• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bie bujqësia dhe industria, kush po kontribuon në rritjen ekonomike?

13:25 : 26/06/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Një nga argumentet që dëgjohet më shpesh në opinionin publik është që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB-ja) po rritet. Dhe është e vërtetë. Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare u rrit edhe gjatë vitit 2025.

Por pyetja që po bëjnë sot mijëra të rinj që po protestojnë, është shumë më e rëndësishme sesa vetë shifra: Çfarë ekonomie po rritet? Kush po kontribuon në rritjen e saj?  Raporti i INSTAT tregon se bujqësia, një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, dha kontribut negativ. Industria dha kontribut negativ. Ndërkohë, një pjesë e rëndësishme e rritjes erdhi nga administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe taksat neto mbi produktet.

Pra, ndërsa ekonomia që prodhon dobësohet, ekonomia që shpërndan vazhdon të zgjerohet.

Këtu fillon problemi. Dhe ky problem nuk ka lindur sot. Për më shumë se një dekadë, Shqipëria nuk është drejtuar drejt një ekonomie të bazuar te prodhimi, konkurrenca dhe merita. Përkundrazi, është ndërtuar gradualisht një model ku pesha e shtetit është rritur vazhdimisht dhe ku administrata publike është kthyer në një instrument të rëndësishëm pushteti.

Ndërkohë në shumë vende perëndimore, shmanget fryrja e administratës, pasi qeveritë, e dinë shumë mirë se çfarë pasoja sjell. E dinë se një shtet që zgjerohet artificialisht përtej nevojave reale të shoqërisë dëmton produktivitetin, rëndon taksapaguesit dhe krijon marrëdhënie varësie midis qytetarit dhe pushtetit.

Lexo edhe:

Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të flasim për çdo çyryk në Beograd

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

Në demokracitë e zhvilluara, suksesi i një qeverie matet me numrin e bizneseve që krijohen, me produktivitetin që rritet, me eksportet që zgjerohen dhe me mundësitë që hapen për qytetarët.

Tek ne, për vite me radhë, është kultivuar një filozofi tjetër. Shumë njerëz janë mësuar të shohin shtetin jo si garant të rregullave të barabarta, por si burimin kryesor të privilegjit ekonomik.

Ndërkohë që fondet publike, të cilat duhet të shkonin për zhvillimin e prodhimit, arsimit, bujqësisë, kërkimit shkencor apo mbështetjes së sipërmarrjes, janë përdorur në masë të madhe për të ushqyer një shtet gjithnjë e më të madh dhe më të kushtueshëm.

Por ka diçka që ka ndryshuar. Të rinjtë. Brezi që sot proteston duket se e ka kuptuar më mirë se kushdo tjetër se ky model ekonomik dhe politik prodhon veçse varësi në vend të lirisë.

Sepse nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një protestë për meritokracinë. Për lirinë ekonomike. Për dinjitetin. Për të drejtën e çdo të riu që të ndërtojë jetën e tij falë aftësive që ka dhe jo falë lidhjeve që mund të sigurojë. Në fund të fundit, protestuesit nuk po pyesin sa është rritur PBB-ja.

Ata po bëjnë një pyetje shumë më të thellë:

Nëse kjo qenka rruga e suksesit, pse po largohet brezi që duhet të ndërtojë të ardhmen e Shqipërisë? Dhe derisa kësaj pyetjeje t’i jepet një përgjigje e ndershme, protestat jo vetëm që do të vazhdojnë, por do të gjejnë gjithnjë e më shumë qytetarë që do t’u bashkohen. /Eduart Sharka, Monitor

Etiketa: BujqesiEdi Ramaekonomiindustriqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të flasim për çdo çyryk në Beograd

18:31 : 16/07/2026
AKTUALITET

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

17:57 : 16/07/2026
AKTUALITET

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

17:26 : 16/07/2026
AKTUALITET

Reforma territoriale/ Berisha akuzon PS: Do ndryshojnë bashkitë pa PD!

16:56 : 16/07/2026
AKTUALITET

Flamingot duhet t’i injorojnë hijet e së djeshmes

16:44 : 16/07/2026
AKTUALITET

SKEMA e Palasës/ Shteti i fal tokën investitorëve privatë në këmbim të objekteve publike

15:55 : 16/07/2026
Para

“Plas” tek Uruguai para sfidës me Spanjën, Bielsa akuzon lojtarët se duan ta shkarkojnë

TË GJITHA

Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të flasim për çdo çyryk në Beograd

18:31 : 16/07/2026

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi /EMRI

18:20 : 16/07/2026

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë “Sori-Al”

18:15 : 16/07/2026

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë /EMRAT

18:03 : 16/07/2026

OBSH paralajmëron: Nxehtësia ekstreme po kthehet në një rrezik serioz për shëndetin

17:59 : 16/07/2026

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

17:57 : 16/07/2026

Administrata Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

17:47 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş