Me një akt të paprecedentë, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për ndryshimin e buxhetit për të akorduar 400 milion lekë (rreth 4 milion euro) për të financuar një pjesë të organizimit të koncertit të këngëtarit Kayne West (YE).
Paratë pakësohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe i shtohet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Kjo është hera e parë në histori që buxheti ndryshon me procedurë emergjente (Akt Normativ) duke pakësuar dhe fondin rezervë për të mbështetur një koncert.
Kompania e cila shet biletat është platforma ndërkombëtare Viagogo, një kompani me bazë jashtë vendit e cila shet biletat dhe arkëton tarifë për shitjen e tyre, ndërsa sipas asaj që Ministria Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka deklaruar, kompania me bazë në Gjermani Streetlife International është organizatorja e eventit.
Për shkak të strukturës së firmave të huaja që shesin online biletat, shteti shqiptar nuk përfiton as tarifën mbi vlerën e shtuar 20% që faturon në raste të ngjashme kur biletat shiten nga firma shqiptare dhe as nuk mund të pretendojë marrjen e ndonjë takse tjetër në formën e tatimit mbi fitimin mbi këto kompani, pasi ato operojnë jashtë vendit.
Kompania kontraktore që do të mbështesë në terren realizimin e eventit në Tiranë është Redcloud. Kompanisë në datë 30 tetor 2024 i është vendosur masë e sigurimit të detyrimit tatimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rajoni qendor, për shkak se nuk ka shlyer detyrimet pranë saj. Shkresa e bllokimit të tjetërsimit të aksioneve vijon të jetë aktive sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Binzesit.
Morali: Fondet publike i shkojnë kompanive jashtë vendit që nuk pagujanë taksa dhe ato vendase që mund të përfitojnë nga këto fonde nuk i paguajnë taksat me vullnetin e tyre.
Përveç kontestimit që ka patur në vend dhe shtete të tjera rreperi Kayne West për shkak të deklaratave të tij antisemiste dhe në mbështetje të nazizmit, impakti që do të ketë në ekonominë vendase mund të jetë modest sa i biznesit që pret vizitorët dhe me humbje sa i takon buxhetit të shtetit!/Piranjat News














