• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thellohet kriza në bujqësi/ Qeveria pranon dështimin e skemës së kreditimit

15:55 : 01/07/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria ka pranuar zyrtarisht dështimin e skemës së shumë trumbetuar për kreditimin e bujqësisë.

Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave ndryshoi vendimin duke e hapur garancinë shtetërore për nxitjen e kreditimit të bujqësisë për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme pavarësisht sektorit ku operojnë.

“Miratimin e linjës së garancisë shtetërore të huas, në vlerën 5 miliardë lekë, për garantimin e huamarrjes së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, pavarësisht sektorit të veprimtarisë së tyre ekonomike si dhe fermerëve të regjistruar e të pajisur me certifikatën e NIPT-it të fermerit, që ushtrojnë veprimtari në sektorin e bujqësisë,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Pavarësisht se qeveria vuri në dispozicion të bankave garanci buxhetore nëse ato kreditonin fermerët si dhe mori përsipër subvencionimin e interesave, sërish kredia për bujqësinë nuk u rrit duke e lënë sektorin të nënfinancuar dhe në një krizë të stërgjatë me rënie për disa vjet rresht.

Lexo edhe:

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

Përfundon protesta e 52-të, qytetarët e mbyllin marshimin me thirrje: Arrestoni Ramën

Skema

Në shkurt të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shpalli së bashku me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një skemë, që sipas tij do të ishte një histori e madhe suksesi për mbështetjen e bujqësisë.

Bëhej fjalë për çeljen e një linje financimi me garanci sovrane, ku fermerët do të merrni kredi me interes 2 për qind nga bankat dhe shteti do të garantonte deri në 70 për qind të principalit.

“Sot e kurorëzojmë në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste, me vendimin e BSH për të hapur një linjë të re financimi me fokus te bujqësia dhe marrëveshjes mes bankës qendrore dhe të nivelit të dytë, në funksion të projekteve. Ky është një hop cilësor, shumë premtues për sektorin dhe vendin,” tha Rama.

Sipas planit të lajmëruar nga shefi i qeverisë, linja e kredisë do ishte deri në 250 milionë euro. Vendimi i qeverisë për çeljen e skemës u miratua në korrik.

“Kredia është fantastike me 2%, kredi me 2% është vërtet fantastike me 70% të garancisë mbi kolateralin, që është diçka shumë e vlefshme për ju,” tha kryeministri me entuziazëm të madh duke shtuar se ky instrument mund të arrinte deri në 1 miliardë euro.

Por fjalët e shefit të qeverisë i mori era shpejt, ashtu siç ndodh shpesh me premtimet bombastike. Skema dështoi.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në harkun kohor të një viti kredia për bujqësinë u rrit me vetëm 7 milionë euro, duke arritur në rreth 70 milionë euro. Ndërsa përrallat me 1 miliardë euro, që kryeministri u tregoi fermerëve gjatë fushatës elektorale, rezultuan kallp.

Përballë këtij dështimi qeveria ka vendosur ta hapë skemën për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, duke u dhënë të drejtën të marrin kredi ndërmarrjeve nga çdo sektor i ekonomisë. /Kapitali.al

Etiketa: Edi Ramaqeveriasektori i bujqesise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026
AKTUALITET

Përfundon protesta e 52-të, qytetarët e mbyllin marshimin me thirrje: Arrestoni Ramën

22:13 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Sorrat, korbat dhe shpirtrat e bardhë”/ Rama sulmon kritikët e Paketës së Maleve: 90% janë profile fallco

21:52 : 21/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Në spitale nuk ka ilaçe, Rama jep 4.3 mln euro për një koncert. Protestojmë për mirëqenie

20:30 : 21/07/2026
AKTUALITET

“SPAK, ku je?”, Tepelena: Eurodeputeti gjerman ngriti akuza për pastrim parash

20:24 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Mbret pa popull”/ Aktivisti i çon Ramës kurorën simbolike pas 52 ditësh protestë

20:02 : 21/07/2026
Para

Korriku përvëlues, meteorologia paralajmëron: Temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë

TË GJITHA

Stuhia godet Sarandën, ka të plagosur! Pemë të rrëzuara, trotuare dhe makina të dëmtuara

00:32 : 22/07/2026

Zjarr në grumbullin e mbetjeve në Halil të Fushë-Krujës, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente/ VIDEO

23:13 : 21/07/2026

Kujdes me vendimet dhe shpenzimet/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

23:00 : 21/07/2026

17 kg kokainë në motorin e makinës së prishur/ Arrestohet shqiptari në Francë, po transportonte mjetin me karrotrec

22:56 : 21/07/2026

Nga karburantet te perimet, kush shet më shumë Shqipëria apo Kosova?

22:43 : 21/07/2026

Rama “shuplakë” ish-drejtorëve të Veliajt, refuzon kompleksin turistik të ‘5D’ në Himarë

22:40 : 21/07/2026

Jonaid Myzyri i prish skemën Arlindës/ Si u zhbënë kriteret për tenderin 15 mln € që favorizoi “Dion-Al”

22:30 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetultrabetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet