27 shteteve anëtare. Irlanda synon të lërë gjurmë veçanërisht në fushat e konkurrueshmërisë, mbrojtjes së vlerave të BE-së dhe sigurisë.

Në krye të listës së prioriteteve janë: ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale për të rinjtë nën moshën 16 vjeç, avancimi i diskutimeve për buxhetin e BE-së pas vitit 2028 dhe nxitja e Bashkimit të Tregjeve të Kapitalit. Gjithashtu, mbështetja për Ukrainën mbetet një nga objektivat kryesore të presidencës irlandeze.

Irlandë Dublin 2026 | Micheál Martin përeshëndet kreun e Këshillit të BE, António Costa me fillimin e presidencës
Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, Irlanda do të drejtojë mbledhjet e Këshillit të BE-së – organit legjislativ të Bashkimit Evropian ku përfaqësohen 27 shtetet anëtare.Fotografi: Niall Carson/PA Wire/dpa/picture alliance

Zelensky si mysafir nderi në Dublin

Si shenjë e veçantë solidariteti, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyi u ftua në ceremoninë e hapjes në Dublin. Ai e shfrytëzoi këtë rast për të kërkuar sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

Sipas tij, nevojiten masa kundër të ashtuquajturës “flotë në hije” ruse dhe kundër “shumë mjeteve të tjera” mbi të cilat mbështetet presidenti rus Vladimir Putin për të vazhduar luftën.

Zelensky theksoi se në këtë kategori përfshihen edhe kompani në Evropë, që sipas tij ekzistojnë vetëm për të punuar për Rusinë dhe që vazhdojnë ta furnizojnë agresorin rus me materiale të nevojshme.

Në Dublin mesazhi u kuptua qartë. Javët e fundit kishin shkaktuar debat eksportet e oksidit të aluminit nga Irlanda drejt Rusisë, një material me rëndësi të madhe edhe për industrinë ushtarake.

Kryeministri Martin deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me Zelenskyn se çështja ishte diskutuar në mënyrë dypalëshe. Një hetim do të përfundojë në javët e ardhshme dhe rezultatet do t’i paraqiten Komisionit Evropian. Irlanda nuk dëshiron që materiale me origjinë irlandeze të mbështesin makinerinë ushtarake ruse.

Përveç kësaj, qeveria irlandeze synon të punojë për sanksione të tjera kundër Rusisë. Aktualisht po zhvillohen negociata në Këshillin e BE-së për paketën e 21-të të sanksioneve, ndërsa Irlanda dëshiron të avancojë edhe një paketë të 22-të. Ajo gjithashtu do të përpiqet të hapë kapituj të tjerë negociues për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Flmauri i BE dhe ai irlandez
Për të forcuar konkurrueshmërinë, qeveria irlandeze synon të avancojë strategjinë e BE-së “Një Evropë, një treg”.Fotografi: Alexey Vitvitsky/Imago Images

Irlanda dëshiron rezultate në konkurrencë

Për të forcuar konkurrueshmërinë, qeveria irlandeze synon të avancojë strategjinë e BE-së “Një Evropë, një treg”. Nën këtë slogan, Bashkimi Evropian ka vendosur si objektiv përfundimin e tregut të përbashkët deri në fund të vitit 2027 dhe thjeshtimin e kushteve për bizneset, për shembull përmes uljes së burokracisë, përfundimit të Bashkimit të Tregjeve të Kapitalit dhe krijimit të një forme të unifikuar juridike të kompanive në nivel evropian.

Ministri irlandez i Financave, Simon Harris, deklaroi se ky projekt do të jetë fokusi i tij kryesor, pasi deri në fund të vitit duhet të arrihet një marrëveshje politike. Priten negociata shumë të vështira për buxhetin trilionësh.

Deri në fund të vitit synohet gjithashtu arritja e një marrëveshjeje politike për buxhetin e ardhshëm të BE-së. Sipas Micheál Martin, pozicionet aktuale të shteteve anëtare, të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të buxhetit me kontributet e tyre, janë ende shumë larg njëra-tjetrës.

Buxheti duhet të finalizohet deri në fund të vitit 2027, pasi do të mbulojë periudhën 2028–2035. Për arsye politike, siç janë zgjedhjet e ardhshme në Francë, në Bruksel ekziston një konsensus i gjerë që negociatat të përfundojnë brenda këtij viti. Një takim i posaçëm i krerëve të shteteve dhe qeverive është planifikuar për në nëntor.

Irlanda dëshiron të jetë një “ndërmjetës i ndershëm”

Një aspekt që institucionet evropiane dhe shtetet e tjera do ta ndjekin nga afër gjatë presidencës irlandeze është qëndrimi i Irlandës ndaj rregullimit të sektorit të teknologjisë, veçanërisht në debatet për sovranitetin teknologjik evropian dhe për një taksë të mundshme digjitale.

Në Irlandë janë të vendosura kompani të mëdha amerikane si Google, Apple dhe Meta, të cilat përfitojnë nga normat relativisht të ulëta tatimore. Ministri i Financave, Simon Harris, theksoi se Irlanda do ta luajë rolin e saj si një “ndërmjetës i ndershëm”.

Ai nënvizoi se Irlanda ka qëndrime shumë të qarta kur bëhet fjalë për rregullimin e gjigantëve teknologjikë. Megjithatë, sipas tij, duhet të sigurohet që vendimet e Bashkimit Evropian të jenë në interesin ekonomik të tij dhe se reagimet e pjesës tjetër të botës – veçanërisht të Shteteve të Bashkuara – nuk mund të injorohen./DW

Etiketa: BEekonomiirlandeUkraine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama sfidon BE-në, i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura

13:38 : 23/07/2026
RAJONI

BE-ja kërkon pezullimin e rrënimit të shtëpive buzë Ujmanit

19:01 : 22/07/2026
BOTA

SHBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme për dronët

15:02 : 22/07/2026
BOTA

Zelensky largon “kasapin” dhe trazon sërish komandën ushtarake të Ukrainës

11:28 : 22/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”/ Shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë

09:53 : 22/07/2026
AKTUALITET

Tre vite…, iku edhe “Ylli i madh” Gonzato

17:25 : 21/07/2026
Para

Për 32 ditë protestoi bashkë me djalin e tij të sëmurë, pas arrestimit të Altin Hilës hapet fushatë në GoFundMe

TË GJITHA

Vendi rrezikohet sërish nga stuhia! Sinoptikanët: Situatë më problematike në jug

16:09 : 23/07/2026

Zjarri përfshin Shelegarin dhe Bregasin

16:02 : 23/07/2026

“Rama duhet të largohet, është hajdut”/ Reuters: Gaz lotsjellës kundër protestuesve, qytetarët nuk tërhiqen

16:02 : 23/07/2026

Hodhi ujë drejt Ramës, Bardhi përjashtohet nga seanca

15:46 : 23/07/2026

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca vijon me kalimin e projektligjeve të rendit të ditës e vetme

15:44 : 23/07/2026

Protesta te Kuvendi, shkon në 12 numri i qytetarëve të shoqëruar

15:43 : 23/07/2026

Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt

15:29 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet