Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e Kamzës. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se një i ri 18-vjeçar ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pa qenë i përfshirë në ndonjë konflikt me persona të tjerë.
Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar motivet e ngjarjes dhe për të dokumentuar plotësisht rastin.














