• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjerimi i BE më 2028? Merz e Macron për përshpejtim procesi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kancelari Merz: Duhet t'u dërgohet njerëzve në vendet e Ballkanit Perëndimor se ata janë të mirëpritur në BE. Presidenti Macron: Në Ballkanin Perëndimor vendoset edhe pavarësia e Europës.

08:44 : 06/06/2026
në BOTA

Shtetet e Ballkanit Perëndimor si Mali i Zi dhe Shqipëria mund të shpresojnë për një integrim më të shpejtë në BE pas një iniciative të kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Merz (CDU) tha pas një takimi të nivelit të lartë në Mal të Zi, se ekziston një mbështetje e madhe për propozimin franko-gjerman për një afrim gradual të vendeve kandidate drejt BE-së.

Do të duhet të merren edhe vendime konkrete për këtë, por bisedimet joformale e bëjnë atë optimist se shumë shpejt mund të arrihet një zgjidhje vërtet e mirë.

Një mesazh i qartë duhet t’u dërgohet njerëzve në vendet e Ballkanit Perëndimor se ata janë të mirëpritur në BE, shpjegoi Merz. Për ta treguar këtë, vendet mund të integrohen që paraprakisht, për shembull, në zonën e pagesave me euro ose në roaming-un e telefonisë me çmime të brendshme.

Merz: “Nuk ka më justifikime”

Kancelari Merz dhe presidenti francez Macron e paraqitën propozimin franko-gjerman për procesin e zgjerimit të BE-së pak para samitit BE–Ballkani Perëndimor. Sipas Merz, ai parashikon që shtetet kandidate të mund të marrin pjesë si vëzhgues në mbledhjet e organeve të BE-së. Përveç kësaj, me miratimin e Parlamentit Evropian, ato do të mund të marrin pjesë edhe në mbledhjet e tij. “Tani do të nisim një proces gradual”, tha Merz. Bëhet fjalë për një sinjal politik të qartë për të përshpejtuar proceset. Tashmë “nuk do të ketë më justifikime”.

Lexo edhe:

Një tjetër eurodeputete në protestën kundër Ramës: Do të jem me ju në shesh!

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Vendet kandidate të BE-së nga Ballkani Perëndimor janë Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Kosova është kandidate potenciale për anëtarësim. Macron theksoi rëndësinë e rajonit për BE-në. Ai është shumë i rëndësishëm gjeopolitikisht, sepse në Ballkanin Perëndimor vendoset edhe pavarësia e Evropës, tha ai duke iu referuar çështjeve të energjisë, sigurisë dhe rrugëve të migracionit.

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron duke biseduar kokë më kokë në samitin BE - Ballkani Perëndimor, që u zhvillua në Mal të Zi.
Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë për përshpjetimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vende nga Ballkani Perëndimor.Fotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Rama: “Tri gjëra që s’mund të parashikohen: Zoti, seksi dhe BE”

Nga vendet e Ballkanit pati reagime të ndryshme. Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, e quajti samitin një “pikë kthese”. “Takimi ynë sjell shpresë të re dhe energji të freskët për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh më i rezervuar. Me këtë iniciativë “biseda ka avancuar më tej”. Megjithatë, ai i inkurajoi Merz-in dhe Macron-in të bëjnë edhe më shumë për një zgjerim të shpejtë. “Shpresoj vetëm që dy miqtë e mi të mëdhenj, udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, të tregojnë edhe më shumë guxim – si dikur Kohl dhe Mitterrand.”

Rama nuk deshi të jepte një parashikim për kohën e pranimit të Shqipërisë. “Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Ka tri gjëra që nuk mund të parashikohen: Zoti, seksi dhe BE-ja”, tha ai.

Sipas analizës më të fundit të Komisionit Evropian, Mali i Zi është më i avancuari në procesin e anëtarësimit. Shtetit me rreth 620.000 banorë i është vlerësuar se mund t’i përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2026, nëse ruan të njëjtin ritëm reformash. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në samit se është “brenda arritjes” që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028. Shqipëria pritet të ndjekë më pas “shpejt”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke folur para gazetarëve.
Kryeministri i Shqipërisë Edi RamaFotografi: Stevo Vasiljevic/REUTERS

Plani i Merz dhe Macron parashikon konkretisht që qasja graduale në tregun e brendshëm të BE-së ose dërgimi i vëzhguesve në institucionet e BE-së të lidhet me plotësimin e disa kritereve të anëtarësimit. Në këtë mënyrë synohet të krijohen stimuj për reforma më të shpejta.

Procesi i negociatave duhet të thjeshtohet

Përveç kësaj, procesi i negociatave duhet të thjeshtohet. Aktualisht kërkohen më shumë se 100 hapa proceduralë dhe hapja e secilit nga mbi 30 kapitujt e anëtarësimit duhet të vendoset njëzëri. Sipas propozimit franko-gjerman, të gjithë kapitujt përkatës duhet të hapen kur Komisioni Evropian ta konsiderojë momentin të përshtatshëm.

Merz theksoi se prej 13 vitesh nuk janë pranuar anëtarë të rinj në BE. “Kjo tregon se mangësitë qëndrojnë edhe nga ana e Bashkimit Evropian. Dhe ne duam t’i kapërcejmë ato sot.”

Megjithatë, politikani i CDU-së nuk dëshiron të lehtësojë kushtet e anëtarësimit. Kështu ai ndjek një linjë më të ashpër se disa vende lindore të BE-së, të cilat, për shkak të situatës gjeopolitike, mund të imagjinojnë edhe përjashtime.

Von der Leyen: “Ka një dinamikë”

Presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen, u bëri thirrje krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së që t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre përfitimet e zgjerimit të BE-së. “Zgjerimi do të thotë më shumë siguri, më shumë mirëqenie dhe një rol më të fortë të Evropës në botë”, tha ajo. “Ka një dinamikë. Ne duhet ta kthejmë këtë dinamikë në lëvizje – dhe këtë lëvizje në anëtarësim.”

Frika në Bruksel është se zgjerimi i BE-së mund të dështojë në fund për shkak të referendumeve. Në Francë, për shembull, një referendum është parashikuar në parim.

Iniciativa pason propozimin për Ukrainën

Iniciativa franko-gjermane vjen pas një propozimi që Merz bëri dy javë më parë për një “anëtarësim të asociuar” të Ukrainës, pra një lloj “anëtarësimi të lehtësuar” në BE për vendin që është në luftë me Rusinë. Një anëtarësim i shpejtë, siç kërkohet nga Ukraina, sipas kancelarit, aktualisht është jorealist./DW

Etiketa: BEintegrimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një tjetër eurodeputete në protestën kundër Ramës: Do të jem me ju në shesh!

08:16 : 26/06/2026
AKTUALITET

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026
AKTUALITET

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026
BOTA

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026
BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Shapi dhe sheqeri”/ Çfarë tha në të vërtetë Parlamenti Evropian për Vjosë-Nartën?

15:52 : 19/06/2026
Para

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë

TË GJITHA

Policia greke shkatërron grupin e drogës në Mykonos, drejtohej nga një shqiptar

13:11 : 26/06/2026

Kongresi i tretë i “Lëvizjes Bashkë”/ Arlind Qori rizgjidhet kryetar

13:09 : 26/06/2026

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

12:54 : 26/06/2026

Dalin notat e provimit të Matematikës, linku ku mund të shihni rezultatet

12:36 : 26/06/2026

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al”, Alma Tafani

12:24 : 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

12:18 : 26/06/2026

‘Parku i Karavastasë aferë korruptive’/ PD: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH mln euro dëm buxhetit të shtetit

11:59 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet