Një situatë gazmore ndodhi pas përfundimit të gjysmëfinales së Botërorit 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, pasi shënimet e Jordan Pickford përfunduan në duart e pjesëtarëve të Albicelestes.
Konkretisht, u zbuluan udhëzimet e detajuara të stafit teknik të Anglisë për portierin e kombëtares, në rast se gjysmëfinalja e Kupës së Botës 2026 do të vendosej nga gjuajtjet e penalltive.
Jordan Pickford, pas përfundimit të ndeshjes, i zhgënjyer, la pas shishen e tij ku ishin ngjitur udhëzimet. Futbollistët e Argjentinës gjetën shishen e portierit anglez dhe u filmuan duke lexuar shënimet e tij dhe duke i komentuar mes tyre.
Në atë listë, analistët anglezë kishin shkruar për portierin e tyre udhëzime për çdo lojtar të Argjentinës, lidhur me mënyrën se si i ekzekuton penalltitë.
Lionel Messi, në videon që po qarkullon, duket i habitur nga ajo që sheh, ndërsa më pas Enzo Fernández shpërthen në të qeshura.
Argentinian players' reaction when they found the bottle pic.twitter.com/ij8e1TkXwd
— Dan Kasina (@Dannkasina) July 16, 2026














