• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banorët e Nivicës me një dhuratë speciale për Luan Lekën

10:01 : 22/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Banorët e Nivicës i janë drejtuar me një mesazh biznesmenit Luan Leka, pas protestës së organizuar ditën e djeshme në Gjirin e Kakomesë, ku përmes protestës çliruan tokën e zaptuar prej vitesh.

Sipas një video të publikuar nga Saranda.web, shihet se një nga banorët mban në duar çelësin e portës që ishte vendosur në hyrje të Gjirit, duke i bërë thirrje Luan Lekës të shkojë ta marrë.

“Po deshi çelësin të vijë ta marrë. Ky është çelësi i Luan Lekës, të vijë ta marrë. Çelësi i Kakomesë”,- shprehet banori. 

 

Lexo edhe:

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

Aktivisti: I bëj thirrje intelektualëve të na bashkohen dhe të marrim fatet e vendit në dorë

Por si nisi historia e Kakomesë

Historia e debatit për Kakomenë nis zyrtarisht më 5 korrik 2004, kur Këshilli i Kontrollit të Territorit të Republikës së Shqipërisë i dha kompanisë “Riviera” sh.p.k. truallin e Kakomesë me qira për 99 vjet.

Në të njëjtën kohë u miratua edhe projekti për ndërtimin e një resorti turistik në bashkëpunim me kompaninë franceze “Club Med”, një investim që premtonte ta kthente zonën në një destinacion elitar turistik.

Por vendimi hasi menjëherë në kundërshtimin e banorëve të Nivicës, të cilët përmes subjektit “Bashkësia e Fshatit Nivicë” pretendonin të drejta pronësie mbi sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh dhe kullotash në zonë.

Për vite me radhë, çështja u transferua nga institucionet administrative në dyert e gjykatave. Fillimisht, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave rrëzoi kërkesën e banorëve për njohjen e pronësisë. Më pas, edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë refuzoi pretendimet e tyre. Megjithatë, konflikti nuk u mbyll kurrë.

Premtimi për një resort 70 milionë euro

Në vitin 2021, Kakomeja u rikthye sërish në qendër të debatit publik.

Biznesmeni Luan Leka, pjesë e grupit të investitorëve të shoqërisë “Riviera Kakome”, deklaroi publikisht se me mbështetjen e bankave ishte pranë nisjes së një investimi prej 70 milionë eurosh në Gjirin e Kakomesë.

Projekti parashikonte ndërtimin e një resorti turistik me pesë yje dhe 375 dhoma, ndërsa investitorët pretendonin se kishin shpenzuar rreth 9 milionë euro vetëm për blerjen e tokës, pa llogaritur kostot e infrastrukturës dhe projekteve. Por resorti nuk u ndërtua kurrë.

Edhe pse kanë kaluar pesë vite nga shpallja e projektit dhe më shumë se dy dekada nga marrja në përdorim e zonës, në Kakome nuk ekziston asnjë investim i tillë. Në vend të hotelit luksoz, aty vijonin të qëndronin portat, rrethimet dhe kufizimet e aksesit për banorët dhe turistët.

Protestat që sollën ‘përmbysjen’

Gjatë muajve të fundit, në disa zona bregdetare të Shqipërisë qytetarët kanë reaguar kundër rrethimeve dhe barrierave të ngritura në plazhe publike. Ky frymëzim duket se arriti edhe në Kakome.

Banorët paralajmëruan protestë masive për rikthimin e aksesit në plazh dhe në tokat që pretendojnë si të tyret. Përballë këtij presioni publik, të premten u hoq porta kryesore e hyrjes. Por protesta e së dielës shkoi më tej.

Dhjetëra banorë të Nivicës, Shën Vasilit, emigrantë të kthyer nga jashtë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën në Kakome dhe shembën pjesën tjetër të rrethimeve që sipas tyre kishin mbajtur të izoluar zonën për 22 vite. Ata akuzojnë biznesmenin Luan Leka dhe kompaninë “Riviera” se kanë kufizuar aksesin në plazh dhe në pronat e trashëguara të banorëve, duke e kthyer një pasuri natyrore në një territor të mbyllur.

LEXO EDHE:

Kakomeja një histori grabitje/ Ja si e çliruan banorët sot pronën e tyre

Etiketa: KakomeLuan Lekaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:32 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aktivisti: I bëj thirrje intelektualëve të na bashkohen dhe të marrim fatet e vendit në dorë

20:44 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rroftë keqqeverisja!

20:31 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Ne protestojmë, Rama feston”/ Pankartat nga protesta e 44 në Tiranë

19:46 : 13/07/2026
AKTUALITET

Dita e 44 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’

19:21 : 13/07/2026
AKTUALITET

Fije që priten

12:58 : 13/07/2026
Para

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e martë, 14 korrik 2026

23:00 : 13/07/2026

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

22:57 : 13/07/2026

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

22:46 : 13/07/2026

“Më vodhët votat”, Ndoka përplaset me Telitin

22:31 : 13/07/2026

Trifon Murataj shpallet i pafajshëm/ Gjykata: Kokainën në banane e kishin harruar trafikantët në Itali

22:16 : 13/07/2026

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026

Franca në luftë me zjarret, flakët i afrohen Parisit

22:04 : 13/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş