• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse presidenti i Polonisë vendosi veton ndaj kredisë së BE?

BE-ja i vë në dispozicion Polonisë gati 44 miliardë euro për mbrojtjen – por presidenti Karol Nawrocki bllokon kredinë për armatimin me veton e tij. Qeveria e quan këtë tradhti ndaj vendit dhe paraqet Planin B.

09:22 : 14/03/2026
në BOTA

Politika e sigurisë ka qenë deri tani në Poloni një fushë ku, për shkak të kërcënimit nga Rusia, ka ekzistuar në masë të madhe një konsensus ndërpartiak. Tani, edhe në këtë fushë ka shpërthyer një luftë e pamëshirshme për pushtet – pikërisht në 27‑vjetorin e anëtarësimit në NATO, i cili u bë i mundur në vitin 1999 falë bashkëpunimit të të gjitha partive në vend.

“Kam vendosur që të mos e nënshkruaj ligjin që lejon marrjen e kredisë SAFE. Nuk do të nënshkruaj kurrë një ligj që shkon kundër sovranitetit, pavarësisë, si dhe sigurisë ekonomike dhe ushtarake të vendit tonë”, deklaroi presidenti Karol Nawrocki të enjten mbrëma (12.3.2026) në një fjalim televiziv.

Në të njëjtën kohë, kreu nacional‑konservator i shtetit paralajmëroi qeverinë që të mos e fusë vendin në borxh “përmes derës së pasme”, në një “rrugë jashtëligjore”. Sipas Nawrockit, kjo do të sillte “herët a vonë pasoja politike dhe juridike”.

Qeveria flet për tradhti ndaj vendit

Lexo edhe:

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

“Presidenti humbi një mundësi për të vepruar si patriot. Turp.” – reagoi menjëherë në X kreu i qeverisë qendrës së majtë, Donald Tusk. “Vetëm në Rusi ka mirëkuptim të plotë për këtë veto”, shtoi më vonë Tusk.

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk duke folur para mikrofonit.
Kryeministri Donald Tusk i vendosur për të gjetur rrugëzgjidhje për kredinë e BE-së për armatimet.Fotografi: Sergei Gapon/AFP

Edhe ministri i Jashtëm, Radoslaw Sikorski, u përfshi në përplasjen politike. “Tradhti ndaj vendit”, shkroi ai në X.

Pretendimi i Nawrockit se me SAFE Polonia ia dorëzon kontrollin mbi ushtrinë Komisionit Evropian është një “gënjeshtër e paskrupullt”, tha Sikorski, duke kërkuar që presidenti polak të “mos jetë gënjeshtar dhe frikacak”.

“Kjo veto nuk është kundër qeverisë, por kundër sigurisë së Polonisë”, tha ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak‑Kamysz, të premten (13.03.2026) për televizionin TVN.

Polonia pritet të përfitojë më së shumti nga kredia e mbrojtjes

Programi i BE‑së “Security Action for Europe” (SAFE), i miratuar verën e kaluar, synon të forcojë kapacitetin ushtarak të Evropës përballë kërcënimit nga Rusia. Shtetet e interesuara kanë në dispozicion gjithsej 150 miliardë euro në kredi të favorshme.

Polonia është përfituesja më e madhe. Shteti në krahun lindor të NATO‑s duhet të marrë 43,7 miliardë euro në kredi me interesa të ulëta për modernizimin e forcave të të veta të armatosura. Komisioni Evropian miratoi më 26.01.2026 fondet për 139 projekte polake.

Qeveria pro‑evropiane e kryeministrit Donald Tusk e konsideron projektin një sukses të madh. Pikërisht Polonia e inicioi këtë nismë gjatë presidencës së saj të BE‑së dy vite më parë dhe e shtyu përpara pavarësisht kundërshtimeve nga disa kryeqytete të Evropës Perëndimore. Programi synon jo vetëm të përmirësojë sigurinë e Polonisë, por edhe të forcojë ekonominë e vendit.

Opozita vë interesat partiake mbi të mirën e shtetit

Politologu Szymon Ossowski nga Poznani sheh arsyen e vetos së presidentit në frikën e opozitës së djathtë‑konservatore se një zbatim i suksesshëm i programit SAFE mund të përmirësojë shanset e partive në pushtet në fushatën zgjedhore të vitit 2027.

“Vendimtare ishte llogaritja afatshkurtër dhe jo interesat afatgjata të shtetit,” tha Ossowski për TVN.

Presidenti Nawrocki mori mbështetje nga partia më e madhe opozitare, Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Kreu i kësaj partie konservatore të djathtë, Jaroslaw Kaczynski, përshëndeti veton e presidentit. “Liria, sovraniteti dhe pavarësia nuk kanë çmim. Çdo përpjekje për t’i shitur ato për një kredi duhet të konsiderohet si një akt kundër Polonisë,” shkroi Kaczynski.

Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski
Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski shkroi në X: “Tradhti ndaj vendit” pas vetos së NawrockitFotografi: Wojtek Radwanski/AFP/Getty Images

Ai kishte ushtruar presion ndaj Nawrockit prej javësh që ta bllokonte projektin.

Në përballjen me qeverinë, PiS-i përdor sërish retorikë antingjermane

Në konfliktin me qeverinë, partia PiS — si ka ndodhur shpesh — po përdor nxitje të ndjenjave antingjermane. Sipas saj, SAFE do të çonte në një “Poloni nën çizmen gjermane”.

“Ne e refuzojmë këtë çizme,” deklaroi PiS në shkurt.

Televizioni Republika, zëdhënës i opozitës së djathtë, transmetoi për orë të tëra titullin: “Presidenti mbron Poloninë nga SAFE-i gjerman.”

E djathta polake kritikon faktin se SAFE kufizon mundësinë e zgjedhjes së furnitorëve të armëve në kompani evropiane. Deri më tani, Polonia ka blerë avionë luftarakë dhe tanke nga SHBA dhe Koreja e Jugut.

PiS gjithashtu frikësohet, se Brukseli do t’ia mbyllë rubinetin e fondeve të kredive nëse partia e Kaczynskit do të rikthehet në pushtet në vitin 2027.

Qeveria aktuale e Polonisë ka negociuar kushte shumë të mira me BE‑në: norma e interesit është rreth tre për qind – shumë më pak sesa do të duhej të paguante vendi në tregun financiar. Shlyerja do të zgjasë 45 vjet dhe do të nisë vetëm pas kalimit të dhjetë viteve. Deri në 89 për qind të fondeve pritet t’u shkojnë kompanive polake. Pothuajse 12.000 ndërmarrje vendase pritet të përfitojnë prej tyre.

Programi SAFE gëzon mbështetje të gjerë në Poloni – jo vetëm nga ushtria, e cila e sheh si një mundësi për modernizimin e forcave të armatosura. Një sondazh për televizionin TVN tregoi se 53 për qind e të anketuarve e mbështesin kredinë e BE‑së. 25 për qind janë kundër, ndërsa 22 për qind nuk kanë një mendim të caktuar.

Tusk: Ne do t’ia dalim

Si president, Nawrocki ushtron mbikëqyrjen mbi forcat e armatosura të Polonisë. Një “jo” e thjeshtë ndaj SAFE‑it do të zemëronte ushtrinë. Prandaj, në fillim të kësaj jave, Nawrocki prezantoi planin e tij “SAFE 0 për qind”, të cilin e promovon si një alternativë më të favorshme ndaj SAFE‑it të BE‑së. Ky program kombëtar i armatimit, i së njëjtës madhësi, sipas tij duhet të financohet pa interesa nga rezervat e arit të Bankës Kombëtare. Ekspertët financiarë e konsiderojnë këtë si të pabazë dhe jorealiste.

Kryeministri Tusk, në të kundërt, dëshiron t’i shpëtojë fondet e BE‑së për vendin e tij.

“Nuk do të lejojmë që kjo mundësi të humbet,” tha ai para mbledhjes së kabinetit të premten.

Plani i tij B: Tusk dëshiron të përdorë një instrument tashmë ekzistues – Fondin për Mbështetjen e Forcave të Armatosura – si një “kanal teknik” për transferimet nga Brukseli. Për këtë qeveria nuk ka nevojë për një ligj të ri.

“Do të jetë më e vështirë, por ne do t’ia dalim,” tha Tusk.

Kjo rrugë e tërthortë ka megjithatë edhe një disavantazh: Me këtë mënyrë, fondet e BE‑së mund të përdoren vetëm për ushtrinë. Shërbime të tjera të rëndësishme për mbrojtjen e vendit, të cilat gjithashtu kanë nevojë urgjente për fonde, si roja kufitare, policia dhe zjarrfikësit, do të mbeteshin pa asnjë mbështetje./REL

Etiketa: BEpoloni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
AKTUALITET

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026
Para

“Vija e Ngjalës” në Fier, ndotje masive dhe rrezik serioz për shëndetin e banorëve

TË GJITHA

‘Përshëndetje, kjo është mafia shqiptare’/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online, tmerrohet Australia

12:11 : 16/07/2026

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

12:00 : 16/07/2026

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

11:38 : 16/07/2026

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

11:32 : 16/07/2026

Akuza për praktika tregtare të padrejta, SHBA vendos tarifë 25% për importet nga Brazili

11:31 : 16/07/2026

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026

Pse SHBA do ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare

11:11 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş