• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera

14:01 : 27/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati 

Pas një përiudhe të gjatë lavdie të mveshur me frazat standarte se po i jep fund pandëshkueshmërisë, se po pastron klasën e vjetër politike, se po hap një periudhë të re në historinë e vendit, SPAK do të përballet këto ditë përpara gjykatës me dosjet më të mëdha të akuzave që ka ngritur, ato kundër Metës, Veliajt dhe Berishës.

Ngritja e siparit për gjyqet e tyre të themelit ku do të marrë fund retorika dhe do diskutohet kryesisht për provat, po shoqërohet me një debat të ri: kërkesën konstante të të akuzuarve se proceset duhet të zhvillohen me praninë e kamerave dhe gjithçka të transmetohet live.

Në pamje të parë një kërkesë e tillë mund të duket e diskutueshme. Shumë vende demokratike nuk e lejojnë një praktikë të tillë. Sidomos kur është fjala për figura me impakt të lartë publik dhe me ndikim në opinion, ekziston frika e shkatërrimit të solemnitetit gjyqësor dhe shndërrimi i bankës të të akuzuarit, në një tribunë spektakli politik.

Por, pavarësisht këtyre risqeve nuk ka dyshim se plotësimi i kërkesës së këtyre të akuzuarve VIP duhet të plotësohet pasi ai është në të mirë të intersit publik. Së pari, ligji shqiptar nuk e ndalon transmetimin live të proceseve. Një shembull i mirë, nga të rrallët që mund ti përmendet Gjykatës Kushtetuese, ishte rasti i diskutimit te mandatit si kryebashkiak të Erion Veliajt, ku gjykimi u transmetua drejtpërdrejtë duke i dhënë prioritet parimit të transparencës. Së dyti, kjo transparencë është gati e detyrueshme në kuadër të polemikave që kanë shoqëruar “drejtësinë e re”, që kur ka filluar të merret me politikanët e lartë. Ajo është akuzuar për metoda represive, për intimidim dëshmitarësh, për përzgjedhje selektive të fakteve. Nëse vërtet mëtohet që në këto procese të ruhet, ajo sa ka mbetur nga besueshmëria e reformës, atëherë dyert duhet të jenë të hapura për tu dëgjuar argumentet e të gjitha palëve. Nëse publiku do të bindej nga ballafaqimi mes argumentave të SAPK dhe të akuzuarve të tij, nëse ai do e pranonte si të drejtë dhe të paanshëm verdiktin e GJKKO-së, atëhere një pjesë e kritikave kundrejt prokurorëve dhe gjykjatësve special do të fashiteshin.

Lexo edhe:

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Por, ka edhe një arsye tjetër, ndoshta më kryesorja, se përse këto seanca gjyqësore duhet të transmetohen live. Në të vetmin proces politik të deritanishëm, në të parin ku është arritur të merret një vendim i formës së prerë, ai kundër Fredi Belerit, drejtësia jonë ka prodhuar një skandal. Në këtë farsë të nxitur nga Edi Rama, për ti marrë opozitës edhe një nga shtatë bashkitë që pati fituar, drejtësia jonë e re prodhoi një kopje të proceseve të kohëve më të errëta të diktaturës. Duke servirur dhe pranuar dëshmitarë të rremë, të paguar si spiunë policie; duke servirur dhe pranuar procesverbale të falcifikuara përgjimesh; duke servirur dhe pranuar prova të marra ilegalisht; duke servirur dhe pranuar para blerjesh votash që s’mbanin gjurmët e gishtave të të akuzuarve, madje duke mos lejuar as një gje bazike në një proces, si ballafaqimi i dëshmitarëve për të nxjerrë në pah të vërtetën, SPAK dhe GJKKO u bënë pjesë të një farse kriminale, ku drejtësia përdoret si armë politike. Dhe e gjitha kjo u zhvillua pas dyerve të mbyllura që i mundësuan maskarenjve me flamuj nacionalist të fshihnin debatin real për faktet dhe provat.

Pas këtij dështimi kolosal, organet e reja të drejtësisë nuk e kanë më luksin të kërkojnë një besim të dytë, duke u fshehur pas parimit të solemnitetit gjyqësor. Ata duhet të hapin për të gjithë dyert e proceseve ku do gjykohen Ilir Meta, Erion Veliaj dhe Sali Berisha.

Që farsa ndaj “grekut të poshtër” mos përsëritet edhe mbi shqiptarët, që pandehma e predikuar nga ish kreu i SPAK, se gjykata i bindet verbërisht ekipit të tij, të mos bëhet rrugë, që e vërteta të mos jetë monopol i papagallëve të prokurorëve specialë, e mira publike kërkon transparencë. Dhjetra mijra votues që i kanë dhënë besim atyre që do paraqiten në bankën e të akuzuarve, kanë të drejtë të dinë nëse të përzgjedhurit e tyre politikë po ndëshkohen ose jo në bazë të provave dhe jo në emër të një “rrevolucioni” me kostum euroatlantik, që mëton të përdorë drejtësinë për të ndryshuar klasën politike. Prandaj SPAK dhe GJKKO duhet ti pranojnë kërkesat e të paraburgosurve prej tyre. Ky është shansi i fundit për të bindur publikun se këta gjykatës dhe prokurorë e kanë aftësinë dhe ndershmërinë e nevojshme për të qenë në nivelin e sfidës që kanë marrë mbi vete. /Lapsi.al

Etiketa: Erion VeliajIlir MetaSali Berishaseanca gjyqesorespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Trazirat në derbin Tirana-Partizani, arrestohen tre tifozë

TË GJITHA

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i palgosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom