• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Flamingot duhet t’i injorojnë hijet e së djeshmes

16:44 : 16/07/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Disa ditë më parë, pasi kishim përfunduar emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, u takova me disa prej atyre që mund të konsiderohen si organizatorët e revolucionit të flamingove. Përgjatë bisedës, njëri prej tyre, më bëri një ftesë sa spontane, po aq dhe të çiltër. “Pse, nuk vjen aty në shesh të flasësh, na ndihmon”- më tha, duke më ngulur sytë me vetëbesimin e dikujt që mbron një kauzë të drejtë.

I kapur në befasi, me sikletin e përhershëm të atij që duhet të refuzojë dikë që e simpatizon, u përpoqa t’i shpjegoj arsyet e përgjigjes sime negative.

E para, është personale i thashë. Unë mendoj se një gazetar që përshkruan, apo mban qëndrime për ngjarjet, duhet të ruajë një distancë të domosdoshme ndaj asaj që ndodh dhe protagonistëve që e prodhojnë. Këtë parim e kam ushtruar prej kohësh, ndonëse e di që ekziston dhe një model tjetër, ai i opinionistit aktivist, që rreket ta ndyshojë shoqërinë, jo vetëm përmes shkronjave, por edhe përmes veprimit. Por, në kushtet kur shumë kolegë, paguhen si këshilltarë të liderëve gjatë ditës, për t’u shfaqur si të pavarur në editorialet apo emisionet e mbrëmjes, unë kam zgjedhur këtë hendek higjenik, në radhë të parë për të qenë sa më i kthjellët vetë dhe më pas për të ruajtur sa me tepër besueshmëri që të jetë e mundur.

Por e dyta, dhe më e rëndësishmja, u përpoqa të arsyetoj, unë besoj se duke u shfaqur përkrah jush, më shumë ju dëmtoj, sesa ju ndihmoj. Në këtë treg ku militoj prej gati tre dekadash – thashë- unë kam bërë betejat e mia (sipas meje – këtë e gjykon tjetërkush – në krahun e së drejtës dhe moralit), në të cilat, në një farë mënyre, kam krijuar antipati, njerëz që s’më pëlqejnë, të tjerë që se kanë më besimin se mund tu them të vërtetën. Ashtu si në çdo përballje, ku edhe fitimtari absolut ka shumë për të humbur edhe brezi im, në betejat me Berishën e parë, Nanon, Metën, Berishën e dytë dhe Ramën, sado të drejtë që të ketë pasur, ka paguar një haraç të lartë me brerjen e besueshmërisë tek një pjesë e publikut. As unë, as kërkush nuk ka pse e transferon këtë kosto tek levizja e juaj e re, e fresket, që në thelb nuk ka të bëjë aspak me hijet e së djeshmes. Idetë e reja kërkojnë edhe fytyra të reja. Prandaj druaj se ju bëj dëm, po të jem aty mes jush – u thashë përmbledhtas.

Lexo edhe:

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

Për këtë argumentin e fundit, u binda katërcipërisht se kisha të drejtë, kur e pashë emrin tim të ndërkallur në mënyrë absurde, si të lidhur me protestën, ose me atë pjesë të saj që denonconte biznesmenët sharlatanë që kanë rrjepur Shqipërinë, duke qenë njëkohësisht servilë dhe përfitues të pushtetit.

Natyrisht që si shumëkënd edhe mua më entuziazmoi si një gjetje inteligjente fushata për të lënë review negative kundër atyre milionerëve që kanë bërë para në kurriz të shqiptarëve. Madje dhe e shpreha me zë të fortë këtë, pa qenë as pjestar në aksion, as aktiv në zbritjen e yjeve. Por vetëm kaq. Thjeshtë me peshën e përgjegjësisë për të thënë fjalën për një gjë që i duket e drejtë.

Prandaj më shkaktoi habi, kur e pashë veten të përshkruar jo në rolin e opinionistit, por në atë të protagonistit. Pyetja e parë që më erdhi në mend ishte: “Po ç‘ne?” Pse duhej të më jepej kjo medalje? Pse duhet të më atrubuohej merita e një gjetjeje kaq inteligjente?

Nuk mu desh shumë për ta kuptuar. E gjithë përpjekja e armiqve të revolucionit të flamingove, e militantëve të status quos-ë, e një sistemi të cilin e sundon Rama, por ku përfitojnë nga pak të gjithë, është ta mbajnë debatin tek polemikat e vjetra. E vetmja gjë që i tmerron është thirrja për një “Shqipëri të re”, prandaj shfrytëzojnë çdo shkëndijë për të ndezur zjarrin e sherreve të së djeshmes. Ajo gjë që nuk duan të pranojnë, në asnjë mënyrë, është shfaqja në skenë e një gjenerate të re, që janë bërë 30 vjeçarë me Ramën në pushtet dhe tani kanë dalë në sheshe me thirrjen :”Mjaft më”.

Këtë makth e sheh të pasqyruar tek të ashtuquajturit biznesmenë qesharakë që janë gati të bëhen kamikazë për të mbrojtur liderin e tyre politik, përmes të cilit bëjnë para, madje qoftë edhe me çmimin e minimit të reputacionit të kompanive të tyre. Nga më groteskët, njëri prej tyre, propozoi shtyrjen e protestave për në vjeshtë, deri sa të mbyllej sezoni turistik.

E njëjta gjë vihet re edhe te ato televizione kombëtare, që janë baltosur në mënyrë të pakthyeshme nga krahasimi me CNN, BBC, ZDF dhe mediat e shkruara si The Guardian, New York Times, Le Mode, Der Spiegel etj.

Po i njëjti fenomen lexohet edhe tek ata komentatorë që janë gati të bëjnë kamikazin, vetëm për të marrë mbi gjoksin e tyre pa vlerë shigjetat që në fakt i janë drejtuar Edi Ramës.

Qëllimi i tyre është vetëm një: të mbajnë gjallë debatin e së djeshmes, pozitë- opozitë, polemikat Rama-Berisha, përplasjet me debatuesit e tyre të dikurshëm, sherret biznes- gazetarë, me synimin e qartë për të fshehur kointradiktën më të re që është shpërfqur në shoqëri, e që sintetizohet në slloganet “Ju erdhi fundi”, “Rama jeeeeepe dorëheqjeeeeen”.

Për të daravitur jehonën e tyre, të gjitha këto grupime janë gati të bëjnë harakiri e të zhyten në llumin e së shkuarës, si në të vetmin gjiriz që i mban mbi ujë.

Këtë kuptova nga fabula ku u gjeta i përfshirë aksidentalisht. Pikërisht kjo përvojë personale ma përforcoi bindjen se ajo që i kisha thënë plot drojë, njërit prej drejtuesve të protestës, me frikën se mos e lëndoja, ishte mëse e drejtë. Shqipëria e Re, e ndryshme, e bukur, iluzive, që kërkon kjo gjeneratë, duhet të shkëputet nga njollat e së djeshmes. Ata kanë të drejtën të imagjinojnë botën në mënyrën e tyre. Mund të fitojnë, apo mund të dështojnë, kjo ka pak rëndësi. Kryesorja është se ata duhet të provojnë pa ne.

Brezi ynë mund të ndahet mes “të mirëve” që e përkrahin, apo “të këqijve” që e luftojnë. Por ai i ka bërë betejat e veta, herë duke humbur, apo herë duke fituar. Të gjitha këto kanë prodhuar atdheun e sotëm. Atë vend që ata po duan ta ndryshojnë.

Dhe nëse një ditë do ia dalin këtë do arrijnë ta bëjnë vetëm duke injoruar borizanët e lodhur të një periudhe të tejkaluar e cila, mbajtja gjallë e së cilës, sot për sot, i intereson vetëm një njeriu: Edi Ramës.  /Lapsi.al

Etiketa: Edi Ramaflamingoprotesteqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

17:57 : 16/07/2026
AKTUALITET

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

17:26 : 16/07/2026
AKTUALITET

Reforma territoriale/ Berisha akuzon PS: Do ndryshojnë bashkitë pa PD!

16:56 : 16/07/2026
AKTUALITET

SKEMA e Palasës/ Shteti i fal tokën investitorëve privatë në këmbim të objekteve publike

15:55 : 16/07/2026
AKTUALITET

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

13:29 : 16/07/2026
AKTUALITET

E plotë/ Zbardhen kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

12:00 : 16/07/2026
Para

Reforma territoriale/ Berisha akuzon PS: Do ndryshojnë bashkitë pa PD!

TË GJITHA

Administrata e Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

17:59 : 16/07/2026

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

17:57 : 16/07/2026

Administrata Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

17:47 : 16/07/2026

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

17:26 : 16/07/2026
Foto ilustruese

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar dhe babai i tij

17:13 : 16/07/2026

Reforma territoriale/ Berisha akuzon PS: Do ndryshojnë bashkitë pa PD!

16:56 : 16/07/2026

Flamingot duhet t’i injorojnë hijet e së djeshmes

16:44 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş