• Kontakt
Thursday, June 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur protesta sfidon frikën

Administrata publike po përdoret si një mekanizëm intimidues dhe kërcënues ndaj mbështetësve të protestës, duke synuar përçarjen dhe shuarjen e saj.

17:31 : 11/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prej datës 31 maj, të rinjtë protestues në sheshin “Skënderbej”, të cilët më pas marshojnë në rrugët e kryeqytetit, vetëm sa shtohen, duke treguar se slogani “Nesër më shumë” ka rezultuar një ftesë e suksesshme për të gjithë.

Por teksa kërkesat ndaj qeverisë bëhen dita-ditës më të qarta dhe protesta zgjerohet në qytetet e tjera të Shqipërisë apo edhe të Europës, disa prej protestuesve përballen me kërcënime, të drejtpërdrejta ose të tërthorta, të cilat si qëllim kanë të shuajnë protestën.

Punonjësit e administratës përballen me kërcënime për humbjen e vendit të punës, ndërkohë që politikanë nga të dyja forcat kryesore politike, socialistë dhe demokratë, linçojnë publikisht protestuesit.

Intimidime, kërcënime dhe linçime për protestuesit

Tetori i vitit 2021 ishte muaji i fundit që Marjola* kaloi në Shqipëri. Teksa avioni imbarkohej drejt Italisë, emocionet për një jetë me sfida të reja përtej detit Adriatik nuk do të ishin një arsye që do ta largonin atë shpirtërisht nga Shqipëria.

Lexo edhe:

Protesta për rrëzimin e qeverisë, ish-oficeri i policisë: Rama tallet me popullin

Kënga e fundit e Edi Ramës

Ajo është një nga qindra shqiptarët që protestuan në Milano kundër projektit në zonën e Zvërnecit, si dhe është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpërndan informacione rreth protestuesve në Tiranë dhe linqet e grupeve në WhatsApp, ku shqiptarët e diasporës organizohen për zhvillimin e protestave kudo që ndodhen.

Megjithatë, pavarësisht largësisë, aktiviteti i saj nuk mund të mos ndiqej nga persona të cilët kishin në varësi prindërit e saj.

“Të dy prindërit e mi janë kërcënuar në vendin e punës. Aktivizimin tim në protestë e kanë konsideruar si mosmirënjohje të prindërve ndaj partisë që i ndihmoi të nisnin punë në administratën shtetërore”, thotë nëpërmjet intervistës online Marjola, teksa pranon se të dy prindërit e saj janë të angazhuar në Partinë Socialiste dhe në periudhat zgjedhore përpiqen të sigurojnë sa më shumë vota për këtë parti te të afërmit e tyre.

“Babai është punonjës i Policisë së Shtetit”, thotë ajo, ndërkohë që “shteg.org” iu drejtua me një kërkesë për koment Policisë së Shtetit për këtë çështje, por ky institucion refuzoi të përgjigjej.

Ndërkohë, burime të “Shteg.org” kanë sinjalizuar se punonjësit e Bashkisë Vlorë janë kërcënuar tërthorazi se mbështetja e protestës mund t’u kushtojë vendin e punës.

“Nuk u është thënë troç që do t’ju heqim nga puna, por u është thënë: të dua patjetër ty dhe të paktën 5 veta (si mbështetës).”

Bashkia e Vlorës i kundërshtoi këto pretendime.

“Bashkia Vlorë deklaron se nuk ka dhënë asnjë udhëzim apo presion ndaj punonjësve të administratës publike në lidhje me qëndrimet e tyre personale”, thuhet në një përgjigje që “shteg.org” mori nga ky institucion, ndërsa punonjës të Bashkisë Vlorë refuzuan të japin komente. Një pjesë e tyre të kontaktuar i frikësoheshin humbjes së vendit të punës.

Menaxheri i Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Joni Vorpsi, pranon se intimidimi, sidomos i banorëve të zonës, ka ndodhur në forma të ndryshme.

“Banorët e zonës, të cilët kanë qenë në protestën e parë më 16 maj, i kanë intimiduar në forma të ndryshme dhe janë marrë në pyetje nga policia për incidentet që ndodhën në protestë”, tha Vorpsi.

Intimidimet e protestuesve nuk janë zhvilluar vetëm larg syrit të kamerave apo rrjeteve sociale.

Prej tre ditësh, Kryeministri Rama dhe anëtarë të tjerë të qeverisë dhe PS-së po ndjekin një fushatë bullizmi ndaj personazheve të njohur në rrjetet sociale, të cilët promovojnë pjesëmarrjen në protestë.

Por përveç socialistëve, protestuesit janë intimiduar edhe nga deputetë të Partisë Demokratike.

Aktivisti Arben Kola, i cili prej më shumë se 10 vitesh është aktiv në pjesëmarrje në protesta me kauza të ndryshme, në këtë protestë i ka dhënë zë sloganit “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Credits: Facebook – Arben Kola, aktivist

Për shkak të aktivizimit të tij në shoqërinë civile ai është linçuar publikisht nga deputeti Flamur Noka.

Në postimin e tij në Facebook Noka e cilëson Kolën si “të infiltruar dhe si një ndër zjarrëfikësit e protestave studentore të vitit 2018”.

Por, ky linçim nuk solli asnjë përçarje të protestuesve, pasi mbështetësit e protestës, aktivistë dhe pedagogë, nëpërmjet reagimeve publike mohuan çdo akuzë të deputetit Noka.

I pyetur nga “shteg.org” Kola thotë se gjatë kësaj kohe ai është përballur me kërcënime nëpërmjet telefonit apo nëpërmjet miqve të tij, megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak në angazhimin e tij në protestë.

Një protestë pa kufij

Credits: Oni – Protesta e shqiptarëve në Berlin

Oni është një prej pjesëmarrëseve në protestën e 6 qershorit që u organizua nga shqiptarët në Berlin në mbështetje të protestave në Tiranë. Ndonëse është larguar me familjen e saj 22 vite më parë nga Shqipëria për një jetë më të mirë, ajo thotë se lidhja e saj me atdheun ka mbetur gjithnjë e fortë.

34-vjeçarja tregon se protesta në Berlin lindi si një bisedë mes të rinjsh shqiptarë në diasporë, të cilët ndanin të njëjtin shqetësim për zhvillimet që po ndodhin në zonën e Vjosë-Nartës.

“Gjatë diskutimeve u bë e qartë se nuk mjafton vetëm të shprehim pakënaqësinë në rrjetet sociale, por se diaspora ka edhe një përgjegjësi qytetare për të ngritur zërin pranë institucioneve dhe opinionit publik europian”, thotë ajo, teksa shton se pjesëmarrja e lartë në protestë ishte e papritur.

“Fillimisht prisnim një numër më modest pjesëmarrësish, por në protestë u mblodhën rreth 300 persona, pavarësisht se aktiviteti u zhvillua në një ditë pune”, tregon Oni, duke shtuar se, ashtu sikurse në Tiranë, edhe në Berlin protesta nuk kishte të bënte vetëm me Vjosë-Nartën, por me të ardhmen e Shqipërisë.

“Protesta nuk ishte vetëm për Vjosë-Nartën, por edhe një shprehje e dëshirës së qytetarëve për t’u dëgjuar dhe për t’u përfshirë në çështje që prekin të ardhmen e Shqipërisë”, thotë ajo, duke shtuar se gjatë komunikimeve që ka pasur me komunitetin shqiptar, mbështetës të protestave, nuk kanë munguar rastet kur pjesëmarrësit kanë perceptuar forma të ndryshme të presionit politik.

Protestat e komunitetit shqiptar në Gjermani janë shtrirë edhe në Mynih e Shtutgart, ndërkohë që kanë përfshirë edhe qytete të tjera europiane si Londra, Milano, Vjena, Torino, Brukseli, Nju Jorku, Stokholmi etj.

Sipas kërkimeve të “shteg.org”, rezulton se komunitetet shqiptare bashkëpunojnë nëpërmjet grupeve të hapura në rrjetet sociale, ku vendosin për orën, datën dhe mënyrën se si do të zhvillohet protesta.

Një ndër grupet më aktive është edhe ai i shqiptarëve të Turqisë, i përbërë nga mbi 500 anëtarë të grupmoshave të reja me prejardhje nga të gjitha trevat shqiptare.

Credits: shteg.org – Grupi i shqiptarëve të Turqisë

Aktualisht ata po organizohen për zhvillimin e një proteste në Stamboll dhe ndodhen në fazën e plotësimit të dokumentacionit për marrjen e lejes.

Sipas informacioneve të shpërndara në grup, ata do të mblidhen në Stamboll nga qytete të ndryshme, si: Ankara, Bursa, Edrene, Çanakkala etj.

Gjithashtu, një grup me shumë anëtarë është edhe ai i shqiptarëve në Romë, ku numërohen 105 persona. Për shkak të mos sigurimit të një lejeje nga institucionet vendase për datën 13 qershor, ata po presin për caktimin e një date tjetër konkrete për protestën.

Një protestë që po bashkon breza dhe kauza

Që prej ditës së parë të protestës, Mario Kuçi është bërë pjesë e përditshme e tubimeve në Sheshin “Skënderbej”. Për të, aktivizmi qytetar nuk është një përvojë e re. Ai ka marrë pjesë më herët në protestën studentore të vitit 2018 dhe në mobilizimin kundër armëve kimike në vitin 2013. Megjithatë, sipas tij, ajo që protestuesit e quajnë “Revolucioni i Flamingove” dallon nga çdo lëvizje tjetër që ka përjetuar më parë.

Mario Kuçi është njëri prej të rinjve që prej datës 31 maj proteston çdo ditë në Sheshin “Skënderbej”.

Aktivizmi qytetar nuk është diçka e re për të. Ai ka qenë i angazhuar në protestën studentore të vitit 2018 dhe në lëvizjen kundër armëve kimike në vitin 2013. Megjithatë, sipas tij, ajo që protestuesit e kanë quajtur “Revolucioni i Flamingove” dallon nga çdo mobilizim tjetër që ka përjetuar më parë.

Credits: Mario Kuçi – Mario Kuçi, protestues

“Mendoj që kjo është ndër protestat më të mëdha të këtyre tri dekadave të fundit”, thotë Kuçi, duke shtuar se ajo që i bashkon protestuesit është pakënaqësia ndaj sistemit politik dhe mënyrës se si ai funksionon.

Për të, vlera më e madhe e protestës nuk qëndron vetëm te numrat, por te njerëzit që po bashkohen çdo mbrëmje në shesh.

“Pjesëmarrja në këto protesta po më jep një frymëzim dhe optimizëm të madh, sidomos kur shoh familjarë, fqinj, miq dhe të njohur që nuk i kisha parë më parë në rrethana të tilla. Tashmë protesta është kthyer në një lloj institucioni, si shkolla, kafja, koncerti apo sporti”, shprehet ai.

Duke folur për raportin mes protestuesve dhe forcave të rendit, Kuçi sjell edhe përvojën e tij personale.

“Unë jam vetë djalë polici dhe e kuptoj shumë mirë që policët janë njerëz. Babai im, tashmë në pension, iu bashkua protestës dhe takoi gjithashtu kolegë gjatë saj, të cilët e përshëndetën pavarësisht se ishin tashmë në ‘llogore të ndryshme’. Jam i bindur që shumë, në mos shumica e policëve, simpatizojnë me kauzën tonë, pavarësisht presioneve nga lart”, thotë Kuçi.

Përveç pjesëmarrjes së lartë, protesta në Tiranë është dalluar edhe për format kreative të organizimit. Pankartat me humor, ironi dhe referenca nga kultura e internetit janë bërë një nga elementët më të spikatur të saj. Një tjetër formë që ka tërhequr vëmendje ishte edhe “grupi i daulleve”, i cili marshoi në rrugët e kryeqytetit duke ritmuar thirrjet e protestuesve me sloganin: “Mos ma prekni Nartën! Narta është e jona”.

Credits: Gjergj Erebara – Grupi i daulleve

Sipas Forena Masatit nga organizata “Tek Bunkeri”, kjo formë u mendua si një mënyrë për të krijuar energji kolektive dhe për të forcuar ndjenjën e bashkimit mes pjesëmarrësve.

Ndërkohë, aktivisti Emiljando Kita beson se forca e protestës qëndron pikërisht te shumëllojshmëria e arsyeve që i kanë sjellë qytetarët në shesh.

“Kjo bëri që mijëra të rinj të gjenin veten në kauzë për arsye të ndryshme: disa te mbrojtja e zonës së mbrojtur të Nartës dhe Zvërnecit, disa te rrethimi me tela me gjemba, disa te investitorët e dyshimtë, disa te dhuna ndaj protestuesve, disa te heshtja e institucioneve e disa të tjerë te fakti se interesi publik po sakrifikohet për interesa private”, thotë Kita.

E njëjta frymë është përhapur edhe përtej Tiranës. Edit Babameto, e cila ka marrë pjesë si në protestat e kryeqytetit ashtu edhe në ato të Shkodrës, vëren se pavarësisht dallimeve lokale, zemërimi qytetar mbetet i njëjtë.

“As çarçafi i shtruar në bulevard nuk i përmban dot arsyet e pafundme pse shqiptarët po ngrenë krye si asnjëherë më parë”, shprehet ajo, duke renditur mes tyre shqetësimet mjedisore, mungesën e mirëqenies, problemet në sistemin shëndetësor dhe ndjenjën e përjashtimit nga vendimmarrja.

Ndërsa mbrëmjet në Sheshin “Skënderbej” vazhdojnë të mbledhin qytetarë të rinj, rrëfimet e Mario Kuçit, Forena Masatit, Emiljando Kitës dhe Edit Babametos tregojnë se protesta nuk po ushqehet vetëm nga zemërimi, por edhe nga ndjenja e përkatësisë dhe shpresa për ndryshim.

Për shumë prej pjesëmarrësve, ajo është kthyer në një hapësirë ku pakënaqësitë individuale bashkohen në një zë kolektiv, i cili, pavarësisht presioneve dhe intimidimeve, vazhdon të dëgjohet çdo mbrëmje në rrugët e kryeqytetit, në qytetet e tjera të vendit dhe në hapësirën globale, kudo që jetojnë shqiptarët.

Sipas Forena Masatit nga organizata “Tek Bunkeri”, kjo formë u mendua si një mënyrë për të krijuar energji kolektive dhe për të forcuar ndjenjën e bashkimit mes pjesëmarrësve.

Ndërkohë, aktivisti Emiljando Kita beson se forca e protestës qëndron pikërisht te shumëllojshmëria e arsyeve që i kanë sjellë qytetarët në shesh.

“Kjo bëri që mijëra të rinj të gjenin veten në kauzë për arsye të ndryshme: disa te mbrojtja e zonës së mbrojtur të Nartës dhe Zvërnecit, disa te rrethimi me tela me gjemba, disa te investitorët e dyshimtë, disa te dhuna ndaj protestuesve, disa te heshtja e institucioneve e disa të tjerë te fakti se interesi publik po sakrifikohet për interesa private”, thotë Kita.

E njëjta frymë është përhapur edhe përtej Tiranës. Edit Babameto, e cila ka marrë pjesë si në protestat e kryeqytetit ashtu edhe në ato të Shkodrës, vëren se pavarësisht dallimeve lokale, zemërimi qytetar mbetet i njëjtë.

“As çarçafi i shtruar në bulevard nuk i përmban dot arsyet e pafundme pse shqiptarët po ngrenë krye si asnjëherë më parë”, shprehet ajo, duke renditur mes tyre shqetësimet mjedisore, mungesën e mirëqenies, problemet në sistemin shëndetësor dhe ndjenjën e përjashtimit nga vendimmarrja.

Ndërsa mbrëmjet në Sheshin “Skënderbej” vazhdojnë të mbledhin qytetarë të rinj, rrëfimet e Mario Kuçit, Forena Masatit, Emiljando Kitës dhe Edit Babametos tregojnë se protesta nuk po ushqehet vetëm nga zemërimi, por edhe nga ndjenja e përkatësisë dhe shpresa për ndryshim.

Për shumë prej pjesëmarrësve, ajo është kthyer në një hapësirë ku pakënaqësitë individuale bashkohen në një zë kolektiv, i cili, pavarësisht presioneve dhe intimidimeve, vazhdon të dëgjohet çdo mbrëmje në rrugët e kryeqytetit, në qytetet e tjera të vendit dhe në hapësirën globale, kudo që jetojnë shqiptarët./ Shteg.org

Etiketa: Edi RamafrikaprotestaqeveriaZvërneci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta për rrëzimin e qeverisë, ish-oficeri i policisë: Rama tallet me popullin

18:40 : 11/06/2026
AKTUALITET

Kënga e fundit e Edi Ramës

18:16 : 11/06/2026
AKTUALITET

Dita e 12-të/ Protestuesit nisin të grumbullohen te Sheshi Skënderbej: Rama të dorëhiqet

18:03 : 11/06/2026
AKTUALITET

Tabaku: Protesta është kundër sistemit që punon për pakicën

13:15 : 11/06/2026
AKTUALITET

‘Ndëshkohet’ brezi i tranzicionit, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025

12:37 : 11/06/2026
AKTUALITET

Protestat, Alizoti-qeverisë: Partinë nënë tuaj e hoqi rruga, asnjë lider nuk sillet si Rama

12:28 : 11/06/2026
Para

Irlanda dera e pasme për të hyrë në Angli, "Telegraph" zbulon ofertat në TikTok të trafikantëve shqiptarë

TË GJITHA

5 anëtarë votuan kundër, zbardhet vendimin i Gjykatës Kushtetuese që la Metën në burg

18:52 : 11/06/2026

Protesta për rrëzimin e qeverisë, ish-oficeri i policisë: Rama tallet me popullin

18:40 : 11/06/2026

Makina përplas një grup çiklistësh, ndërrojnë jetën tre fëmijë në Holandë

18:28 : 11/06/2026

Kënga e fundit e Edi Ramës

18:16 : 11/06/2026

“The Guardian” ndalet në Tiranë, protesta kundër Ramës shpallet “Foto e Ditës”

18:12 : 11/06/2026

Dita e 12-të/ Protestuesit nisin të grumbullohen te Sheshi Skënderbej: Rama të dorëhiqet

18:03 : 11/06/2026

Erdogan sulmon sërish Netanyahun: Fati i tij do të jetë i njëjtë me atë të tiranëve të tjerë

17:58 : 11/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusuromabetgrandpashabetcasibombetgaranti girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetHiltonbetGrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasibom