• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Populli i vuejtun dhe elita qeverisëse e kënaqun

13:16 : 06/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Shpesh duket se homo albanicusi kohëve të sotme përballet me fenomenin e disonancës konjitive, apo thënë shqip të bërit ndryshe nga ç`mendon. Fjala bie jemi të shqetësuar nga keq-qeverisja por një pjesë nuk e ndërron asnjëherë dorën në kutitë e votimit edhe kur ndjehen të vjedhur dhe nëpërkëmbur nga ai që ka pushtetin.

Apo ndjehemi të ligështuar që tashmë kemi çmimet më të shtrenjta të karburantit në Evropë në pikat e karburantit por jo vetëm nuk dalim të protestojmë por shtojmë trafikun me një shpërfillje të dikujt që ka shumë më tepër se ç’tregon. Dhe lista mund të zgjatet në pafundësi me thagma të tilla.

Rëndom në debate televizive, forume mediatikë apo dhe guva qetësie dhe rehatie, si kafenetë e tipit oriental mbushur me tym duhani dhe mendim socio-kritik, mund të gjesh gjithfarësoj akuzash të cilat krijojnë një lloj uniteti tëçuditshëm të tipit E Pluribus Unum, të ndryshëm por të bashkuar në një pikë, pikërisht shfryrjen ndaj realitetit ekzistues, një xhungël e vërtetë ku dominon më i forti. Ndërkohëvërdallë sheh shumë “derra të kënaqur”.

Lexo edhe:

Pas satelitëve dhe fotografimit ajror, qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

Lumturi qëështë pak të thuash se buron nga mizerja. Ndoshta ka patur të drejtë Sokrati kur shprehej se sa më i paditur,aq më i lumtur, ndoshta ngaqë nuk ke çfarë standarti ta matësh lumturinë e cila në vetvete është një koncept relativ.

Pikërisht nga kjo gjendje hobeziane bellium omnium contra omnes (luftë e të gjithëve kundër të gjithëve), ku politikanë, analistë, punonjës të administratës apo të papunë të gjithë në unison në kritikën ndaj sistemit aktual, ndonëse nga pozita social-ekonomike dhe bekgraund kulturor krejt të ndryshëm, buron një situatë surreale, që për vëzhguesin e jashtëm ngelet në kufijtë e gjeagjezës.

Ndoshta në këtë pikë, vlen të kujtohet ajo çka Madame du Deffand në një letër dërguar Volterit në 1765-ën, pyeste: “Por, z. Volter, ju i vet-quajturi dashnor i së vërtetës, a mund të më thoni në mirëbesim, a e keni gjetur atë? Ju luftoni dhe shkatërroni gjithë gabimet; por çfarë zgjidhjesh ofroni?” E pra, këtë pyetje shpesh duhet ta kujtojmë edhe mes vedi dhe shpesh t`ja bëjmë vetes, në momentet kur gadishmërisht kritikojmë diçka ose gjithcka nga sistemi aktual. Ka pak apo aspak mendim kritik që shoqërohet gjithashtu me sugjerime apo receta racionale të aksionit që duhet ndërmarrë. Pra të tejkalohet soditja orientale dhe kalimi drejt një aksioni empirik, karakteristikë kjo e vendeve progresiste perëndimore të cilat mendimin kritik e vënë në funksion të zgjidhjeve praktike.
Parë në këtë dritë, a mund të themi qëështë e vërtetë qëçdo popull meriton qeverisjen dhe klasën politike që i udhëheq? A është kjo kastë politike produkt i mesatares së qytetarëve të shtetit të vet?

Apo të marrim një këndvështrim më optimist dhe të ndajmë mendimin që në fakt shumatorja e vlerave të një shoqërie reflektohet kryesisht te elitat kulturore, te intelektualët e mirëfilltë, njerëzit e kulturës, shkencës, sportit dhe artit të cilët fatmirësisht nuk na kanë munguar në asnjë periudhë. Janë pikërisht këta që përcjellin jo vetëm simbolikën e vlerave dhe kryejnë rolin aq të nevojshëm të katalizatorëve mes elitës (politike) dhe masës së gjerë të njerëzve por shpesh janë dhe ambasadorët më të mirë që na përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare. Nëse elita politike edhe pas rrethh katër dekadash të trazuara dhe stërgjatura tranzicioni na bën të na ulet koka sa herëballafaqohemi më standartet evropiane, këta ambasadorë, na rikthejnë atë krenari legjitime qëështë vençarisht e çmuar te kombet e vegjël. Natyrisht fjala ështënumerikisht apo si sipërfaqe, pasi çdo komb ka madhështinë e tij.

Varësisht nga pikëpamjet individuale, është për të ardhur keq që elita e sotme politike është tej standarteve të ofruara një shekull më parë. Aq më tepër kur një pjesë e madhe e elitës së sotme ka ardhur nga rradhët e akademisë, rretheve universitarë, ekspertëve dhe profesionistëve të fushës dhe që njihen apo janë njohur si autoritarë në një lëmë të caktuar. Natyrisht që ka dhe nga ata qënëpërmjet politikës, kanë përftuar tituj akademikë, profesionalë etj., në këtë tranzicion rrokopujë dhe ku vlerat ende nuk janë diferencuar sa duhet nga llogjika e pamëshirshme e tregut. Natyrisht kjo nuk është dështim i laissez faire-t si koncept ideologjik, se sa deformim i tij i bërë shqiptarçe.

Por përgjegjësia kryesore bie te ata të parët, te ata intelektualë të cilët ju bashkëngjitën politikës me vizion, guxim dhe energji dhe sot pas një kohe të gjatë në pushtet apo afër tij, kanë braktisur ato ëndrra, ideale apo dëshirë për ndryshim që sefte i ka motivuar (apo duhet të paktën) kur i hynë politikës. Korrupsioni, kapja e shtetit, gëc-mëcet personale në kurriz të interesave kombëtare dhe ambicja individuale përmbi çdolloj projekti ideologjik dhe politik janë dukuri që rëndom hasen nëçdo vend, madje dhe në demokracitë e konsoliduara të vendeve të zhvilluara.Por ajo që të bën përshtypje në rastin e Shqipërisë është logjika thuajse në unison e njëelite qeverisëse të cilës duket se nuk i ka mbetur më frymë idealizmi dhe që nuk përçon më shpresë, besim, energji për një realitet të ndryshëm nga ky i sotmi dhe cilësisht më të arrirë. Një elitë qeverisëse që ka humbur kredibilitetin brenda dhe jashtë vendit dhe ku mungon fryma, një frymë që do ta shpëtonte nga ndryshku që duket se po koracon shoqërinë shqiptare, e ngelur në batakun e vendeve të kontinentit evropian, pjesë e familjes të së cilës sot e gjithë ditën në kor të bashkuar përsërisim në mënyrë uniforme se i përkasim dhe duam formalisht t`i bashkangjitemi.

Madje deri në 2030-ën siç ishte dhe sllogani bar për t’u përtypur i zgjedhjeve të fundit problematike, packa se ditët e fundit u informuam se plot 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, duke e lënë në klasë qeverinë që vazhdon mbron të pambrojtshmen dhe mburret me sukseset imagjinare kundër korrupsionit. Por kjo ngelet thjesht për konsum të brendshëm pasi bota sot e gjithë ditën të mat me kutin e punës dhe jo të retorikës.

Etiketa: ilir kalemajqeveria Ramashqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas satelitëve dhe fotografimit ajror, qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

22:59 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

18:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

Protestat në Ballkan dhe te ne

14:45 : 22/06/2026
AKTUALITET

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

12:51 : 19/06/2026
AKTUALITET

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

08:58 : 17/06/2026
AKTUALITET

54% e banorëve të fshatrave shqiptare vuajnë nga rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social

08:20 : 17/06/2026
Para

Studentët shqiptarë protestë në Shkup: Provimet e Jurisprudencës të mbahen në gjuhën amëtare

TË GJITHA

Aksident me vdekje në aksin rrugor Lezhë–Milot

08:39 : 24/06/2026

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Foto ilustruese

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş