• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtet fajdexhi? VKM-ja e qeverisë qё tё merr shtёpinё dhe pasurinё

17:27 : 17/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Edi Rama ka nёnshkruar Vendimin nr. 140, datë 6 mars 2026, një akt që rregullon procedurat për rikuperimin e garancive shtetërore, huave dhe nënhuave të pakthyera, si dhe marrjen në pronësi dhe shitjen e pasurive të debitorëve nga shteti.

Vendimi, i propozuar nga Ministria e Financave, i jep kompetenca “fajdexhiu” Agjencisë së Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera (AMGKP) – Ish ATK-së, Agjensisё sё Trajtimit tё Kredive.

Pra, kjo agjensi sipas VKM-sё merr kompetenca për të ndërhyrë në rikuperimin e detyrimeve që lidhen me garancitë sovrane qё lindёn pas Pandemisё sё vitit 2020, por dhe mё pas, si dhe pёr kreditë e vjetra të transferuara nga bankat shtetërore para privatizimit të tyre. Kёtu bёhet fjalё pёr kredi “traktorёsh” qё datojnё qё nga viti 1993, vazhdojnё me kredi tё ish Bankёs Agrare tё pas vitit 1997, qё tё gjitha kredi mbi 20-30 vjeҫare.

Ky vendim krijon një mekanizëm të ri ku shteti hyn drejtpërdrejt në marrëdhëniet financiare mes bankave dhe debitorëve dhe merr kompetenca që nuk i takojnё me ligj, sepse ato i pёrkasin vetёm sistemit gjyqësor.

Vendimi parashikon që AMGKP të ndjekё procedurat e rikuperimit të detyrimeve sapo Ministria e Financave të paguajë një garanci shtetërore në favor të një banke.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Sipas VKM-sё, huamarrësi do ndiqet nga Agjencia për shlyerjen e detyrimit dhe ajo merr kompetenca pёrmbaruesi pёr rikuperimin e borxhit. Agjensia mund tё bllokojё vetё llogaritё bankare dhe tё sekuestrojё shumat përkatëse për të rikuperuar fondet e paguara nga buxheti i shtetit.

Kjo skemë mbi ligjore, bёn qё administrata publike tё futet në pasuritë dhe llogaritë e subjekteve private, ndërsa kontrolli gjyqësor tё vijё më pas, në fazën e ekzekutimit. Praktikisht, ekzekutivi merr rolin e kreditorit, hetuesit dhe ekzekutuesit në të njëjtën kohë.

Vendimi shkon edhe më tej. Në rast se pasuritë e debitorëve nuk shiten në ankandet përmbarimore, ato mund të kalojnë në pronësi të Agjencisë, e cila më pas i administron dhe i shet ato vetё në ankande, për llogari të shtetit.

Në këtë mënyrë shteti jo vetëm mbledh borxhin, por mund të bëhet edhe pronar i pasurisë së debitorёve tё tij, sikur ёshtё bankё. Pasuria kontabilizohet sipas vlerës së ankandit të fundit, ndërsa shpenzimet e ruajtjes, administrimit dhe procedurave i shtohen detyrimit të debitorit. Kjo krijon një situatë ku debitori mund të humbasë pronën ndërkohë që borxhi i tij vazhdon të rritet, sikur tё ishte futur nё njё skemё fajdeje.

Shteti si fajdexhiu i rrugёs

VKM-ja 140, shkon mё tej se ligji dhe imagjinata. Ajo lejon marrjen në pronësi të pasurive tё borxhlinjve edhe kur ato nuk janë lënë si garanci për kredinë. Kjo e kthen shtetin “fajdexhi” nё pronar mbi prona private qё nuk lidhen me kredi apo garanci duke krijuar nё kёtё mёnyrё një precedent tё padёgjuar evropian në administrimin e detyrimeve financiare.

Në praktikën e Bashkimit Evropian, kreditë e pakthyera trajtohen vetёm nga sistemi bankar përmes mekanizmave të menaxhimit të riskut dhe jo nga agjenci shtetërore që marrin në pronësi pasuri private. Ndërhyrjet shtetërore në këtë fushë kufizohen dhe rregullohen nga standarde të rrepta për të shmangur shtrembërimin e konkurrencës dhe ndërhyrjen në ekonominë e tregut.

Ndёrkohё qё VKM-ja 140, krijon pikërisht të kundërtën: një mekanizëm ku shteti rikthehet si aktor i drejtpërdrejtë në menaxhimin e kredive dhe pasurive private, duke ringjallur një model administrativ që në ekonomitë e tregut është zhdukur prej mё shumё se 70 vjetёsh.

Në vend që kreditë e vjetra të trajtohen sipas logjikës së tregut financiar, ato kёrkohen tё “shtetёzohen”, duke u centralizuar në një agjenci shtetërore që mund të bёjё nga ana e saj gjykatёn dhe pёrmbaruesin; duke bllokuar dhe sekuestruar llogari nёpёr banka; duke sekuestruar fonde dhe në fund duke marrë në pronësi edhe vetё pasuritё e patundshme tё debitorёve, pra shtёpitё e tyre.

Në këtë mënyrë, një akt që del me pretendimin e mbrojtjes sё interesit publik rrezikon të kthehet në një instrument të rrezikshëm të pushtetit ekzekutiv mbi pronën private, duke krijuar një precedent alarmant, ku shteti mund të hyjë si fajdexhi në pasuritë e qytetarëve, me kompetenca që prishin “gardhe” dhe kufij të piketuar të ligjit.

Marrё nё konsideratё qё AMGKP-ja ёshtё ish ATK-ja, pra Agjensia e Trajtimit tё Kredive, kompetenca e re e saj shtrihet pёr tё gjitha rastet e vjetra tё viteve `90, kur njё fermer, siguroi nga ish bankat shtetёrore, financim mikro pёr aktivitet bujqёsie ose blektorie. Tashmё pas 30 vjetёsh, ai rezikon “katandinё”, shtёpinё dhe jo vetёm vlerёn qё mbuloi nё atё kohё kredinё. /Kontrast.al

Etiketa: Edi RamaGrabitjepasuripronaqeveriavkm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Zjarr në Bulqizë, përfshihet nga flakët zona e Krajkës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom